AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rrumi i Shijakut shpallet në kërkim për korrupsion aktiv të një avokati shteti

Dy vjet pas nisjes së hetimeve për një atentat në autostradë, gjë që rastësisht solli në duart e prokurorëve prova për korrupsion dhe falsifikime me tokat në Gjirin e Lalzit, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e prokurorisë për arrest me burg për Rrumin, i forti i zonës. Policia ndërkohë nuk ishte në gjendje të identifikonte vendndodhjen e tij kështu që ai u shpall në kërkim.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim grafik nga BIRN/Jurgena Tahiri

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit urdhëroi arrest shtëpie për një zyrtar dhe arrest me burg për një eksponent të dyshuar të krimit të organizuar, dy vjet pasi një atentat mafioz në autostradë bëri që në duart e prokurorëve të bjerë prova për një akt korruptiv.

Prokuroria e Posaçme bëri të ditur vendimin në një komunikatë për shtyp.

Sipas njoftimit, gjykata ka vendosur: “Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim I. K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal,” dhe “Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për personin A.L. (alias P.M.), i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 dhe 25 i Kodit Penal.”

Inicialet I.K., kanë të bëjnë me Irgen Kërçukun, i cili në kohën e kryerjes së vepres penale të dyshuar kishte rolin e avokatit të shtetit në një proces gjyqësor në të cilin një qytetar kërkonte njohjen si pronar në një sipërfaqe prej 45 mijë metrash katrore në Gjirin e Lalzit.

Inicialet A.L. (alias P.M.), kanë të bëjnë me Aleksandër Lahon, i njohur gjithashtu edhe si Pëllumb Muharremi, i njohur edhe si Rrumi.

Njoftimi i SPAK thotë gjithashtu se policia nuk ka qenë në gjendje të lokalizojë vendndodhjen e Rrumit dhe për këtë arsye ai është shpallur në kërkim.

“Në datën 22.11.2022, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ekzekutoi masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj I.K., ndërsa vazhdojnë kërkimet me qëllim ekzekutimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, caktuar ndaj të hetuarit A.L. (alias P.M.)”, thuhet në njoftim.

Prova që solli akuzat për korrupsion aktiv, në rastin e Rrumit, dhe korripsion pasiv, në rastin e Kërçukut, është një video që duket se është regjistruar me celularin e vetë Rrumit, ndërsa ky i fundit shfaqet duke negociuar me  Kërçukun një ryshfet të majmë me kushtin që ky i fundit të mos kryente detyrën e vet të apelimit të një vendimi të Gjykatës së Durrësit, e cila ia njihte pronësinë e tokës një të moshuari nga fshati Draç.

Një investigim i mëparshëm i BIRN zbuloi se Rrumi pati paguar 9 milionë lekë për të sjellë hyrjen në fuqi të vendimit pa u apeluar dhe se Kërçuku pati deklaruar para prokurorëve se ai i kishte marrë paratë nën kërcënim dhe se i kishte kthyer sërish pas nën kërcënim.

Videoja në fjalë ra në duart e prokurorëve pasi në nëntor të vitit 2019, në mbikalimin e Shkozetit, një atentat mafioz shënjestroi makinën në të cilën udhëtonte Rrumi, ndërsa në shoqëri me të ishte edhe ish-prokurori Arian Ndoja.

Rrumi është shpallur sakaq në kërkim edhe për një ngjarje tjetër në tetor të këtij viti.

Etiketa: Aleksandër LahoArian NdojaArrestArrest me burgarrest shtëpieatentatautostradBIRNBurgDraçGjiri i LalzitGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe KorrupsionitGjykatëGjykatësGjyqHetimInvestigimKodit PenalKorrupsionKorrupsion aktivKorrupsioniKorrupsioni pasivMASParaPëllumb MuharremiPoliciaPRprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e PosaçmeRrumiRrumi i ShijakutryshfetSHshijakSPAKVendimivideo
Tjetri
Erion Pano jep shpjegime për pasurinë dhe shpenzimet e një ndërhyrje kirurgjikale

Erion Pano jep shpjegime për pasurinë dhe shpenzimet e një ndërhyrje kirurgjikale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.