AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria akuzon 5 punonjës IT për mosveprim gjatë sulmit kibernetik

Pesë punonjës të Informacionit e Teknologjisë pranë Departamentit të Adminiatratës Publike akuzohen për “shpërdorim detyre” me pasoja të rënda, pasi nuk morën masa për vendosjen e antiviruseve në faqen “administrata.al” e cila u infiltrua nga hakerat. Ndaj tyre u caktua masë sigurimi arrest shtëpie.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
13:21 | 30/11/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mesazhi i dhënë nga hakersat në faqen kryeministria.al. Foto arkivë.

Pesë punonjës të Informacionit dhe Teknologjisë, IT, pranë Departamentit të Adminiatratës Publike  janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për “shpërdorim detyre” në lidhje me sulmin kibernetik ndaj databazave shtetërore që kulmoi verën e këtij viti.

Punonjësit e IT, Alketa Sulo, Altin Sallaku, Rudina Llagami, Igli Lubonja dhe Albi Gjeka akuzohen nga prokuroria se nuk kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të mbrojtur nga sulmi faqen administrata.al, e cila sipas raportit të kompanisë Microsoft, ishte pika e aksesit për hakera që dyshohet se mbështeten nga qeveria Iraniane.

“Në rast se këta punonjës, do të kishin vepruar në përputhje me urdhërimet e Rregullores së Sigurisë së Informacionit nr. 337/1 prot., datë 17.01.2022, dhe Rregullores së Brendshme të AKSHI-it duke kërkuar informacion dhe duke u azhornuar me antiviruset më të fundit të sistemit, atëherë do ishte zbuluar në sistemet e tyre virusi i cili ka hyrë fillimisht tek administrata.al në mënyrë që të bëhej e mundur neutralizimi i tij pa prekur sistemin e AKSHI-t,” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas prokurorisë ,“këta persona me mosveprimet e tyre kanë sjellë pasoja të rënda”.

Një prej personave të akuzuar, Altin Sallaku i tha BIRN se ai nuk kishte lidhje me rastin. Sallaku tha se ishte larguar nga vendi i punës në fjalë në shkurt të vitit 2020, para se  të ndodhte ndërhyrja, ndërsa shtoi se sistemi në fjalë po implementohej nga kompani private. Sallaku tha se nuk kishte dijeni për hetimet më herët dhe sot kishte marrë njoftimin.

“Nuk jam marrë në pyetje, sot më thanë ke për të marrë një letër në prokurori dhe mora një copë letër,” tha ai. Rudina Llagami, gjithashtu e akuzuar, i tha BIRN se ende nuk ishte njohur me dokumentin dhe se nuk mund të komentonte. Tre të akuzuarit e tjerë nuk qenë të arritshëm para publikimit të shkrimit.

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë kulmoi sipas një investigimi të Microsoft më 15 korrik, pak javë pasi vendi kishte shtuar një mori shërbimesh online me premtimin për të kufizuar burokracitë. Shërbime kyçe,  nga recetat që mjekët lëshojnë për ilaçe të rimbursueshme, regjistrimi i nxënësve nëpër shkolla apo regjistrimet e biznesit dhe bilanceve u mbyllën. Microsoft në investigim bëri me dije se identifikoi katër grupe hakerash të lidhur me Iranin. Investigimi gjeti se hakerat kishin infiltruar fillimisht në një server të pambrojtur të faqes administrata.al në maj 2021 dhe më pas përshkallëzimin e sulmit deri në korrik 2022, kur sulmuesit tentuan të fshijnë të dhënat në server.

Qeveria dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, i minimizuan efektet e sulmit dhe pretenduan se agresori nuk kishte pasur sukses. Gati dy muaj pas sulmit kibernetik, qeveria vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, të cilin e fajëson për sulmin. Po ashtu SHBA vendosën sanksione ndaj zyrtarëve iranianë të dyshuar si të lidhur me sulmin ndaj Shqipërisë.

Ministria e Jashtme e Iranit e ka mohuar sulmin dhe i ka cilësuar akuzat e Shqipërisë si të “pabaza”. Megjithatë, prej muajsh hakerat vijojnë të publikojnë të dhëna dhe dosje nga emailet e zyrtarëve të lartë të Shqipërisë, përfshi drejtues të policisë dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror, duke i lidhur publikimet me strehimin nga Shqipëria të opozitës iraniane, të cilën ata e akuzojnë për terrorizëm.

Etiketa: AdministrataAgjencia Kombëtare e Shoqërisë së InformacionitAKSHIBIRNdosjeHetimHetimetInvestigimKEMasat e sigurisëMicrosoftMjekmjekëParapasojaProkuroriProkuroriaProkuroria e TiranësPunëQeveriasanksioneSHSHBAshkollaShpërdorim detyreshqipShqipëriaSulmi kibernetikTiranë
I mëparshmi

Xhubleta shqiptare dhe festivali kroat në Mal të Zi në listën e UNESCO-s

Tjetri

Argumentet e Kolegjit për shkarkimin e prokurores Natasha Prifti

Tjetri
KPA njihet me kërkimet përfundimtare në çështjen e Natasha Priftit

Argumentet e Kolegjit për shkarkimin e prokurores Natasha Prifti

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.