AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KQZ vendos se Agron Kapllanaj dhe Kleo Murataj nuk u ndalohet kandidimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori të hënën vendim për verifikimin e thelluar për dy kandidatë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbledhja e KQZ-së me 9 janar 2023

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, konstatoi se “Agron Kapllanaj dhe  Kleo Murataj nuk përfshihen në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të deputetit”.

Të dy kandidatët kishin deklaruar dënime të mëparshme në formularin e dekriminalizimit, por këto dënime kishin kaluar afatin kohor që do t’i penalizonte ata në bazë të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Raporti i KQZ-së për Agron Kapllanaj konstatoi se verifikimi i thelluar i bërë nga prokuroria nuk nxori të dhëna të reja nga ato që ishin deklaruar prej tij në formular, përveç dënimit në Firence, Itali në vitin 2004 me 2 vjet heqje lirie e 200 euro gjobë për veprën penale të vjedhjes.

“Ka përfunduar dënimin në vitin 2006, ka kaluar afati 10 vjeçar i parashikuar në ligj. Subjekti konsiderohet i rehabilituar”- thuhet në këtë raport.

Kapllanaj ka qenë kryetari i bashkisë së Mallakastrës dhe një figurë qendrore e PD-së në këtë qytet. Ai është favorit për të qenë sërish kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit.

Ndërsa Murataj që vjen nga radhët e partisë së Tom Doshit, një tjetër figurë e verifikuar nga ligji i dekriminalizimit, rezulton sipas Prokurorisë, i dënuar nga gjykata e Tiranës në  vitin 1991 me 2 muaj riedukim për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Dënimi ishte deklaruar në formular dhe KQZ vendosi se ai nuk ishte në kushtet e ndalimit për të kandiduar në zgjedhje.

I miratuar në vitin 2015, ligji i njohur gjerësisht si ligji i dekriminalizimit erdhi si nevojë e pastrimit të politikës shqiptare nga personat me rekorde kriminale, por shtatë vjet më pas, ekspertët e shohin me dyshim suksesin e tij në vetëpastrimin e partive politike – çka synohej të ishte edhe qëllimi kryesor afatgjatë i këtij ligji.

Edhe pse qindra kandidatë apo zyrtarë të niveleve të ndryshme janë penalizuar për shkak të ligjit, Instituti i Studimeve Politike, ISP, – një think tank që monitoronin në vazhdimësi zbatimin e procesit të dekriminalizimit – vëren se partitë politike nuk i kanë përjashtuar këta zyrtarë nga radhët e tyre, duke ecur në kah të kundërt me frymën e ligjit.

Etiketa: Agron KapallanajAgron KapllanajArmëEuroFirenceGjykataGjykata e TiranësIlirian CelibashiInstituti i Studimeve PolitikeISPItalikandidatëtKleo MurataKomisioneriKQZkryetarLigjLigji i dekriminalizimitPDProkuroriaraportRaportishqiptareTiranëTom DoshizgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e 14 majit
Tjetri
Gjetjet e ONM-së vënë në vështirësi prokurorin Saimir Bahiti

Gjetjet e ONM-së vënë në vështirësi prokurorin Saimir Bahiti

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.