AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Reforma zgjedhore, partitë e vogla kërkojnë të jetë gjithpërfshirëse

Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore u fut në një ngërç politik në mbledhjen e së hënës për futjen në rend dite të dy drafteve me propozime për ndryshime në Kodin Zgjedhor të bërë nga ekspertët e PD-së dhe PS-së.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bashkëkryeatarët e komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Foto: LSA

Anëtarët e komisionit dhe ekspertët e tjerë pretenduan se nuk ishin bërë pjesë e hartimit të propozimeve të depozituara pasi drafti i ekspertit të PD-së, Indrit Sefa, ishte shpërndarë me email vetëm 2 orë para mbledhjes, ndërsa një dokument tjetër i përgatitur nga Viktor Gumi i PS-së ishte dërguar të shtunën.

Deputetët e opozitës që përfaqësonin partitë e vogla në komision akuzuan bashkëkryetarin e komisionit Enkelejd Alibeaj se nuk kishte marrë mendimin e ekspertëve të tyre për draftin.

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha se drafti duhej të ishte konsultuar me ekspertët e tjerë të zgjedhur nga komisioni dhe kërkoi kohë për tu njohur me propozimet. Ai akuzoi dy bashkëkryetarët se po e kthenin komisionin në një angazhim personal, jo në diskutim të hapur gjithpërfshirës.

“Nuk ka nevojë për komision, ka nevojë vetëm për ju të dy, nuk ka funksionuar ndonjëherë kështu ky komision, ka pasur debat dhe zgjidhje në komision”- tha ai.

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili po ashtu e cilësoi draftin të njëanshëm dhe kërkoi që ekspertët të mos diferencoheshin në punën e tyre.

“Ju keni kokëfortësinë, keni dhe votat, dhe e përdorni si të doni”- tha ai duke kërkuar që para se të kalohet në diskutimet për ndryshimet e kodit, tu jepet mundësia ekspertëve të mblidhen si grup dhe të gjejnë pikat e përbashkëta dhe diferencimet.

Skeptik u shpreh dhe Oerd Bylykbashi, deputet i PD-së, i cili vuri në pikpyetje ligjshmërinë e vetë komisionit në raport me afatet zgjedhore të zgjedhjeve të ardhshme vendore.

“Është e paprecedentë në kushte normale me këtë që po ndodh në këtë komision, po bëjmë ndryshime 5 muaj e gjysëm para zgjedhjeve”- tha ai, duke u kujtuar kolegëve se siguria juridike e kërkon që të mos ndryshohen rregullat kur procesi ka nisur.

“Futja e procesit në një jostabilitet të këtij lloji vë në pikpyetje punën e organeve që do i zbatojnë dhe të drejtat e subjekteve zgjedhore”- shtoi duke shtuar se të gjithë modalitetet e funksionimit të këtij komisioni janë problem.

Edhe bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri, tha se komisioni dhe ekspertët duhej të njiheshin më parë me draftin e PD-së para se të futej për diskutim. Ndërkojë ai njoftoi se edhe eksperti i PS-së, Viktor Gumi ka sjellë një draft i cili është shpërndarë më herët tek grupi i punës dhe sipas tij nuk ka pasur vërejtje.

Por Alibeaj tha se nuk ka pse të bëhet lojë politike me punën e ekspertëve dhe pretendoi se ekspertët e partive të tjera “nuk kanë bërë detyrat e shtëpisë”.

Pas debatesh dy bashkëkryetarët vendosën që ekspertët e tyre të prezantonin propozimet për ndryshimet në Kod dhe komisioni mori kohë për të debatuar për këto drafte.

Komisioni i ngritur në fillim të shkurtit, për të reflektuar në Kod rekomandimet e Misionit Vëzhgues të OSBE-ODIHR-it, nuk arriti dot të kishte një produkt pune deri në shtator.

Raporti përfundimtar i monitoruesve të zgjedhjeve të 25 prillit 2021 kritikoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për abuzime me pushtetin  gjatë fushatës, ndërsa Partia Demokratike u kritikua për ngritjen e “strukturave paralele” të mbrojtjes së votës. Ky raport i cilësoi të besueshme akuzat për blerje të votës.

Etiketa: blerjeDamian GjiknurideputetEdi RamaEnkelejd AlibeajFatmir MediuIndrit SefaKomisionkryetarODIHROerd BylykbashiOSBEOSBE-ODIHRParaPartiaPartia DemokratikePDPetrit VasiliPiSPSPunëRamaraportRaportiReformaReforma zgjedhorerepublikaneshtatorSiguriaViktor Gumi
Tjetri

Kushtetuesja për Luan Dacin: Gjykata e Lartë cënoi parimin e paanshmërisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.