AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Për shkak të luftës në Ukrainë, Holanda më pranuese për anëtarësimin e Ballkanit në BE

Raporti i prezantuar të premten thotë se publiku holandez është bërë më pro ndaj zgjerimit të BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor si rezultat i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës - megjithëse ai ende mbetet i ndarë.

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto zyrtare e Konferencës së Ballkanit Perëndimor në Berlin, 3 nëntor 2022. Foto: Twitter/www.europeanwesternbalkans.com

Një raport i opinionit publik holandez mbi anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor, i përpiluar nga BIEPAG, Grupi Këshillimor i Politikave “Ballkanit në Evropë”, arrin në përfundimin se holandezët janë bërë më të pranueshëm për shkak të luftës në Ukrainë, duke e konsideruar tani procesin e zgjerimit të rëndësishëm për sigurinë e Evropës.

Raporti, i titulluar “Qëndrimi i publikut dhe vendimmarrësve ndaj zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor në Holandë”, arrin në përfundimin se lufta në Ukrainë është një shtytës për zgjerimin e BE-së, sepse më shumë holandezë tani mendojnë se zona e Ballkanit Perëndimor duhet të merret në konsideratë për anëtarësimin në BE të paktën për arsye gjeopolitike.

“Ndërsa pothuajse të gjithë shqetësohen për luftën në Ukrainë, mbi 40 për qind e miratuesve (të procesit të zgjerimit) duan që BE-ja të zgjerohet shpejt për shkak të luftës. Vetëm dhjetë për qind janë kundër kësaj”, thuhet në raport.

Ai shpjegon se “kur diskutohej lufta në Ukrainë dhe çfarë do të thotë ajo për BE-në dhe Holandën, në grupet e fokusit, edhe ata që nuk ishin pro, tani ishim më të hapur ndaj anëtarëve të rinj, pasi më shumë vende do të nënkuptonin një Bashkimi Evropian më të fortë në aspektin gjeopolitik”.

Megjithatë, sipas raportit, ndërsa 80 për qind e publikut holandez shqetësohet për luftën në Ukrainë, vetëm 26 për qind duan që BE-ja të zgjerohet shpejt për shkak të luftës.

Në përgjithësi, holandezët mbeten të ndarë pak a shumë në gjysmë kur bëhet fjalë për pranimin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.

Nga 1,500 pjesëmarrës në sondazh, rreth 45 për qind thanë se e miratojnë zgjerimin në një farë mase. Rreth 66 për qind e popullsisë holandeze beson se nëse një vend përmbush kriteret, ai duhet të bashkohet me BE-në, sipas raportit.

Për më tepër, u pa një lidhje midis pikëpamjeve të BE-së në tërësi dhe pranimit ose jo të procesit të zgjerimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ata që e shohin BE-në në një mënyrë më pozitive janë gjithashtu më të prirur për të mbështetur procesin e zgjerimit.

Tobias Spori, një nga autorët e raportit, kur e prezantoi atë të premten, pohoi se një përfundim i ngjashëm ishte arritur kur bëhej fjalë për Francën.

Thijs Reuten, një anëtar i Parlamentit Evropian nga Holanda, tha se BE-ja duhet të vazhdojë me procesin e zgjerimit të “BB6” dhe me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, Adia Sakiqi, tha se “për vendet tona është përfshirje, jo zgjerim”, duke pasur parasysh se vendet e Ballkanit Perëndimor janë tashmë gjeografikisht në Evropë.

BIEPAG është një grup ekspertësh i themeluar në vitin 2013 nga Fondi Evropian për Ballkanin dhe Qendra për Studime të Evropës Juglindore e Universitetit të Gracit.

Etiketa: Bashkimi EvropianBEBiEPAGHolandëKosovëLuftapaktraportRaportiSHshqipsondazhzgjerim
Tjetri
Gjyqtari Pëllumb Zaimi konfirmohet në detyrë

Komisioneri Publik ankimon vendimin e gjyqtarit Pëllumb Zaimi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.