AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mungesa e Endri Fugës shkakton debate në Komisionin e Medias

Në seancën dëgjimore për projekt-buxhetin 2023, Agjencia për Media dhe Informim nuk u përfaqësua nga titullari i saj, çka u konsiderua fyerje për Kuvendin nga deputetë të opozitës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:03 | 01/11/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zv.drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Besmir Gjokutaj në Komisionin për Edukimin dhe Median. Foto: LSA

Komisioni parlamentar për Edukimin dhe Median u përfshi nga debatet të martën gjatë seancave dëgjimore me institucionet për projekt-buxhetin 2023, pasi  Agjencia për Media dhe Informim e krijuar në fund të vitit 2021 nga qeveria nuk ishte përfaqësuar në komision me titullarin e saj, Endri Fuga.

Endri Fuga ka shërbyer si këshilltar për mediat i kryeministrit Edi Rama për shumë vite dhe u emërua prej tij drejtor i agjencisë, e krahasuar nga organizatat e lirisë së shprehjes me një “ministri propagande”.

Opozita e cilësoi fyerje për Kuvendin dhe shkelje të rregullores mungesën pa arsye objektive të Fugës në komision dhe kërkoi që seanca të shtyhej. Në vend të tij ishte paraqitur zv/drejtori i agjencisë, Besmir Gjokutaj, i cili tha se ishte personi përgjegjës për zbatimin e buxhetit.

“Në çdo rast kanë ardhur ministrat dhe titullarët e institucioneve, Fuga nuk ka dhënë arsye objektive me shkrim për mosparaqitjen,” tha deputetja Ina Zhupa, duke shtuar se bëhet fjalë për një buxhet jo të vogël që përdoret për “propagandën e qeverisë”.

Por, për deputetët e mazhorancës argumentet e opozitës nuk qëndronin dhe seanca duhej të vijonte.

“Nuk është seancë raportimi me pyetje-përgjigje, por seancë dëgjimi për buxhetin,” tha Blerina Gjylameti.

Gjatë prezantimit të buxhetit të caktuar nga qeveria për punën e kësaj agjencie, Gjokutaj tha se shuma e akorduar prej 117 milionë lekësh ishte e mjaftueshme për pagat dhe siguracionet e 69 punonjësve të saj dhe shpenzimeve operative.

Deputeti Luçiano Boçi e pyeti zv/drejtorin se pse kjo agjenci i përdor taksat e shqiptarëve për të shpërndarë live dhe në çdo kanal komunikimi gjuhën “fyese dhe vulgare” të kryeministrit ndaj opozitës e mediave. Sipas Gjokutajt, pyetja ishte koment politik dhe ai nuk kishte tagrin që t’i përgjigjej.

Agjencia ka rol centralizues për marrëdhëniet me publikun të qeverisë, pasi në organikën e saj përfshihen të gjithë zëdhënësit e ministrive dhe të gjitha institucionet e qeverisë qendrore dhe punonjës të zyrës së Marrëdhënie me Publikun në kryeministri.

 

Etiketa: Agjencia për Media dhe InformimBlerina GjylametidebatedeputetEdi RamaEndri FugaIna ZhupaKomisionKomisioni parlamentar për Edukimin dhe MedianLuçiano BoçiMediaOpozitaPagatpropagandePunëQeveriaRamaSeancaSHTaksat
I mëparshmi

Skaduar: Vaksinat e papërdorura kundër COVID-19 i kushtojnë Ballkanit dhjetëra miliona euro

Tjetri

Prokurorja Edina Kurti konfirmohet në detyrë

Tjetri
Prokurorja Edina Kurti konfirmohet në detyrë

Prokurorja Edina Kurti konfirmohet në detyrë

pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
edi rama

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:24 | 21/06/2026
rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.