AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Niko Rapi

Kolegji ka rrëzuar në mënyrë unanime vendimarrjen e Komisionit për shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës, Niko Rapi për cënim të besimit të publikut për shkak të përfitimit të trajtimeve preferenciale në kushtet e konfliktit të interesit, duke e rikthyer atë në detyrë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 years më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Niko Rapi duke dalë nga një seancë në KPK.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 8 nëntor vendimin për rikthimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës Niko Rapi, i cili u shkarkua në shkallën e parë të vetingut për cënim të besimit të publikut për disa kontrata për furnizim me karburant të Gjykatës së Pogradecit kur ai ishte kryetar që u konsiderua si ishin lidhur në kushtete e konfliktit të interesit, si dhe për disa udhëtime jashtë vendit.

Vendimi për rikthimin në detyrë të Rapit është marrë nga trupa e Kolegjit e kryesuar nga Ina Rama, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Albana Shtyllën, Mimoza Tasin e Sokol Çomon. Sipas njoftimit të KPA-së, vendimarrja është marrë në mënyrë unanime pas shqyrtimit të ankimit të Rapit në dhomë këshillimi.

Gjyqtari Niko Rapi u shkarkua nga detyra më 21 korrik 2020 prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Dyshimet për konflikt të mundshëm interesi me kompaninë “Bregu” sh.p.k u hetuan nga Komisioni pas deklarimit nga Rapi të një huaje prej 40 mijë eurosh marrë nga kjo kompani, por përgjigjet nga Gjykata e Pogradecit tregonin se subjekti nuk kishte shqyrtuar asnjë çështje me palë  kompaninë apo ortakët e saj.

Sipas vendimit të arsyetuar të Komisionit, rrjedha e procesit ndryshoi pas depozitimit në KPK të një denoncimi anonim ku informohej se kompania “Bregu” sh.p.k kishte pasur marrëveshje me kompaninë Kastrati për shitjen e karburantit në Pogradec.

I pyetur nga Komisioni lidhur me këtë denoncim, Rapi ka sqaruar se me shtetasin L.B dhe vëllezërit e tij, ortakë në kompaninë “Bregu” sh.p.k kishte marrëdhënie shoqërore. Ai ka shtuar se në dijeninë e tij, shoqëria e administruar prej tyre merret përgjithësisht me aktivitet në fushën e ndërtimit, hotelerisë dhe karburanteve.

Rapi ka mohuar të kishte dijeni lidhur me karakterin e bashkëpunimit mes kompanisë “Bregu sh.p.k.”, me shoqërinë “Kastrati Group”. Më tej, subjekti ka deklaruar se kohën që ka qenë drejtues në këtë gjykatë, nuk ka pasur gjykime me këto shoqëri. Ky qëndrim i Rapit është konfirmuar edhe nga Gjykata e Pogradecit.

Ndërsa në lidhje me procedurat e tenderimit me këto shoqëri, gjykata ka informuar se gjatë kohës që subjekti ka qenë kryetar, përkatësisht në vitet 2014 dhe 2015, janë nënshkruar dy kontrata me “Kastrati Group” me objekt “furnizim me karburant”.

Nga verifikimi i dokumentacionit të prokurimeve të Gjykatës së Pogradecit për furnizimin me karburant është konstatuar se ndër të ftuarit ekonomikë ka qenë edhe kompania “Bregu” sh.p.k..  Në kontratën e prokurimit vitit 2013 ka rezultuar se shoqëria “Kastrati Group” dhe kompania në administrim të L.B., kanë pasur bashkëpunim.

Sipas Komisionit, dukej se dhe subjekti ka qenë në dijeni të këtyre fakteve, si dhe bashkëpunimi mes shoqërive u konsiderua si fakt publik bazuar në të dhënat e konstatuara në rrjetet sociale.

Komisioni ka gjetur gjithashtu se gjyqtari Niko Rapi kishte pasur në përdorim me të drejta të plota dhe afat të pakufizuar një makinë “Land Rover” të blerë nga shoqëria “Bregu sh.p.k.” në vitin 2011 për vlerën 28 mijë 500 euro. Nëpërmjet një prokurore të posaçme të qershorit 2016, kompania “Bregu sh.p.k.” ka emëruar si përfaqësues ligjor dhe të posaçëm z. Niko Rapi, duke i dhënë tagrat që të vepronte në emër dhe për llogari të shoqërisë lidhur me përdorimin, blerjen dhe shitjen e automjetit “Land Rover”, vetes dhe të tretëve, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë, për një afat të papërcaktuar.

Nga verifikimi në sistemin TIMS ka rezultuar se subjekti ka udhëtuar me këtë automjet i shoqëruar nga familjarët dhe nuk e ka deklaruar zotërimin e kësaj makine në vitin 2016.

Komisioni i vlerësoi këto rrethana si trajtime preferenciale që janë kryer në kushtet e konfliktit të interesit të vazhdueshëm dhe se subjekti nuk i ka deklaruar si të tilla.

Në përfundim, KPK e vlerësoi konstatimin e konfliktit të interesit të mjaftueshëm për të arritur në përfundimin se Rapi kishte cënuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë dhe vendosi shkarkimin e tij, vendimarrje që u rrëzua nga KPA.

Etiketa: DenoncimEuroGjykataGjykata e Rrethit TiranëGjykatëGjykatësgjyqtarIna RamaKarburantKastratiKastrati GroupKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitkonfliktKPAKPKkryetarmarrëveshjeNatasha MulajnNiko RapiPogradecProkuroreRamaRrjetet socialeSHshqiptë drejtaTiranëVendimi
Tjetri
KPK: Julian Xhengo i papërshtatshëm profesionalisht, cënoi besimin e publikut

KPK: Julian Xhengo i papërshtatshëm profesionalisht, cënoi besimin e publikut

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.