AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kisha i bën thirrje Ramës të shqetësohet për emigrimin masiv të shqiptarëve

Në një deklaratë të pazakontë, Konferenca Ipeshkvnore i bëri thirrje “klasës politike” të shqetësohet sadopak për valën më të re të emigrimit masiv të shqiptarëve. Rama, i cili është personi i parë mes klasës politike që duhet të dëgjojë, deri më sot nuk ka shprehur ndonjë shqetësim për problemin.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kisha Katolike në Tiranë. Foto: Facebook

Kisha Katolike bëri një deklaratë të pazakontë të quajtur “akt denoncimi” të premten, duke i kërkuar “klasës politike” të gjejë mënyrat për të ndalur emigrimin masiv të shqiptarëve, emigrim që sipas vlerësimit të klerit shkaktohet nga frika që kanë familjet se mos nuk janë në gjendje t’u garantojnë një të ardhme të sigurt fëmijëve të vet.

Deklarata e Konferencës Ipeshkvnore, institucionit përfaqësues të Kishës Katolike në Shqipëri, u lexua nga Angelo Massafra, kryepeshkop i Shkodrës.

“Me anë të këtij AKTI DENONCIMI i drejtohemi mbi të gjitha klasës politike të vendit në mënyrë që ky problem të trajtohet me përparësinë më të madhe,” shkruhet në deklaratë.

“Është më tepër se evidente nevoja e ndërmarrjes së politikave të drejta dhe koordinimi i të gjithë faktorëve shoqërorë të vendit, për një dialog i cili sjell zgjidhjet e duhura,” thuhet më tej në deklaratë.

Është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar dallgën më të re migratore të shqiptarëve, e cila vjen, në mënyrë të çuditshme, pasi vendi ka tre dekada të tëra që emigron. Por Kisha Katolike thotë se analiza e situatës prej saj tregon se është mungesa e shpresës për të ardhmen.

“Situata është e qartë në sytë e të gjithëve. Këtë na e konfirmon puna baritore e motrave dhe meshtarëve, si edhe dëgjimi i besimtarëve tanë, të cilët në mënyrë dramatike na rrëfejnë se si familje të tëra preferojnë të emigrojnë prej frikës se nuk mund t’u garantojnë një të ardhme të sigurt fëmijëvë të tyre e se shumë prej tyre kanë humbur shpresën për të jetuar në Shqipëri,” thuhet në deklaratë.

Në këtë mënyrë kemi një boshatisje totale të strukturave shkollore në zonat rurale (kjo d.m.th. një të ardhme pa të rinj) dhe mungesën e atyre që mund të quhen profesionet më të çmueshme për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit tonë, siç është personeli shëndetësor, arsimor dhe profesione të ndryshme,” vijon më tej deklarata.

Mijëra shqiptarë kanë kapërcyer gjatë muajve të fundit kanalin e La Manshit që ndan Francën me Mbretërinë e Bashkuar, duke u bërë temë debati politik në Londër.

Kryeministri Edi Rama nuk ka shprehur ndonjë shqetësim për emigrimin masiv ndërsa në një deklaratë së fundmi, ia vuri fajin historisë, duke e cilësuar Shqipërinë si “viktimë e perandorive” dhe duke vënë në dukje se shqiptarët “nuk kanë pasur kurrë perandori”.

Etiketa: Angelo MasafrabesimtarëdialogEdi RamaEmigrimiFamiljeKisha KatolikeKishëKryeministri Edi RamaLa ManshitLondërPunaRamaSHshqipShqipëritë drejta
Tjetri
Pavarësisht përpjekjeve, lidhjet tregtare të Kosovës me Serbinë vështirë të zëvendësohen

Pavarësisht përpjekjeve, lidhjet tregtare të Kosovës me Serbinë vështirë të zëvendësohen

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.