AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ pezullon deri në vendimmarrjen e KPA procedimin ndaj Bevis Shehaj

Pasi dëgjoi përfaqësuesen e ILD-së që kërkoi masë disiplinore me “vërejtje publike” dhe gjyqtarin Bevis Shehaj që e cilësoi procedimin si presion ndaj tij, KLGJ e pezulloi procesin në pritje të vendimmarrjes së Kolegjit të Apelimit ku është ankuar vendimi i KPK për shkarkimin e Shehajt.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Bevis Shehaj pas një seance në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Këshilli i Lartë Gjyqësore vendosi të martën pezullimin e procedimin disiplinor ndaj magjistratit Bevis Shehaj, të kërkuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, deri në marrjen e formës së prerë të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e ka shkarkuar Shehaj nga detyra. Shehaj e ka ankimuar këtë vendim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Vendimi i pezullimit, i pesti i marrë nga KLGJ me të njëjtat arsye për procedime disiplinore të nisura nga ILD, u mor pas një seancë në të cilën palët paraqitën argumentet për rastin.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkoi në seancë masë disiplinore ndaj Shehajt, por pasi e cilësoi shkeljen e tij të lehtë kërkoi vetëm ndëshkim “me vërejtje publike”.

Duke pretenduar se Shehaj nuk kishte zbatuar një vendim të dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor lidhur me kancelaren e Gjykatës Administrative të Vlorës dhe nuk kishte respektuar dispozitat ligjore dhe nënligjore që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e gjykatave, ILD e cilësoi shkeljen “të natyrës që magjistrati duhet të mbajë përgjegjësi disiplinore”.

Shehaj i cili ishte i pranishëm në seancë i kundërshtoi gjetjet e ILD-së, madje akuzoi Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për presion dhe tha se ILD ishte paragjykuese në këtë proces.

Shehaj pretendoi se presioni dhe ankesat ndaj tij lidheshin me vendimmarrje në një proces gjyqësor. Ai tha se i ishte bërë presion nga një media kombëtare dhe po ashtu ish-drejtues të saj që kishin interesa në çështje të gjykatës.  “Nuk i jam nënshtruar disa presioneve sa i përket një çështje konkrete”, tha ai duke pretenduar se akuzat nuk qëndronin. Ai po ashtu tha se procedimi ishte në shkelje të afateve, ndërsa këmbënguli në debat me anëtarë të KLGJ-së se nuk kishte bërë shkelje dhe se kishte zbatuar udhëzimet siç i kishte kuptuar.

Megjithatë Shehaj pranoi se Gjykata Administrative e Vlorës ishte në një situatë të rëndë, një mjedis pune më shumë probleme dhe shpesh në paligjshmëri. “Ju duhet të kuptoni se unë jam produkt i atij mjedisi pune”, tha Shehaj në përgjigje të pyetjeve.

Etiketa: AdministrativeBevis ShehajGjykataGjykata AdministrativeGjykatëGjykatësGjyqILDKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJKPAMASMediaMjedisMjedisiProcedimeProcedimiVendimVendimiVlorë
Tjetri
Drejtësia pas reformës, si ndryshon sistemi dhe Kushtetuta

Promovimi i ekspertëve të Reformës në krye të sistemit të drejtësisë ngre pikëpyetje

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Valter Begaj kërkon pavlefshmërinë e të dhënave të celularit të Berberit

18:32 | 15/07/2026
Zhbllokohet puna për Reformën Territoriale, PD kërkon garanci për konsensus

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

18:07 | 15/07/2026
marta kos edi rama

Protestuesit e quajnë fitore tërheqjen e Ramës nga ligjet për mjedisin

17:25 | 15/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

14:44 | 15/07/2026
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.