AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rama vendos tatim të jashtëzakonshëm për prodhuesit e energjisë elektrike

Qeveria shqiptare ka në plan të sekuestrojë 8.3 miliardë lekë (70 milionë euro) nga prodhuesit privatë të energjisë elektrike si “Taksim Special” i fitimeve të larta të realizuara prej tyre gjatë këtij viti.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një hidrocentral i vogël i ndërtuar në Grykën e Vanave-i shpallur monument natyror. Foto:Bashkim Shala.

Qeveria shqiptare ka në plan të sekuestrojë rreth 70 milionë euro nga fitimet e kompanive private të prodhimit të energjisë elektrike në formën e një “taksimi special”, bëhet e ditur nga relacioni i projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, publikuar së fundmi nga Ministria e Financave.

“Fitimet e realizuara nga prodhuesit e energjisë elektrike, të cilët, për shkak të çmimeve shumëfish të rritura gjatë vitit 2022, kanë realizuar fitime pa rritje kostosh, do tatohen për këto fitime shtesë me tarifën 33%. Të ardhurat e pritshme vlerësohen të jenë 8.3 miliardë lekë,” thuhet në relacion.

Prodhimi privat i energjisë elektrike në Shqipëri është rritur nga 1.6 miliardë kWh në vitin 2017 në 3.6 miliardë në vitin 2021 ndërsa pesha e tyre në prodhimin e përgjithshëm të vendit është rritur në deri 40%. Prodhuesit privatë kanë ndërtuar hidrocentrale në lumenj dhe përrenj me kontrata parablerjeje nga ana e konsumatorit dhe përgjatë viteve të fundit duket se kanë përfituar nga çmimi më i lartë i ofruar në Shqipëri se sa në rajon. Por situata duket se është përmbysur këtë vit me çmimet në rajon në stratosferë, gjë që ka nxitur prodhuesit të dalin në eksport në vend që të shfrytëzojnë kontratat e paracaktuara të blerjes me operatorët publikë në Shqipëri.

Plani i qeverisë për tatim fitimi në masën 33% sugjeron se këto kompani pritet të realizojnë të ardhura sugjeron se fitimet e pritshme të tyre për këtë periudhë krize mund të arrijnë në afro 25 miliardë lekë. Masa gjithsesi mbetet për t’u parë për nivelin e efikasitetit pasi skema duket se sugjeron se çmimet e energjisë do të vijojnë të mbeten shumë të larta edhe gjatë vitit të ardhshëm në një kohë që mund të mos ndodhë kështu. Gjithashtu, disa nga kompanitë më të mëdha në treg duket se kanë humbje të akumuluara nga vitet e mëparshme dhe për rrjedhojë, mund të mos kenë fitime fiskale të taksueshme.

Etiketa: EurokrizeMASMasaMinistria e FinancaveQeveriaQeveria shqiptarerajonRamashqipShqipërishqiptareTreg
Tjetri
Si funksionon skema e mashtrimit me TVSH-në?

Qeveria i jep pa inventar pronat publike për investimet strategjike

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.