AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Mbyllja e muzeve hap mundësi të reja bashkëpunimi kulturor në Durrës

Restaurimi i dy muzeve kryesor të qytetit e ka kthyer vëmendjen e artisteve drejt hapësirave jopublike kulturore në qytetin bregdetar.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
4 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Muzeu Arkeologjik Durrës i mbyllur për rikonstruksion | Foto: Gëzim Kabashi

Dy muzeumet e Durrësit nuk do të funksionojnë të paktën për një vit, duke i drejtuar turistët vendas dhe të huaj vetëm në monumentet e hapura arkeologjike të qytetit.

Që nga fillimi i muaji tetor, Muzeu Arkeologjik kombëtar po i nënshtrohet një restaurimi 1-vjeçar, i cili pritet të plotësojë me eksponate edhe periudhën mesjetare të qytetit, si dhe atë të objekteve arkeologjike të zbuluara nën ujë.

Më e pasigurtë është e ardhmja e Muzeut Etnografik, godina e të cilit u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, kohë në të cilën banesa iu rikthye pronarëve të ligjshëm.

Ndërkaq, institucionet lokale vazhdojnë të tregohen të painteresuar për nismat private që kanë krijuar kushte për ekspozimin e antikuarëve, për krijimin e galerive të artit, apo për promovimin e banesave-muze.

“E kuptoj situatën e krijuar nga restaurimet e këtij viti,” tha për BIRN, Dorina Subashi Xheraj, e cila prej afro dy vitesh e ka kthyer katin e parë të banesës së saj në një muze ku zhvillohen veprimtari të ndryshme për trashëgiminë kulturore.

Sipas saj, ky është momenti më i mirë që bashkia dhe institucionet e kulturës të vlerësojnë praninë e tyre, si dhe të bashkëpunojnë për programimin e aktiviteteve të përbashkëta.

“Në muzeun që unë drejtoj zhvillojmë mesatarisht dy veprimtari në muaj, por bashkia nuk i është përgjigjur ftesave tona për pjesëmarrje,” vëren ajo nga përvoja e saj.

Njëlloj si MuzeHlab, që drejton Dorina, në qytet vazhdon të ketë edhe përpjekje të tjera private për grumbullimin dhe ekspozimin e antikuarëve, për krijimin e një galerie arti me krijime personale dhe kolektive, etj.

Restaurimi i Muzeut Arkeologjik ka krijuar shqetësim edhe te artistët, që për disa vite i kanë shfrytëzuar sallat e tij për organizimin e koncerteve instrumentale si dhe të mbrëmjeve poetike.

“Në kushtet e reja kemi gjetur mirëkuptimin e disa qytetarëve durrsakë, të cilët kanë vënë në dispozicion mjediset e shtëpive të tyre për veprimtaritë artistike,” tha për BIRN, regjisorja Driada Dervishi.

“Këto ditë do të promovojmë në oborrin e familjes Tedeschini, një nga librat e fundit të shkrimtares Anisa Markarian, e cila njihet më së shumti si aktore në realizimet kinematografike të viteve 1980,” tha më tej regjisorja Dervishi, duke kujtuar se në këtë mjedis të banesës 180 – vjeçare Tedeschini janë organizuar më parë edhe koncerte instrumentale.

Durrësi ka vetëm dy muze

Mauzoleu i Dëshmorëve – një godinë me arkitekturë të mrekullueshme, megjithëse ka “strehuar” një ekspozitë me armët e luftës së dytë botërore, nuk është kthyer asnjëherë në një muze të mirëfilltë.

Interesimi largpamës për të krijuar hapësira muzeale me veçoritë që ka qyteti vazhdojnë të mungojnë edhe sot.

“Durrësi është qyteti me portin më të madh të vendit dhe një muze kushtuar detarisë mbetet mjaft i nevojshëm për historinë e re të qytetit 3000 – vjeçar,” tha studiuesi Hasan Ulqini.

Brenda së njejtës hapësirë kanë funksionuar edhe kantieri detar apo porti i peshkimit, dy veprimtari ekonomike mjaft të rëndësishme për jetën e qytetit.

“Drejtimi i ri turistik që pritet të marrë qyteti duke e kthyer basenin portual në një marinë jahtesh, e bën të domosdoshëm krijimin e muzeve dhe galerive me karakter historik lokal,” vlerësoi Ulqini.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit u restaurua 10 vjet më parë me një investim të qeverisë shqiptare, ndërsa restaurimi aktual synon jo vetëm përforcimin e godinës, por edhe ndërtimin e një hapësire magazinimi për fondet e objekteve.

“Do të hapen për herë të parë sallat e ekspozimit në katin e dytë ku do të vendosen bashkë me elementet arkeologjikë të periudhës së mesjetës edhe objekte të zbuluara nga arkeologët nënujorë në gjiun detar të Durrësit dhe jo vetëm,” tha drejtori i Qendrës Muzeore, Alban Ramohitaj, i cili shtoi se kati i tretë do ti dedikohet elementeve didaktikë për studentët dhe nxënësit.

I gjithë procesi i restaurimit parashikohet të zgjasë 11 muaj.

Duke iu rikthyer burimeve që ka qyteti, Dorina Xheraj është e bindur se mungesa e përkohëshme e muzeumeve në Durrës mund ti shërbejë vendosjes së urave të bashkëpunimit mes bashkisë dhe nismave private me karakter kulturor.

“Bashkia  duhet ti bëjë elementet private pjesë të guidave kulturore të qytetit antik,”  përfundoi Xheraj.

Etiketa: Alban RamohitajAlban RamohitoAnisa MarkarianarkeologArmëBashkiaBIRNDorina Subashi XherajDriada DervishiDurrësHasan UlqiniLokaleMjaftMjedisMuzeHlabMuzeuMuzeu Arkeologjik i Durrësitpaktportiporti i peshkimitRestaurimiSHshqiptarestudentturistUlqini
Tjetri
Eglantina Mikani konfirmohet në detyrë

Eglantina Mikani konfirmohet në detyrë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.