AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Sulmi ndaj Shqipërisë, SHBA vendos sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës Iraniane dhe ministrit Esmail Khatib

Departamenti i Thesarit i SHBA njoftoi se kishte bllokuar të gjitha pasuritë apo aksionet nën juridiksionin amerikan të ministrit Iranian të inteligjencës Esmail Khatib, ministrisë që ai drejton dhe disa grupeve të përfshira në sulme kibernetike përfshi atë ndaj Shqipërisë.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambasada e Iranit në Tiranë, e mërkurë 7 shtator 2022. Foto: BIRN

Departamenti i Thesarit i Shteteve të bashkuara të Amerikës njoftoi të premten se kishte bllokuar të gjitha pasuritë apo aksionet nën juridiksionin amerikan të ministrit Iranian të inteligjencës Esmail Khatib, ministrisë që ai drejton dhe disa grupeve të përfshira në sulme kibernetike përfshi atë ndaj Shqipërisë në korrik të këtij viti.

“Si rezultat i sanksionit të sotëm, të gjitha pronat dhe interesat në prona të sanksionuarve që janë subjekt i SHBA bllokohen, dhe të gjithë shtetasve të SHBA u ndalohet të përfshihen në transaksione me ta. Për më shumë, të gjitha entitetet që zotërohen me 50 për qind apo më shumë prej këtyre personave janë po ashtu të bllokuara”, thuhet në njoftimin e ndarë për mediat nga Departamenti i Thesarit.

Sipas njoftimit sanksionet erdhën pas përfshirjes së Ministrisë së Inteligjencës Iraniane, MII, dhe grupeve të lidhura me të në sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

“Aktorë kërcënues kibernetikë, për të cilët është përcaktuar se janë të financuar nga qeveria e Iranit dhe Ministria e Inteligjencës, sulmuan në korrik 2022 sistemet kompjuterike të qeverisë shqiptare duke detyruar këtë të ndërpresë shërbimet publike online për qytetarët”, thuhet në njoftim.

Në njoftim citohen nënsekretari i Departamentit të Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare Brian E. Nelson, i cili thotë se “Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë injoroi normat e sjelljes shtetërore në kohë paqeje në hapësirën kibernetike, të cilat përfshijnë edhe frenimin e sulmeve apo dëmtimit të infrastrukturës kritike që ofron shërbime ndaj publikut”. Nelson thotë se kjo sjellje e Iranit nuk do të tolerohet.

Në njoftim po ashtu përmenden edhe grupe që ndër të tjera kanë sulmuar entitete qeverisëse në Turqi dhe që janë angazhuar në sulme të ngjashme, që sipas SHBA janë po ashtu të lidhura me qeverinë Iraniane.

Në 7 shtator qeveria e Shqipërisë ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, duke e fajësuar atë për sulmin kibernetik. Pas kësaj mase NATO dhe vende aleate dënuan sulmin dhe i ofruan Shqipërisë mbështetje për të përmirësuar sigurinë kibernetike.

Etiketa: KibernetikembështetjeNATOpronaQeveriasanksioneSHSHBAshqipshqiptareshtatorShteteve të Bashkuara të AmerikësSulme kibernetikeSulmi kibernetikTurqi
Tjetri
Në foto: Byrektoret e Tiranës, ‘streetfood’ me shije shqiptare

Në foto: Byrektoret e Tiranës, ‘streetfood’ me shije shqiptare

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.