AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Kushtetuesja për Luan Dacin: Gjykata e Lartë cënoi parimin e paanshmërisë

Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi si të papajtueshëm me Kushtetutën vendimin e Gjykatës së Lartë për mospranimin e rekursit të Luan Dacit ndaj dënimit të tij për “falsifikim…”, duke çmuar se prania e një gjyqtari në dy Kolegjet Penale kanë cënuar parimin e paanshmërisë si dhe nuk është arsyetuar mbi kërkimet thelbësore të ish-anëtarit të KPA-së.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:53 | 31/10/2022
në Analiza
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari i pezulluar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci | Foto : LSA

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimarrjen e Gjykatës së Lartë për mospranimin e rekursit të ushtruar nga ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Luan Daci kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që e dënoi për falsifikim dokumentesh, duke i dhënë atij të drejtë për një pjesë të pretendimeve të paraqitura dhe ka vendosur ta rikthejë çështjen për rigjykim.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese renditen pretendimet e Dacit për cënim të të drejtave në vendimet gjyqësore që ka kundërshtuar në gjithë shkallët e gjyqësorit, si dhe arsyetohet mbi dy prej tyre, atë të cënimit të paanshmërisë në gjykim dhe të standartit të arsyetimit.

Luan Daci u denoncua në SPAK nga ish-prokurori dhe ish-anëtari i KLP-së, Besnik Cani, për falsifikim të dokumenteve gjatë aplikimit për një pozicion në institucionet e vetingut. Ndaj Dacit u dorëzua edhe një kallëzim i dytë nga ish-anëtarja e KLP dhe ish-prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Antoneta Sevdari; ish-prokurori i Korçës, Elsion Sadiku dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla. Sipas denoncuesve, Daci nuk kishte pasqyruar gjatë aplikimit një masë disiplinore për largim nga detyra të vitit 1997.

Procesi ndaj Dacit pati vendimarrje me arsyetime të ndryshme lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij. Një masë sigurie për pezullimin nga detyra të Dacit e vendosur në maj të vitit 2020 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, u rrëzua një muaj më pas nga trupa gjyqësore e Apelit e përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara dhe Nertina Kosova – ndërkohë që gjyqtari Sokol Binaj ishte në minorancë.

Dy anëtarët e shumicës argumentuan se paraqitja e të dhënave të rreme gjatë procesit të aplikimit për një post në institucionet e vetingut nga Daci nuk ka elementë të veprës penale të falsifikimit. Sipas shumicës, mos-paraqitja, mos-shënimi apo mohimi i Dacit për një masë disiplinore të largimit nga puna në vitin 1997, është një fakt që i mungon kundërligjshmëria.

SPAK ushtroi rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit për heqjen e masës së pezullimit. Çështja u kalua për shqyrtim në seancë gjyqësore, por fillimisht u gjykua themeli i çështjes që la në fuqi vendimin e formës së prerë për deklarimin fajtor të Dacit për veprën penale “falsifikimi i dokumenteve”, të kryer nëpërmjet mosdeklarimit të masës disiplinore në formularin e aplikimit. SPAK u tërhoq nga rekursi që trajtonte masën e pezullimit nga detyra dhe Gjykata e Lartë vendosi të mos e pranojë këtë rekurs. Vendimi i Gjykatës së Lartë u pasua me vendimarrjen e Komisionit Disiplinor të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për shkarkimin e Dacit  nga detyra.

Ndërkohë, bazuar në vendimarrjen për Dacin, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut gjeti shkelje të konventës në vetingun e Canit, për sa i përket “të drejtës së një gjykate të krijuar me ligj”, për shkak të zgjedhjes së paligjshme të ish-anëtarit të KPA-së.

Daci e kundërshtoi vendimarrjen e Gjykatës së Lartë në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve kundër tij në të tri shkallët dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ai ngriti pretendime lidhur me të drejtën për një proces të rregullt ligjor, duke pretenduar cënim të parimit të paanshmërisë dhe pavarësisë, pasi çështja e themelit në Gjykatën e Lartë është gjykuar nga i njëjti gjyqtar relator sikurse edhe çështja për caktimin e masës së sigurimit “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Daci ka vërejtur se i njëjti trup gjykues i Gjykatës së Lartë ka vendosur kalimin për gjykim të çështjes penale që kishte të bënte me caktimin e masës së sigurimit, ndërsa çështja e themelit është shqyrtuar në dhomë këshillimi. Sipas tij, ky qëndrim nuk është në përputhje me të drejtën për një proces të rregullt ligjor, pasi janë përdorur standarde të ndryshme për shqyrtimin e rekursit.

