AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Xhubleta shqiptare dhe festivali kroat në Mal të Zi në listën e UNESCO-s

UNESCO shton Festivalin e Shën Trifonit të kroatëve të Malit të Zi dhe xhubletën shqiptare në Listën e saj të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

Fjori SinorukaSamir KajosevicngaFjori SinorukadheSamir Kajosevic
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gra shqiptare të veshura me xhubletë.

Festivali i Shën Trifonit dhe vallja zinxhir, trashëgimi e kroatëve etnikë në Gjirin e Kotorrit në Mal të Zi, dhe xhubleta tradicionale shqiptare, u shtuan në Listën Përfaqësuese të UNESCO-s të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të martën.

Ndërsa veshja tradicionale shqiptare u propozua nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, festa dhe vallja e Shën Trifonit u propozuan nga Ministria Kroate e Kulturës dhe Medias, në bashkëpunim me shoqatat e kroatëve të Bokës në Kroaci.

Ministrja e Kulturës dhe Medias e Kroacisë, Nina Obuljen Korzinek, tha se vendimi i UNESCO-s do të shpëtonte trashëgiminë e kroatëve në Gjirin e Kotorrit.

“Kjo trashëgimi e jashtëzakonshme është dëshmi e pranisë mijëravjeçare të kroatëve në Gjirin e Kotorrit. Ajo është e rrënjosur thellë në mentalitetin e njerëzve dhe është një pjesë e rëndësishme e jetës së tyre sot”, tha Obuljen Korzinek për mediat.

“Promovimi i trashëgimisë kulturore që kroatët krijuan për shekuj në Gjirin e Kotorrit duhet të jetë gjithashtu lidhja midis Kroacisë dhe Malit të Zi”, shtoi ajo.

Festa tradicionale e Shën Trifonit në Kotorr, Mali i Zi. Foto: UNESCO

Në vendimin e saj, UNESCO tha se kroatët me origjinë nga Gjiri i Kotorrit kanë formuar komunitete të lidhura ngushtë në qytetet kroate të Rijekës, Zagrebit, Pulës, Dubrovnikut dhe Splitit që nga shekulli i nëntëmbëdhjetë, ku festojnë çdo vit festën e Shën Trifonit.

Më 16 dhjetor 2021, UNESCO shtoi trupën folklorike Boka Navy në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit. Boka Navy është shtylla kurrizore e festimeve të përvitshme të ditës së Shën Trifonit, që festohet më 3 shkurt, dhe merr pjesë në festimet në qytetet bregdetare të Kotorrit, Tivat dhe Herceg Novi.

Në këtë ditë, vallja mesjetare “Kolo” performohet si një ngjarje qendrore gjatë festave, e shoqëruar nga orkestra muzikore.

Boka Navy u përfshi në Regjistrin e Pasurive Kulturore të Malit të Zi në vitin 2013, ndërsa ish-qeveria malazeze e sugjeroi organizatën për listën e UNESCO-s në vitin 2017.

Më 29 nëntor, Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, vlerësoi vendimin e UNESCO-s për të përfshirë xhubletën tradicionale shqiptare në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

Xhubleta është një veshje tradicionale, e përdorur kryesisht nga gratë në veri të Shqipërisë dhe e përbërë nga disa shajaku të trashë të zi, e ngushtë në bel dhe e gjerë në fund. Shqipëria e paraqiti kërkesën në UNESCO vitin e kaluar.

“Xhubleta dikur përdorej në jetën e përditshme që nga mosha e pubertetit, duke treguar statusin social dhe ekonomik të mbajtësit të saj. Megjithatë, përdorimi dhe prodhimi i saj kanë qenë në rënie gjatë dekadave të fundit për arsye socio-politike dhe ekonomike”, thekson faqja e UNESCO-s.

Etiketa: Elva MargaritiKotorrKroaciMal të ZiMaliMali i ZiMinistria e KulturësQeveriaSHshqipShqipëriashqiptareUNESCOVendimi
Tjetri
Kryeministria.al rrëzohet përballë hakersave

Prokuroria akuzon 5 punonjës IT për mosveprim gjatë sulmit kibernetik

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.