AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

SPAK shpall arrestime të reja për inceneratorin e Fierit, por fsheh emrat e të arrestuarve

Hetimi i SPAK konfirmon faktin se qeveria vijon të paguajë për punë të pakryera në inceneratorin e Fierit, bazuar në dokumente të falsifikuara dhe fiktive, por rrethi i përgjegjësisë mbyllet te të njëjtët të akuzuar.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:43 | 16/11/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të mërkurën se kishte avancuar hetimet për inceneratorin e Fierit dhe kishte siguruar 11 masa arresti nga Gjykata e Posaçme, megjithatë, SPAK nuk bëri me dije emrat e të arrestuarve dhe as faktin se sa prej tyre ndodheshin aktualisht në qeli.

SPAK njoftoi se hetimet e reja kanë zbuluar se Ministria e Mjedisit dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë pranuan fatura fiktive dhe vazhduan të paguanin qindramijëra euro për punë të pakryera, edhe pasi inceneratori i Fierit u sekuestrua dhe administratorët e kompanisë koncesionare dhe zyrtarë publikë ishin vënë nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.

Megjithatë, SPAK nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN nëse po hetonte zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës për kryerjen e pagesave, pa verifikuar më parë situacionet e punimeve të kryera.

“Nuk kemi ndonjë njoftim tjetër për të bërë, hetimet vazhdojnë. Kur të përfundojnë hetimet do japim njoftim,” i tha BIRN zëdhënësja e SPAK, Xhuljeta Krasta.

Sipas njoftimit të SPAK, kompania koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” u pagua deri më 30 qershor 2022 në shumën 4.2 miliardë lekë [rreth 35 milionë euro], ndërsa një pjesë e këtyre pagesave u kryen mbi bazën e situacioneve të punimeve të falsifikuara.

“Rezulton se nga ana e shtetasit Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare ‘Integrated Technology Waste Treatment Fier’ sh.p.k, në bashkëpunim me shtetasin Arenc Myrtezani, administrator i kësaj shoqërie, janë pasqyruar dhe përdorur situacione të falsifikuara në vlerën 4,000,000 Euro, për shërbime që nuk janë kryer, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar në sajë të mashtrimit nga shoqëria koncesionare…,” tha SPAK përmes një njoftimi për shtyp.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, në këtë skemë vjedhje dyshohet se është përfshirë edhe mbikqëyrësi i punimeve, shtetasi Arben Dervishaj, i cili ishte administrator i kompanisë supervizore “AVE Consulting”. SPAK e akuzon atë se ka miratuar dhe më pas ka dorëzuar pranë ministrive situacione për punime fiktive të shoqërisë koncesionare, për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar në zbatim të kontratës koncesionare.

“…Dervishaj në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, ka marrë përfitime të parregullta  nga shtetasi Klodian Zoto, konkretisht në përfitime të vlerës së udhëtimeve të tij private për jashtë shtetit, biletave të avionit, qëndrimit në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadiume në Itali,” thuhet në njoftim.

Hetimet janë thelluar edhe për ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-sekretarin e tij të Përgjithshëm, Alqi Bllako. Sipas SPAK, Koka ka përfituar 146 milionë lekë ryshfet nga kompania koncesionare në këmbim të favorizimit të kësaj të fundit, ndërsa Bllako ka përfituar 14.9 milionë lekë përmes punësimit fiktiv të babait të tij në inceneratorin e Tiranës, përmes një page prej 6 mijë eurosh në muaj për periudhën tetor 2018-janar 2020.

Në këtë aferë rezulton të jetë krijuar edhe një skemë tjetër mashtrimi për sigurimin e përfitimeve të paligjshme nëpërmjet Tatimit të Vlerës së Shtuar, TVSH. Sipas SPAK, shtetasit Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi dhe Robert Shabani, kanë organizuar dhe vënë në funksionim skemën e mashtrimit me TVSH, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k..

Ka rezultuar se gjatë periudhës mars 2017 – maj 2017, shoqëria e Zotos ka realizuar blerje fiktive në vlerën totale 359 milionë lekë nga shoqëritë “Best Services” sh.p.k, “R.S.I&T Group” sh.p.k. dhe “Frogy 03” sh.p.k. me përfaqësues Robert Shabanin; “Froggy” sh.p.k, “R.B-General Servis” sh.p.k dhe “Pupa Services” sh.p.k me administrator Regan Merdani; “Itneg”sh.p.k, me administrator Gentian Zifla; si dhe me shoqërinë “Leli-17”sh.p.k. të administruar nga Enver Sheshi.

Nga kreditimi i TVSH-së nëpërmjet faturimeve fiktive, i është shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën totale 59.9 milionë lekësh.

SPAK sqaroi se më 11 nëntor, Gjykata e Posaçme miratoi 10 masa arresti me burg dhe 1 masë arresti shtëpiak për veprat penale të mashtrimit dhe krijimit të skemave mashtruese, korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, të cilat janë ende duke u ekzekutuar nga Policia e Shtetit.

 

Etiketa: Afera e inceneratoreveAlqi BllakoAMPArenc MyrtezaniarrestimeBIRNblerjeBurgdëm ekonomikEuroFierGjykataGjykata e PosaçmeHetimetHoteleinceneratoriInceneratori i FieritIntegrated Technology Waste Treatment FierItaliKlodian ZotoKorrupsionLefter KokaMASMasaMinistria e MjedisitMjedisitPastrim parashPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPunëR.B-General ServisryshfetSHSPAKTiranëTVSHvjedhje
I mëparshmi

KPA lë në fuqi shkarkimin e Hajrie Muçmatës

Tjetri

Shkrimtari shqiptar shkruan për vitet në burgjet politike komuniste

Tjetri
Shkrimtari shqiptar shkruan për vitet në burgjet politike komuniste

Shkrimtari shqiptar shkruan për vitet në burgjet politike komuniste

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.