Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Miratohet me debate buxheti i qeverisë dhe paketa fiskale për vitin 2023

Pas një maratone debatesh që zgjatën dy ditë Kuvendi miratoi paketën fiskale dhe projek-buxhetin e qeverisë për vitin 2023.

Blerina GjokaNgaBlerina Gjoka
17:35 | 10/11/2022
Në Lajme
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Miratohet me debate buxheti i qeverisë dhe paketa fiskale për vitin 2023

Kryeministri Edi Rama gjatë seancës për buxhetin. Foto faqja e zyrtare e Kuvendit.

Share on FacebookShare on Twitter

Projekt-buxheti, projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe projektligji për procedurat tatimore u miratuan vetëm me votat e shumicës, 76 vota pro, dhe me kundërshtimin e opozitës, 40 vota kundër.

Sipas projeksioneve të Ministrisë së Financave të ardhurat parashikohen të arrijnë në 631.7 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet do të jenë 687.2 miliardë lekë. Planifikohet që në vitin 2023 rritja ekonomike të ngadalësohet në 2.6 %, nga 3.7 % që pritet të jetë në këtë vit.

Ministrat dhe deputetët e mazhorancës e quajtën një buxhet në kohë lufte që merrte në mbrojtje  shtresat në nevojë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se kishte bërë një buxhet për klientët e saj të konçensioneve.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se buxheti ishte mburojë ekonomike për shtresat në nevojë, garant të furnizimit me energji e menaxhim të inflacionit.

“Buxheti që ju keni përpara parashikon konsolidim fiskal, parashikon reduktim të borxhit. Ndryshe nga sa u tha që kjo qeveri di vetëm të marrë borxh, në fakt kjo qeveri ka treguar se vullnetin për të reduktuar borxhin ndaj GDP e ka dhe e ka të qëndrueshëm”, -tha ajo .

Opozita këmbënguli se rrit barrën për shtresat në nevojë nëpërmjet rritjes së taksave dhe se paratë shkojnë për konccensionet.

“E keni kyçur buxhetin  në 12 projekte që janë tërësisht korruptive. Po paguani vendimet korruptive të marra në 8 vitet e fundit”- tha deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Tabaku u kërkoi deputetëve që të ishin të sinqertë kur të votonin buxhetin në një kohë kur shqiptarët po iknin masivisht në emigracion për shkak të varfërisë.

“Përpara se të votoni për këtë buxhet dhe paketë fiskale uluni përpara tavolinës së bukës si çdo shqiptar, merrni një laps dhe një letër dhe nisni të bëni llogaritë e shpenzimeve”- tha ajo.

Kritikat e vetme nga radhët e shumicës erdhën nga deputetët Fatmir Xhafaj dhe Erjon Breaçe.

Xhafaj kërkoi që të ishte më i fokusuar tek “xhepi i të pamundurit” dhe se qeveria duhej të ishte më e përulur në kushtet e një krize.

“Është absurde që kur flasim për kohë lufte të programojmë disa investime dhe shpenzime si në kohë paqeje”- tha ai duke shtuar se “në këto kushte shtrëngese mund dhe duhet të ishte më shumë i fokusuar te grupet e interesit apo xhepin e të pamundurit, veçanërisht te pensionistët pa mbështetje shtesë”.

Ndërsa Braçe shprehu pakënaqësinë me menaxhimin e buxhetit të 2022-it dhe kërkoi nga qeveria që të mos shkurtojë buxhetin për sektorin e Bujqësisë.

Seanca e gjatë plenare nisi me debate për futjen me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për ndërtimin e porteve të jahteve në Durrës, debate që degraduan të enjten në përplasje verbale me fyerje e sharje mes Kryeministrit Rama dhe disa deputetëve të PD-së.

Tjetri
Gjyqtari Jak Ndoka shkarkohet nga detyra

Njoftimi i seancave dëgjimore publike me vonesë nga KPK pengon aksesin e publikut

Më të lexuarat

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

17:38 | 31/01/2023
Miratohet me debate buxheti i qeverisë dhe paketa fiskale për vitin 2023

Miratohet me debate buxheti i qeverisë dhe paketa fiskale për vitin 2023

17:35 | 10/11/2022
Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

11:10 | 30/01/2023
Gjyqtari Altin Shkurti jep shpjegime për burimet e një apartamenti

Gjyqtari Altin Shkurti jep shpjegime për burimet e një apartamenti

17:36 | 01/02/2023
Anita Mici përballet sërish në KPA me vendimin e lirimit të Lulzim Berishës

Anita Mici përballet sërish në KPA me vendimin e lirimit të Lulzim Berishës

19:25 | 31/01/2023
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurores Enkeleda Osmani

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurores Enkeleda Osmani

16:19 | 03/02/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.