AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ministria e Financave harron të raportojë vlerën e investimeve te incineratori i Tiranës

Një raport i vonuar i Ministrisë së Financave në lidhje me ecurinë e kontratave koncesionare, në mënyrë misterioze dështon të raportojë mbi vlerën e investimeve të kryera në koncesionin kontrovers të fushave të plehrave të Tiranës, ndërsa raporton se kontrata koncesionare për segmentin Milot-Balldre është ndërprerë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj. Foto: LSA

Ministria e Financve publikoi së fundmi raportin vjetor të ecurisë së kontratave koncesionare për vitin 2021, pas këmbënguljes së përsëtirur të medias, por në raportin e publikuar, disa të dhëna kyçe, të tilla si vlera e investimeve të kryera në incineratorin e Tiranës, në mënyrë misterioze, mungojnë.

Raporti, i cili mund të gjendet në faqen e internetit të Ministrisë së Financave, vëren se projekti koncesionar për ndërtimin e rrugës së Arbrit nuk ka realizuar investimet e planifikuara por edhe në këtë rast, nuk flet për kompensim për taksapaguesit për këtë vonesë në realizim. Raporti njofton gjithashtu se kontrata koncesionare për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Balldre përfundimisht ka dështuar dhe se qeveria ka njoftuar kompaninë koncesionare për ndërprerjen e kontratës.

Ministria e Financave u detyrua nga ligji “Për koncesionet/PPP” në vitin 2018 që të raportojë në Kuvendin e Shqipërisë dhe për publikun e gjerë për ecurinë e kontratave, në veçanti për kostot e tyre dhe për ecurinë e planeve të investimeve të kontraktuara nga qeveria me operatorët privatë, me synimin e mbajtjes llogaridhënëse të qeverisë.

Raporti i publikuar së fundmi paraqet ecurinë e kontratave koncesionare gjatë vitit 2021.

Nuk ka vlerë investimi për landfillin e Tiranës

Qeveria shqiptare nënshkroi një kontratë koncesionare me një grup biznesmenësh kontrovers në vitin 2017. Kontrata parashikonte një investim në masën 17.1 miliardë lekësh që duhej të kryhej nga kompania private në këmbim të të ardhurave mikse nga buxheti i shtetit si dhe nga tarifat e përdorimit, të ardhura që vlerësohet të arrijnë në së paku 50 miliardë lekë në tre dekadat e ardhshme. Kontrata parashikon mes të tjerash edhe ndërtimin e një incineratori për djegien e plehrave dhe prodhimin e energjisë elektrike, projekt që ka shqetësuar Bashkimin Evropian, i cili promovon ekonominë qarkulluese, pra riciklimin dhe jo djegien. Gjithsesi, në landfillin e Tiranës aktualisht nuk vërehet se po punohet për ndërtimin e ndonjë objekti, të tillë si incineratori ndërsa Ministria e Financave pati raportuar në raportin e mëparshëm se pajisjet për impjantin “janë porositur” por nuk janë vendosur ende në situacionin e punimeve.

“…janë kryer dhe porositë e pjesëve përbërëse të impiantit të cilat nuk janë situacionuar ende, pasi situacionohen në momentin që vijnë në kantier. Vlera e investuar për porositë e këtyre pjesëve të impiantit është 30 milion Euro,” shkruhet në raportin për ecurinë e koncesioneve të vitit 2020.

Ndryshe nga ky raport, në raportin e vitit 2021, Ministria e Financave harron të përmendë se si kanë ecur investimet në këtë koncesion. Raporti thotë se Bashkia Tiranë dhe bashkitë e tjera kanë kryer 100% detyrimin kontraktor për pagesat për kompaninë ndërsa sa i përket investimit të saj, për këtë nuk ka të dhëna.

Etiketa: BashkiaBashkimin EvropianBiznesmenbuxhetiBuxheti i ShtetitDelina IbrahimajEdi RamaEuroIncineratoretkompensimKoncesionKoncesionetKontrata koncesionareMASMilotMinistria e FinancavePPPQeveriaQeveria shqiptareraportRaportiSHshqipshqiptareTiranë
Tjetri
Opozita e quan buxhet elektoral rritjen e fondeve për bashkitë në 2023

Opozita e quan buxhet elektoral rritjen e fondeve për bashkitë në 2023

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.