AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK arreston 10 persona për trafikimin e 420 kg kokainë nga Kolumbia

Hetimi tre mujor në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë malazeze zbuloi një grup të strukturuar kriminal të përbërë nga 11 persona që akuzohen se trafikuan 420 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, nëpërmjet importit të plehrave kimikë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
13:49 | 25/11/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i SPAK, Arben Kraja dhe prokurori Adnan Xholi gjatë një konference për shtyp. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 25 nëntor finalizimin e një operacioni antidrogë me arrestimin e 10 personave të dyshuar për organizimin e trafikimit të një sasie rreth 420 kilogramë kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, me pikëmbërritje përfundimtare në fshatin Frakull e Madhe në Fier.

Prokurori i çështjes, Adnand Xholi sqaroi gjatë një komunikimi me mediet, se hetimi ka filluar në fund të muajit korrik 2022, në bashkëpunim me autoritetet malazeze dhe agjenci të huaja të zbatimit të ligjit.

“Referuar informacioneve që disponoheshin lidhur me një ngarkesë të dyshimtë me “pleh-organik” artificial, e cila ishte paketuar dhe ngarkuar në një kontejner që do transportohej me anije nga Kolumbia, përmes Portit të Pireut/Greqi, me destinacion tranzit portin Bar/Malin e Zi, për marrës një shtetas nga Shqipëria,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se pritësi i ngarkesës kishte regjistruar në emrin e tij në fillim të këtij viti një biznes me objekt “import-eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të plehrave kimikë dhe mallrave të ndryshme”, me adresë në Tiranë.

Sasia me “pleh-organik” është ngarkuar në kontejner në muajin maj 2022, nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut në Greqi, ku ka mbërritur në fillim të korrikut. Pas tre ditësh, është transportuar sërish me anije transporti drejt portit të Barit në Mal të Zi, ndërsa për në territorin shqiptar është transportuar me kamion në muajin shtator 2022.

Pasi ngarkesa është zhdoganuar, nën koordinimin e vazhdueshëm të personave nën hetim është mundësuar zhvendosja e saj në ambiente të ndryshme në Shqipëri derisa është magazinuar në fshatin Frakull e Madhe në Fier, ku edhe u sekuestrua të enjten më 24 nëntor.

Xholi sqaroi se krahas veprimeve hetimore, SPAK ka pranuar edhe kërkesën e autoriteteve malazeze të drejtësisë, duke autorizuar kryerjen e veprimit simulues të “dorëzimit të kontrolluar”, me qëllim dokumentimin e aktivitetit dhe identifikimin e grupit të personave që kanë organizuar dhe financuar blerjen e ngarkesës, ata që kanë mundësuar përzierjen, blerjen e sasisë së dyshuar të lëndës narkotike të llojit kokainë në Kolumbi, si dhe kanë mundësuar transportimin e saj deri në Shqipëri.

SPAK njoftoi se Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesat për caktimin e masave të sigurimit për 11 persona të hetuar dhe kontrollin e 14 ambjenteve në Tiranë, Lushnjë e Fier. Policia ka ndaluar 10 prej 11 personave të proceduar, megjithatë emrat e tyre nuk u bënë në ditur. Prokurori Xholi pohoi se mes të arrestuarve është edhe financuesi i këtij aktiviteti kriminal.

Në cilësinë e provës janë sekuestruar 24 tonë “pleh artificial”, ku dyshohet se janë përzjerë rreth 430 kilogramë kokainë, që referuar shitjes në tregun me pakicë kap shifrën 40 milionë euro. Po ashtu, gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe 15 mijë e 910 euro; tre armë zjarri automatik kallashnikov; tre pistoleta; 108 copë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm;18 aparate telefonash celularë; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

 

Etiketa: AnijeEuroFierGjykataGjykata e PosaçmeGreqiHetimimportKallashnikovKolumbiMal të ZioperacioniPoliciaProkuroriProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSHshqipShqipëriShqipëriashtatorSPAK
I mëparshmi

Mazhoranca miraton me debate marrëveshjen për Portin e Durrësit

Tjetri

Astrit Shema nuk i përmbysi dot balancat negative në KPA

Tjetri

Astrit Shema nuk i përmbysi dot balancat negative në KPA

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.