AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vuajtja e shqiptarëve me inflacionin vijon edhe vitin e ardhshëm, thotë FMN

Shqiptarët po paguajnë këtë vit inflacionin më të lartë në dy dekada ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që çmimet do të vijojnë të rriten edhe në vitin 2023. Normaliteti shpresohet të rikthehet “nga mesi i vitit 2024”.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Treg bujqësor në Tiranë. Foto: LSA

Shqiptarët po vuajnë këtë vit inflacionin më të lartë në dy dekada, me rritje mesatare çmimesh prej 6.4% përgjatë dymbëdhjetë muajve të fundit. Por Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se, ndonëse më e keqja duket se po kalon, çmimet do të vijojnë të rriten në masë të konsiderueshme edhe gjatë vitit të ardhshëm. Sipas FMN-së, çmimet do të vijojnë të rriten me 5.4% gjatë vitit 2023, ndërsa ritmi i rritjes pritet të ngadalësohet.

Cilësuar si “taksa mbi të varfrit”, për shkak se rëndon disproporcionalisht shtresat më të këputura të shoqërisë, kriza aktuale e inflacionit nisi si pasojë e paketave të stërmëdha të ndihmave që vendet e zhvilluara ndanë për ekonomitë e tyre private gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit. Përgjatë të gjithë vitit 2020, qeveritë e vendeve të pasura shpërndanë triliona dollarë për të paguar rrogat për punëtorët që nuk shkonin dot në punë apo për të mbajtur në këmbë bizneset që të mos falimentonin. Ndërsa ndërhyrja e paprecedentë u vlerësua si një ndryshim rrënjësor mentaliteti mbi rolin e shtetit në shoqëri, paketat e ndihmave vlerësohen sot si tepër të larta për të mbrojtur ekonomitë nga inflacioni.

Shqipëria duket se nuk pati paketa ndihmash aq të mëdha sa vendet e zhvilluara kështu që kriza e inflacionit u shkaktua në pjesën më të madhe nga rritja e çmimeve të mallrave të importuara, kryesisht energji dhe ushqime.

Shtresat e varfra, pensionistët apo të punësuarit me paga të ulëta vuajtën disproporcionalisht më shumë për shkak se konsumi i tyre, i përqendruar më shumë te ushqimet bazë, u inflacionia më shumë se sa mesatarja për të gjithë ekonominë. Kështu, ndërsa inflacioni vjetor shënoi kulmin në tetor me 8.3%, inflacioni u grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” ishte 15%.

Inflacioni vitin e ardhshëm parashikohet të jetë me bazë më të gjerë, gjë që do të thotë se rritja e çmimeve të ushqimeve dhe të energjisë do të transferohet gradualisht në rritjen e çmimeve të mallrave të tjerë duke krijuar një “valë të dytë” rritjesh.

Rritja reale e ekonomisë pritet të ngadalësohet në 2.2% në vitin 2023, sipas parashikimit të FMN-së, por financat e qeverisë duket se do të vijojnë të përfitojnë nga rritja e çmimeve. Të ardhurat e qeverisë shqiptare sigurohen në pjesën dërrmuese nga taksat e mbajtura në doganë dhe rrjedhimisht, rritja e çmimeve të mallrave të importuara sjell gjithashtu rritje të të ardhurave të qeverisë. Por inflacioni duket se po sjell edhe një reduktim të konsiderueshëm të borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Me pak fjalë, shqiptarët po paguajnë borxhet e stërmëdha të akumuluara nga qeveria paraardhëse e djathtë dhe ajo e kryeministrit Edi Rama përmes inflacionit.

Borxhi publik ishte i barabartë me 74% të PBB-së në vitin 2021 dhe pritet të bjerë në 68.5% këtë vit dhe 67.9% vitin e ardhshëm. Borxhi publik përfshin vetëm titujt e emetuara si të tilla ndërsa detyrime të tjera buxhetore, të tilla si kontratat koncesionare, nuk përfshihen në këtë tregues pavarësisht se janë gjithashtu borxh.

Etiketa: BorxhiBorxhi publikEdi RamaFinancatFMNInflacioniKonsumiKrizaMASPBBpensionistëPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRamaraportRritja e çmimeveSHshqipShqipëriashqiptaretaksaTaksat
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Majlinda Dogga – Gjykata e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Majlinda Dogga – Gjykata e Tiranës

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.