AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Organizatat kundër dhunës ndaj grave bëjnë thirrje për zbardhje të plagosjes së një vajze nga Kenia në Tiranë

Rrjeti i Organizatave për Monitorimin e Dhunës me Bazë Gjinore nëpërmjet një deklarate kërkon nga autoritetet zbardhjen e ngjarjes që la të plagosur rëndë një të re nga Kenia, e cila disa muaj më parë u gjet pa ndjenja dhe tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pankartë kundër dhunës ndaj grave. Foto:Nensi Bogdani

Pavarësisht se kanë kaluar disa muaj nga plagosja e një vajze të re nga Kenia, që punonte në Tiranë, familjarët dhe avokatët e saj akoma mbeten në kërkim të përgjigjeve prej procesit hetimor që ende nuk ka zbardhur detaje.

Për këtë arsye Rrjeti i Organizatave për Monitorimin e Dhunës me Bazë Gjinore përmes një deklarate publike të mërkurën u bëri thirrje autoriteteve të zbardhin sa më shpejt ngjarjen në të cilën mbeti e plagosur rëndë Joyce, 22 vjeç.

“Në mbrojtje të të drejtave të Joyce, filloi të luftojë Ruth, nëna e vajzës, e cila mbërriti në Tiranë në datën 12 Shtator 2022 duke u përpjekur të marrë informacionin e nevojshëm se çfarë i ka ndodhur vajzës, por për fat të keq deri më tani ky informacion është krejtësisht i munguar”, shkruajnë në deklaratën e tyre përfaqësuesit e Ndihmës Ligjore falas në Tiranë.

Më datë 14 Gusht 2022, Joyce, e reja 22 vjeç nga Kenia,  është gjendur pa ndjenja pranë shtëpisë ku banonte, e cila ishte siguruar nga punëdhënësi. Prej atij momenti, ajo i është nënshtruar kujdesit shëndetësor intensiv, por gjendja e saj mbetet e rënduar.

Shërbimi ligjor falas në Tiranë është pjesë e rrjetit të Organizatave të Monitorimit të Dhunës me Bazë Gjinore, dhe ata përfaqësojnë viktimën e veprës penale, në këtë rast vajzën e re nga Kenia në Shqipëri. Në kushte të sekretit të hetimit, organet shtetërore përgjegjëse nuk i kanë dhënë informata të ëmës së Joyce, por sipas avokatëve, ngjarja kërkon reagim, dhe jo heshtje siç ka ndodhur deri më tani.

“Mungesa e masave konkrete të menjëhershme nga organet ligj zbatuese për këto lloj çështjesh, rëndon situatën e personave të dhunuar, veçanërisht në rastet si ky i Joyce, kur dhuna shkakton paaftësi mendore dhe e pengon atë për të luftuar për të drejtat e saj”, shkruhet në deklaratën e ekspertëve të Shërbimit Ligjor Falas. Sipas rrjetit të organizatave për monitorimin e dhunës, dhuna dhe njëkohësisht dhe kohëzgjatja e hetimit favorizojnë hapur dhunuesin.

“Kjo i jep kohën e mjaftueshme dhunuesit për t’u çliruar nga barra e provës, për të manipuluar apo kompromentuar provat që nevojiten gjatë procesit të kërkimit të drejtësisë”, citon deklarata e ekspertëve, duke bërë thirrje për reagim të menjëhershëm konkret prej instancave përgjegjëse.

Pak orë pas deklaratës Policia e Shtetit reagoi duke pretenduar se kishte kryer të gjitha veprimet hetimore për rastin, por nuk bëri me dije nëse kishte zbardhur atë apo nëse ishin mësuar motivet e sulmit që është klasifikuar si “plagosje e rëndë me dashje”.

Etiketa: dhunaDhunëLigjmbrojtjePiSplagosjePoliciaPolicia e ShtetitPunëSHShërbimi Ligjor FalasshqipShqipërishtatorZbardhje
Tjetri
KPA konstaton shkelje të rënda në vendimin e KPK për gjyqtaren Hajrie Muçmata

KPA konstaton shkelje të rënda në vendimin e KPK për gjyqtaren Hajrie Muçmata

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.