AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Fotogaleri

Në foto: Byrektoret e Tiranës, ‘streetfood’ me shije shqiptare

Byrektoret e vogla të Tiranës vijojnë të mbeten pika referimi për qytetarët që konsumojnë vakte të shpejta.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
4 years më parë
në Artikull kryesor, Fotogaleri
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Byrek të sapopjekur në një byrektorë në Tiranë | Foto: Nensi Bogdani

Dikur byrektoret gjendeshin në çdo cep të kryeqytetit, por me hapjen e furrave dhe dyqaneve të mëdha të prodhimeve të brumit, ato po rrallohen gjithnjë e më shumë. Pranë tyre aroma e pjekjes së brumit tundon paletën dhe ndjell oreksin. Byrektoret zakonisht ndodhen në dyqane të vogla që karakterizohen nga një banak prej druri në hyrje dhe një  dhomë apo korridor i ngushtë në pjesën e prapme ku bëhet përgatitja e brumit dhe pjekja e tij.

Një burrë shijon një byrek pranë një byrektorjë në Tiranë | Foto: Nensi Bogdani
Përgatitja e brumit në një byrektore në Tiranë | Foto: Nensi Bogdani

Pranë zonës së ish-stacionit të trenit në Tiranë, në anë të rrugës kryesore ndodhet një prej byrektoreve të hershme të kryeqytetit.“Kemi 13 vjet që e kemi dyqanin, ndërsa unë vetë kam 20 vite në këtë profesion”, tha njëra prej mjeshtreve të byrekut tek byrektore “Alba Red”.

Një furrë buke dhe byrektore në kryeqytet | Foto: Nensi Bogdani

Stafi i byrektores “Alba Red” i tha BIRN se klientët kryesisht kërkojnë byrekët tradicionalë që njihen ndryshe si “ byrekët trekëndësh”. “Shesim rreth 450 byrekë nga këto në ditë. Përveç tyre gatuajmë dhe byrekë të mëdhenj apo pite”, tha punonjësja e byrektores.

Përgatitja e petave të byrekut | Foto: Nensi Bogdani

Sipas furrtareve klientët konsumojnë më shumë byrekët  të mbushur gjizë, ato me qepë dhe domate.

Pjekja e byrekëve tradicional ‘trekëndësh’ | Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Puna në byrektore kërkon përkushtim dhe orare të zgjatura, pasi kërkesa për byrekë është e madhe.

“Ne punojmë nga ora gjashtë e mëngjesit deri në orën dhjetë të darkës, por ngarkesa më e madhë është deri në orën dy të drekës”, i tha BIRN furrëtarja e byrektores “Alba Red”.

Me duart që i shkëlqejnë nga vaji i gatimit, ajo tregon se pjekja është një punë e lodhshme dhe se shpeshherë ata e kanë të vështirë të përballojnë kërkesën e madhe për byrekë gjatë orëve të ndryshme të ditës.

Përgatitja e tepsive me byrek në një byrektore në Tiranë | Foto: Nensi Bogdani

Edhe pse punojnë mbi 12 orë në ditë, stafi i byrektoreve punon me pasion dhe disa prej tyre shprehen se gatimi është art më vete.

Një tjetër byrektore që operon prej vitesh ndodhet pranë Postës Qëndrore në kryeqytet.

“Kjo byrektore ka mbi 15 vjet. Në fillim unë punoja këtu për pronarin, pastaj e mora vetë në menaxhim, dhe tani e kemi kthyer në biznes familjar”, i tha BIRN pronarja aktuale e byrektores së vogël.

Zonja punon në biznesin e familjes së bashku me të ëmën dhe me të bijën.

Ajo e nis punën që në orën gjashtë të mëngjesit, në mënyrë që produket e brumit të jenë gati për shitje në orën shtatë.

“Ne kemi shumë klientë, të rinj dhe të vjetër. Ndonjëherë e kam të vështirë t’ia dal dhe po kërkoj dhe një ndihmëse tjetër përveç vajzës dhe mamit”, pranon ajo.

Gra furrtare në Tiranë | Foto: Nensi Bogdani

Me rritjen e çmimeve edhe byrekët janë shtrenjtuar, por byrekët tradicionalë trekëndësh kanë mbetur ekonomikë dhe të shijshëm.

“Byrekët e mëdhenj një mijë lekësh nuk kanë kurrë shijen e byrekëve të vegjël trekëndësh”, thotë pronarja e një byrektoreje pranë zonës së Shallvareve në Tiranë.

Byrek ‘trekëndësh’ të saponxjerrë nga furra | Foto: Nensi Bogdani

“Kërkesa për këto byrekë do të jëtë përherë e lartë”, i tha ajo BIRN, teksa i shërben klientëve që presin në rradhë.

“Unë kam 13 vjet që e kam hapur këtë biznes. Punojmë të gjithë si familje këtu”, përfundoi pronarja e byrektores.

Byrektoret e Tiranës janë biznese të vogla familjare | Foto: Nensi Bogdani
Etiketa: BIRNbyrekbyrektoreFamiljegraNensi BogdaniPunaPunëSHshqiptareTiranë
Tjetri
NATO dënon sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë

SHBA-ja duhet të ndihmojë Shqipërinë që t'i bëjë ballë sulmeve kibernetike

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.