Ai ka ngritur pretendim edhe lidhur me standartin e arsyetimit të vendimit gjyqësor, duke theksuar se gjykatat kanë arsyetuar në mënyrë kontradiktore dhe joligjore. Sipas Dacit, ato kanë bërë një interpretim të zgjeruar, duke krijuar një normë të re, krijimi i së cilës është atribut i ligjvënësit.

Sipas Dacit, duhej t’i ishte dhënë e drejta për t’u dëgjuar para se të gjykohej në Gjykatën e Lartë, pasi kjo e fundit e ka kryer gjykimin në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve. Ai argumenton se ekzistonte një interes i lartë publik që çështja e tij të merrte një trajtim të gjithanshëm dhe shterues nëpërmjet shqyrtimit në seancë gjyqësore për të dëgjuar palët.

Në vijim, Daci pretendoi se është dënuar pa ligj, me argumentin se vepra penale për të cilën është deklaruar fajtor nuk parashikohet në ligj dhe nuk ekziston si fakt juridik. Sipas tij, Kodi Penal nuk parashikon veprën penale të falsifikimit ideologjik dhe “falsifikimi intelektual” duke i konsideruar si një shprehje pa asnjë kuptim gjuhësor dhe ligjor.

Ai ka ngritur pretendim edhe mbi ekzistencën e mjeteve të ankimit; mbi parimin e proporcionalitetit dhe parimin e mosdiskriminimit me argumentin se pasojat nuk mund të jenë për përhershme; si dhe për dëmtimin e dinjitetit.

Cënimi i paanshmërisë

Në trajtimin e pretendimit të cënimit të parimit të paanshmërisë, Gjykata Kushtetuese çmon se në rastin konkret objekt i rekurseve të ushtruara, si në rastin e vleftësimit të masës ndaluese, ashtu edhe në shqyrtimin e çështjes për kryerjen e veprës penale, ka qenë vlerësimi i faktit, duke analizuar të njëjtat prova dhe rrethana të çështjes.

“Të dyja gjykimet, pavarësisht nga forma dhe referenca ligjore e paraqitjes së pretendimeve, lidhen me shqyrtimin dhe vlerësimin në tërësi të të njëjtit fakt, nëse përbën ose jo vepër penale”, konstaton Gjykata Kushtetuese dhe sjell në vëmendje se gjyqtari Ilir Panda ka qenë pjesë e trupit gjykues në dy kolegjet penale të Gjykatës së Lartë që shqyrtuan rekurset në çështjen e Dacit.

Më datë 18 shtator 2020, Panda ka qenë pjesë e vlerësimit të shkaqeve të rekursit të ushtruar nga SPAK për masën ndaluese, ku Kolegji ka disponuar me kalimin për shqyrtim të çështjes në seancë gjyqësore me praninë e palëve. Ndërsa më datë 26 tetor 2021, në shqyrtimin e çështjes në dhomë këshillimi ku janë vlerësuar shkaqet e rekursit të ushtruar nga Daci, duke analizuar të njëjtat rrethana dhe të njëjtin fakt të cilësuar si penal – si dhe duke vendosur mbi fajësinë e kërkuesit.

“Gjykata vlerëson se në çështjen konkrete, për shkak të natyrës së veçantë të saj, kompleksitetit, pjesëmarrja e të njëjtit gjyqtar në dy vendime të dhëna nga kolegjet penale të Gjykatës së Lartë, duke vlerësuar aktet për të njëjtat rrethana dhe duke e dokumentuar këtë vlerësim, krijon dyshime në respektimin e kriterit objektiv të parimit të paanshmërisë,” arsyeton Gjykata Kushtetuese, e cila shton se objektivisht ka ekzistuar mundësia për shmangien e pjesëmarrjes së të njëjtit gjyqtar në të dyja gjykimet.

Bazuar në këto konstatime, Gjykata Kushtetuese çmon se pretendimi i Dacit për cënimin e parimit të paanshmërisë gjatë gjykimit në Gjykatën e Lartë është i bazuar.

Standarti i arsyetimit

Prokuroria e Posaçme në prapësimet e saj i ka kundërshtuar pretendimet e Dacit për arsyetime kontadiktore e jo të ligjshme të gjykatave dhe dënimin e tij pa ligj.

Sipas SPAK, gjykatat kanë trajtuar në mënyrë shteruese të gjitha pretendimet dhe se Daci nuk është dënuar për ndonjë vepër penale të paparashikuar në ligj, por për veprën penale “falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuar në nenin 186, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

Gjykata e Kushtetuese evidenton se Kolegji Penal i Gykatës së Lartë është shprehur se nuk rezulton që kërkuesi të ketë argumentuar nëse nga gjykatat më të ulëta ka pasur zbatim të gabuar të ligjit material ose procedural, apo nëse vendimet e gjykatave më të ulëta bien në kundërshtim me praktikën e Kolegjit Penal ose të vetë Gjykatës së Lartë.

