AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbët organizojnë dorëheqje masive nga institucionet shtetërore të Kosovës

Serbët e Kosovës dhanë dorëheqje nga postet e tyre si deputetë, kryetarë komunash, zyrtarë gjyqësorë dhe policë në një protestë të koordinuar kundër shkeljeve të pretenduar të marrëveshjeve të bëra ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.

Xhorxhina BamiMilica StojanovicngaXhorxhina BamidheMilica Stojanovic
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policët serbë të Kosovës heqin uniformat e Policisë së Kosovës të shtunën. Foto: BIRN/Adelina Ahmeti

Serbët dhanë dorëheqje nga pozicionet e tyre në institucionet shtetërore në katër komuna veriore të Kosovës me shumicë serbe të shtunën, me pretendimin se marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE-ja midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel po shkelen.

Dorëheqjet erdhën pas një takimi në qytetin e Zveçanit të organizuar nga partia serbe Lista Serbe e mbështetur nga Beogradi.

Lista Serbe tha se kryetarët e komunave me shumicë serbe, këshilltarët, deputetët, gjyqtarët, prokurorët, stafi gjyqësor dhe oficerët e Policisë së Kosovës të gjithë kanë lënë punën e tyre.

Gjatë takimit të së shtunës në Zveçan, zyrtarët policorë në mënyrë simbolike hoqën uniformat e policisë së Kosovës, për t’u duartrokitur nga pjesëmarrësit.

“Është pikërisht për shkak të vendosmërisë sonë për të respektuar të drejtën ndërkombëtare publike dhe për të mbrojtur Marrëveshjen e Brukselit që ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi i Kosovës, qeveria dhe katër komunat në veri të Kosovës”, tha kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, për mediat.

Ai shtoi se vendimi mbetet në fuqi derisa Kosova “të fillojë të respektojë marrëveshjet që janë rënë dakord”.

Ai tha se Kosova duhet të tërheqë vendimin që shoferët serbë me targa të Kosovës t’i ndërrojnë ato me targa të Kosovës dhe të themelojë Asociacionin e shumëpritur të Komunave Serbe për të përfaqësuar interesat e serbëve në Kosovë.

Ky veprim erdhi dy ditë pasi drejtori rajonal i Policisë së Kosovës për veriun me shumicë serbe të vendit, Nenad Djuriq, u pezullua nën dyshimin se bëri thirrje për rezistencë.

Djuriq tha të enjten se policia në veri të Kosovës nuk do të zbatojë vendimin e qeverisë për të shpërndarë vërejtje për drejtuesit që kanë automjete me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat konsiderohen të paligjshme nga autoritetet e Kosovës. Një ditë më vonë ai deklaroi se nuk do të kthehet në policinë e Kosovës.

Qeveria e Kosovës vendosi javën e kaluar që të shtyjë zbatimin e vendimit për t’i detyruar drejtuesit e automjeteve me targa të lëshuara nga Serbia t’i ndërrojnë ato me targa të Kosovës nga 1 nëntori.

Tashmë do të ketë një zbatim në faza të ndryshimit të targave të Kosovës që do të vazhdojë deri më 21 prill të vitit të ardhshëm.

Drejtuesit e automjeteve që vazhdojnë të përdorin targa serbe fillimisht do të qortohen, më pas do të gjobiten dhe më pas do të detyrohen të vendosin targa provë në automjetet e tyre.

BIRN kontaktoi zëdhënësin e qeverisë së Kosovës dhe ministrin e punëve të brendshme Xhelal Svecla për të kërkuar informacion se si do të funksionojnë institucionet e Kosovës pas dorëheqjeve, por nuk mori asnjë përgjigje deri në momentin e publikimit.

Blerim Vela, Shefi i Stafit në Kabinetin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, tha në një postim në Tëitter se “Serbia po i detyron dhe i nxit serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës”.

Vela tha gjithashtu se “Serbia shkeli në mënyrë të njëanshme të gjitha marrëveshjet e Brukselit për shpërbërjen e strukturave të saj ilegale në Kosovë”.

Ai këmbënguli megjithatë se institucionet e Kosovës do të mbeten multietnike.

Etiketa: BEBIRNBrukseldeputetGjyqgjyqtarKosovaKosovëkryetarKuvendiPartiaPoliciaprokurorPunëQeveriaSerbiaShofertargaVendimiVjosaVjosa OsmaniZveçan
Tjetri
Shqetësimet mjedisore për termocentralet lundrues mbeten pa përgjigje

Shqetësimet mjedisore për termocentralet lundrues mbeten pa përgjigje

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.