AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rama akuzon Top Channel për shantazh, televizioni thotë se “po sulmohet”

Kryeministri Edi Rama kritikoi në mënyrë të përsëritur televizionin kombëtar Top Channel, duke aluduar se kronikat negative të asaj ishin një formë shantazhi ndaj tij në kërkim të përfitimeve të paligjshme. Top Channel iu përgjigj akuzave të mërkurën duke dhënë edhe një listë të asaj që media i quajti “bashkëpunime” me institucionet publike për “promovimin e vlerave”.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke folur me gazetarët pas një mbledhje me kryesinë e Partisë Socialiste. Foto: LSA

Mënyra se si qeveria shqiptare subvencionon mediat nëpërmjet reklamave shtetërore ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i Bashkimit Evropian, por qeveria nuk ka ndërmarrë hapa për të bërë transparencë dhe për të përafruar legjislacionin me ligjin e komunitar.

Megjithatë, një mosmarrëveshje mes kryeministrit Edi Rama dhe Top Channel hodhi dritë gjatë ditëve të fundit mbi këtë marrëdhënie klienteliste, e cila në rastin në fjalë ka marrë një kthesë për keq për arsye jo shumë të qarta.

Kryeministri Edi Rama shënjestroi Top Channel gjatë ditëve të fundit në një seri mesazhesh në rrjetin social Twitter, duke e akuzuar atë se “kërkon favore të paligjshme”, ndërsa të mërkurën paraqiti edhe një dokument në të cilin, Top Channel duket se i propozon Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, 50 emisione ‘promovuese’ përkundrejt një pagese prej 12 milionë lekësh.

“Ja për shembull se si funksionon shantazhi mediatik.Kërkohen 120 mln lek nga AZHBR për t’u treguar shqiparëve kudo ndodhen sa mirë po ecën Shqipëria rurale,” shkroi Rama, duke shkruar me lek të vjetra.

Pak orë më vonë, Top Channel cilësoi deklaratat e Ramës “një seri sulmesh” të cilat, sipas televizionit, vijnë “pas transmetimit të disa kronikave shqetësuese për publikun”.

Televizioni pranoi vërtetësinë e dokumentit të publikuar nga kryeministri, por theksoi se ndryshe nga sa pretendon Rama se kërkesa nuk është shantazh, por një praktikë e zakonshme e punës së këtij televizioni me shumë institucione të qeverisë që paguajnë për të ashtuquajturat emisone promovuese.

“Kjo ka ndodhur në dhjetra projekte që ka zbatuar Fondacionin “Dritan Hoxha”, duke nisur nga Ministria e Kulturës, DPSHTRR, Bashkimi Europian, Bashkia Tiranë dhe bashki të tjera në vend etj. Sëfundmi Top Media po zhvillon promovimin e bizneseve Start-up, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Dhe ky projekt nuk po transmetohet nën efektet e shantazhit, por po i jepet hapësirë të rinjve që të aplikojnë në iniciativa të reja biznesi,” thuhet në deklaratën e Top Medias.

Reklamat në Shqipëri jepen nga institucione të ndryshme publike përmes një kontrate të drejtpërdrejtë, pa garë dhe pa publikim të saj, në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave të vitit 2007. Në atë kohë, Partia Socialiste e konsideroi praktikën si “korruptive”.

Për shembull, në vitin 2009, Musa Ulqini deklaroi nga selia e PS-së se “ne pas ardhjes në pushtet në qershorin e këtij viti, do të kemi pjesë të axhendës tonë edhe keqpërdorimin e fondeve të taksapaguesve shqiptarë për reklamat dhe spotet qeveritare”, ndërsa në vitin 2012, Eduart Shalsi denoncoi keqpërdorimin e fondeve publike për propagandën e qeverisë.

Socialistët duket se përdorin në fakt të njëjtin vendim qeverie me Berishën për të dhënë reklamat e tyre në media, sasia e të cilave nuk është e mundur të mësohet për shkak të mungesës së plotë të transparencës.

Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian i vitit 2022 vë në dukje se “Shqipëria ka ende nevojë të miratojë legjislacion për të forcuar transparencën në reklamat publike.”

E njëjta fjali gjendet edhe në raportin e vitit 2021, gjë që do të thotë se kërkesa është e vjetër, por qeveria nuk ka bërë hapa para në zbatimin e detyrave të shtëpisë të cilat, në fund, duhet të sjellin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Etiketa: AZHBRbashkiBashkiaBashkimi EuropianBashkimi EvropianBashkimin EvropianEdi RamaEduart ShalsiFondacionin “Dritan Hoxha”Këshillit të MinistraveKryeministri Edi RamaMediaMinistria e KulturësMusa UlqiniParaPartiaPartia SocialistePiSPSPunëQeveriaQeveria shqiptareRamaRaportiSHshantazhshqipShqipëriShqipëriashqiptareTop ChannelTwitterUlqiniVendimVendimizhvillim
Tjetri
Kërcënime dhe procedurë: Si e gjunjëzoi drejtësinë Emiljano Shullazi

Gjykatat në Facebook, KLGJ miraton planin e komunikimit me publikun

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.