AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK dërgon në gjyq 21 të akuzuarit për inceneratorin e Fierit

Ish-ministri Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako dhe biznesmeni Klodian Zoto janë për së dyti në listën e të akuzuarve për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa SPAK kërkon dënimin edhe për 18 persona të tjerë të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit – dosja e dytë që shkon në gjykatë pas inceneratorit të Elbasanit.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
11:36 | 20/12/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe zyrtarë të tjerë të PS në inaugurimin e impiantit të Elbasanit. Foto: Facebook.

Prokuroria e Posaçme njoftoi të hënën më 19 dhjetor dërgimin për gjykim të çështjes ndaj 21 të dyshuarve për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe mashtrim në projektin e ndërtimit të inceneratorit të mbetjeve në Fier.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, biznesmeni Klodian Zoto dhe zyrtarët e lartë Pëllumb Abeshi e Etleva Kondi janë dërguar për gjykim për të dytën herë për të njëjtat vepra penale brenda pak javësh.

Ndërkohë, 16 persona të tjerë, zyrtarë dhe drejtues të kompanive të lidhura me inceneratorin e Fierit janë gjithashtu nën akuzë për vepra penale që lidhen me ndërtimin e këtij inceneratori.

Anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, Sabina Cenameri, Florjan Muçaj, Azem Shateri dhe Erjon Murataj akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa supervizori  Arben Dervishaj akuzohet edhe për “Korrupsion pasiv”. Ndërkohë, drejtues dhe administratorë të “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.,“Integrated Technology Service” sh.p.k. dhe disa kompanive fiktive akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, “Mashtrimi me pasoja të rënda”, dhe pastrim parash. Në listë janë Arenc Myrtezani, Loran Dusha, Giuseppe Ciaffaglione, Arjola Kodra, Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvestër Driza dhe drejtues të kompanive të dyshuara fiktive Regan Merdani, Robert Shabani, Enver Sheshi e Gentian Zifla.

SPAK thotë në njoftim se ka provuar një sërë veprash penale në ngarkim të të dyshuarve, përfshi përfitimet e paligjshme në mbi 146 milionë lekë që i janë transferuar ish-ministrit të Mjedisit përmes kompanive të lidhura me të dhe në mbi 14 milionë lekë transferuar ish-deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako përmes pagës prej 6 mijë eurosh në muaj për babanë e tij.

Prokuroria thotë se ka provuar shkelje të ligjit që me procedurat e ndjekura për dhënien e koncesionit, e në vijim më shpronësimin si “tokë truall” të vendit ku do të kryhej ndërtimi, ndërsa ishte “tokë arë” dhe më pas me përpilimin e faturave fiktive për punime që nuk ishin kryer.

Në njoftimin për shtyp, Prokuroria thotë se ka dokumentuar shkelje që kanë shkaktuar një dëm financiar në rreth 700 milionë lekë dhe thotë se ka vendosur sekuestro pasurive të përfituesve.

“Gjatë hetimit është vendosur masë e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë e të pandehurve Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Klodian Zoto, që kanë përfituar në mënyrë të parregullt, me qëllim kërkimin e konfiskimit të vleftës së përfituar në mënyrë të parregullt”, thuhet në njoftim.

SPAK detajon sekuestrimin e një sërë pasurive të ish-ministrit Lefter Koka kryesisht njësi tregtare me vlerë ekuivalente shumën e përfituar në mënyrë të paligjshme. Po ashtu është sekuestruar edhe një apartament në pronësi të Edmond Bllakos që ka vlerën të përafërt me paratë e dyshuara si të përfituara prej djalit të tij.

Etiketa: Afera e inceneratoreveAlqi BllakoArben DervishiArbër DeniziArenc MyrtezaniArjola KodraAzem ShateriErjon MuratajEtleva KondiFierFlorjan MuçajGiuseppe CiaffaglionegjykimGjyqinceneratoriIntegrated Technology Waste Treatment FierKlodian ZotoKorrupsionkorrupsion pasivKorrupsioniLefter KokaLoran DushaMASmashtrimMjedisitPartisë SocialistepasojaPastrim parashPëllumb AbeshiProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSabina Cenamerisekuestro preventiveSHShpërdorim detyreSPAK
I mëparshmi

Prokurori Kledian Llaho jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

Tjetri

Gjyqtari Alfred Konomi përballet me vetingun

Tjetri
Gjyqtari Alfred Konomi përballet me vetingun

Gjyqtari Alfred Konomi përballet me vetingun

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.