Por, nga ana tjetër, Kolegji Penal në arsyetim ka vijuar se, “çmon se duhet t’u kthejë përgjigje disa prej pretendimeve të ngritura në rekurs, duke veçuar ato që meritojnë vëmendje të veçantë”.

Gjykata Kushtetuese vëren se pretendimi kryesor i kërkuesit ka qenë pikërisht, “cenimi i së drejtës për një proces të rregullt ligjor për shkak të dënimit pa ligj”. Në vijim pasqyrohet arsyetimi i Gjykatës së Lartë ku shprehet se jurisprudenca e mëparshme e Kolegjit Penal të kësaj gjykate ka njohur dhe analizuar metodën e ‘falsifikimit intelektual’ si një nga mënyrat e kryerjes së veprës penale të falsifikimit të dokumenteve të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, duke konkluduar se nuk qëndron pretendimi i Dacit për dënimin pa ligj.

Nisur nga ky arsyetim, Gjykata Kushtetuese vlerëson se vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë nuk i plotëson standardet e vendosura për arsyetimin e vendimit gjyqësor. “Arsyetimi i vendimit për pretendimin kryesor të kërkuesit, atë të dënimit pa ligj, nuk rezulton të jetë i qartë dhe i plotë. Kolegji Penal për këtë pretendim është mjaftuar me arsyetimin e mësipërm dhe duke u bazuar në argumente të lidhura me precedentin gjyqësor”, citohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe thekson se detyrimi për arsyetim ndryshon në varësi të rrethanave të çështjes konkrete dhe natyrës së vendimit. Po ashtu, vlerësohet se edhe masa e arsyetimit varet nga natyra e vendimit.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, vlerësimi për pamjaftueshmërinë e arsyetimit merr më tepër rëndësi nisur nga natyra e veçantë dhe kompleksiteti i çështjes konkrete.

“Detyrimi për arsyetim presupozon gjithsesi që një palë në proces mund të presë një përgjigje specifike dhe të shprehur për ato parashtrime që janë përcaktuese për përfundimin e procesit në fjalë, pra pretendimi kryesor për dënimin pa ligj duhej të kishte vëmendje të shtuar nga Kolegji Penal”, vlerëson Gjykata Kushtetuese dhe shton se Gjykata e Lartë e ka shqyrtuar çështjen në dhomë këshillimi, duke mos dhënë arsyet për mosshqyrtimin e saj në seancë gjyqësore.

Po ashtu, evidentohet se nuk është argumentuar për pretendimin tjetër të Dacit që Gjykata Kushtetuese e konsideron thelbësor, atë që lidhet me funksionin kushtetues të Gjykatës së Lartë, sipas së cilit, ajo shqyrton çështje lidhur me kuptimin dhe zbatimin e ligjit për të siguruar njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore.

Për rrjedhojë, pretendimi i Dacit për cenimin e standardit të arsyetimit të vendimit gjyqësor të lidhur me dënimin pa ligj, është gjetur i bazuar.

Gjykata Kushtetuese nuk është ndalur në pretendimet e tjera të kërkuesit, me argumentin se çështja do të merret përsëri në shqyrtim nga Gjykata e Lartë. Në vendim theksohet se është në funksion të rolit të Gjykatës së Lartë si gjykatë e ligjit dhe kontrolluese e respektimit të standarteve kushtetuese nga gjykatat më të ulëta, se duhet t’u japë përgjigje të arsyetuar pretendimeve të ngritura në rekurs.

Në përfundim, është vendosur pranimi pjesërisht i kërkesës së Dacit, shfuqizimi i vendimit të Gjykatës së Lartë për mospranimin e rekursit të tij duke e çmuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe dërgimin për rigjykim në shkallën e tretë të gjyqësorit.

 

Etiketa: 1997Antoneta SevdariBesnik CaniDhimitër LaraElsionElsion SadikuErvin MetallaGjykataGjykata e LarteGjykata e PosaçmeGjykata Evropiane e të Drejtave të NjeriutGjykata KushtetueseGjykatësGjykatës KushtetuesegjykimGjyqgjyqtarIlir PandaKLPKodi PenalKodit PenalKolegjiKorçëKosovaKPAkushtetueseLigjLuan DaciMASMasaNertina KosovaParaProkuroriProkuroriaProkuroria e PosaçmeSHshqipshtatorSPAKTiranëVendimVendimi
I mëparshmi

Reforma zgjedhore, partitë e vogla kërkojnë të jetë gjithpërfshirëse

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar – Ols Dado – Prokuroria e Tiranës

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Ols Dado – Prokuroria e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Ols Dado – Prokuroria e Tiranës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.