AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Ariu i fundit shqiptar në robëri transportohet drejt Austrisë

Ariu i murrmë 24-vjeçar Mark u shpëtua të mërkurën nga organizata ndërkombëtare e mirëqënies së kafshëve “Four Paws”, pas shumë viteve i mbyllur në kafaz në një restorant në Tiranë.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
3 years më parë
në Artikull kryesor, Mjedisi, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ekipi i Four Paws duke transportuar Ariun Mark drejt Ambulancës_foto_Nensi Bogdani

Organizata e mirëqënies së kafshëve “Four Paws” shpëtoi dhe transportoi të mërkurën në mëngjes drejte Austrisë ariun e fundit të mbetur në kafaz në Shqipëri.

“Ariu Mark është i njëmbëdhjeti dhe i fundit i mbajtur në kafaz në Shqipëri,”  tha Magdalena Scherk-Trettin, koordinatore projekti nga Four Paws.

“Kur filluam punën tonë në 2016-tën ishin më shumë se 30 arinj si Mark të mbajtur nëpër kafaze të vogla me qëllim përdorimi për atraksione turistike”, shtoi ajo.

Magdalena shtoi se Marku do të transferohet në një strehë në Arbesbach – një qytezë e vogël në Austrinë e Poshtme, për ti jetuar vitet e mbetura të jetës së tij në një mjedis më mikpritës se sa kafazi i tij në restorantin Sofra e Ariut në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

“Do të ketë akses në një hapësirë të madhe të kontrolluar me bimësi dhe ujë, dhe do të ketë mundësinë të bie në letargji dhe të fshihet, mundësi të cilën nuk e ka në kafaz”, shpjegoi Magdalena.

Streha e arijnëve në Arbesbach ofron kushte miqësore për kafshët të shpëtuara nga robëria që nga viti 1998. Aktualisht, tre arinj të murrmë jetojnë në një sipërfaqe totale prej 14 mijë metrash katrorë në këtë strehë.

Shqipëria ka patur prej vitesh një kulturë të atraksionit turistik nëpërmjet kafshëve të ballsamosura, arinjve kërcimtar dhe praktikave të tjera të mbajtjes në robëri të kafshëve të botës së egër.

Ligji për kafshët e egra e ka të ndaluar marrjen dhe mbylljen e kafshëve të egra nga natyra, por lejon mbajten e kafshëve që kanë lindur në robëri.

Four Paws ka shpëtuar deri më tani 11 arinj në Shqipëri, ndërsa në total janë shpëtuar 30 arinj edhe nga organizata të tjera simotra.

Magdalena theksoi se në strehën austriake ariu Mark do të ketë akses në dietën e duhur ushqimore, që është kritike për mirëqënien dhe jetëgjatësinë e tij.

Ekipi i Four Paws duke transportuar Ariun Mark drejt Ambulancës_foto_Nensi Bogdani(2)

“Këtu Mark ka ngrënë shumë bukë, të cilën ia hidhnin vizitorët. Kjo nuk është e shëndetshme për një ari. Ndaj ai vuan nga mbipesha. Atij i duhet mish, peshk, perime dhe proteina, por mbi të gjitha atje do të ketë kujdes shëndetësor”, tregoi Magdalena.

Ajo theksoi se puna për të shpëtuar arinjtë e robëruar kishte filluar pasi organizata kishte ndërtuar një databazë të dhënash mbi kafshët e egra të mbajtura në kafaz në Shqipëri.

“Në vitin 2016 i propozuam Ministrisë së Mjedisit ndihmën tonë për të shpëtimin e arinjve të mbyllur në kafaze”, tha Magdalena Scherk-Trettin.

Katharina Braun, oficere e marrdhënieve me publikun pranë Four Paws shpjegoi se në Austri ariu Mark nuk do të jetë më i vetmuar.

“Në strehën e re Mark do të stimulohet gjithashtu që t’i rikthehet aktivitetit të tij normal, si edhe të socializohet me arinj të tjerë”, tha Braun.

Marku do të transferohet në Austri pasi në Shqipëri nuk ka një strehë për kafshët e egra.

Sajmir Shehu, koordinator i Four Paws për Shqipërinë tha se projekti i një strehe për kafshët e egra në Shqipëri është i domosdoshëm por vjen me kosto të mëdha.

“Streha e kafshëve të egra në vendin tonë është një projekt kompleks dhe i kushtueshëm që do të kërkojë një angazhim që shkon përtej Ministrisë së Mjedisit, por është një projekt që ne e kemi diskutuar që në 2016-tën”, tha ai.

“Në 2017-tën kemi patur dy memorandume bashkëpunimi me Ministrinë, ku ka qenë e specifikuar ngritja e një qëndre shpëtimi, fillimisht për arinjtë por edhe gjithpërfshirëse”, shtoi Shehu.

E pyetur nëse Shqipëria po planifikon të ketë një strehë për kafshët e egra, zv/Ministrja e Mjedisit Almira Xhembulla i tha BIRN se qeveria po përqipet të mbështesë projekte që i shërbejnë mirëqënies së faunës së egër.

“Me masat që kemi ndërmarrë dhe me moratoriumin e gjuetisë dhe për mbrojtjen e faunës së egër, situata sot është shumë më e përmirësuar,” deklaroi Xhembulla.

Veterinerja e Four Paws duke aplikuar anestezine tek ariu Mark_foto_Nensi Bogdani

“Ne jemi në përpjekje të vazhdueshme për të mbështetur projekte që kanë të bëjnë më krijimin e mundësive më të mira për individët e faunës së egër në Shqipëri”, shtoi ajo.

Veterinerja e Four Paws, e cila u sigurua për mbarëvajtjen e anastezisë dhe transportit të Markut në ambulancë, tregoi se shëndeti i ariut ka degraduar gjatë viteve që është mbajtur në kafaz, në mungesë edhe të një kujdesi apo të një strehë me kushtet e duhura në vendin tonë.

“Ai vuan prej infeksionit tek dhëmbët, me shumë gjasa do i hiqen dhëmbët dhe do t’i ruhen”, tha veterinerja, e cila tregoi sesi kohët e fundit në sjelljen e Markut ishte vënë re sjellja e kafshimit të hekurave të kafazit dhe si pasojë dhëmbët e tij ishin thyer.

Mungesa e dietës së duhur ushqimore ndër vite ka sjellë edhe problemet me mbipeshën.

“Ai është ari vërtet i rëndë, mbi 250 kg. Nuk është shumë i madh në përmasa, por ka një shtresë dhjamorë të madhe dhe kjo nuk është diçka e mirë tek arinjtë”, shtoi veterinerja.

Mark u transportua në ambulancën e kafshëve të “Four Paws”, me të cilën do të udhëtojë drejt strehës së arinjve Arbesbach në Austri ku pritet të mbërrijë më 9 Dhjetor.

“Këta arinj mund të jetojnë deri në 35 vjeç,” shpjegoi veterineraja e Four Paws. “Prandaj me trajtimin e duhur dhe kushtet e duhura ai mund të jetojë akoma mirë”, përfundoj ajo.

Etiketa: Almira XhembullaAustriBIRNFour PawsKatharina Braunkostokujdes shëndetësorMagdalena Scherk-TrettinMjedisMjedisiMjedisitPunaPunëQeveriaSajmir ShehuSHshqipShqipëriShqipëriaSofra e AriutStreha
Tjetri
ONM ‘totalisht kundër’; Si e mbajti në detyrë KPA gjyqtarin Gerd Hoxha

ONM ‘totalisht kundër’; Si e mbajti në detyrë KPA gjyqtarin Gerd Hoxha

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.