AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dyshohet se përvetësuan 5 mijë metra tokë, arrestohet ish-juristi i Hipotekës dhe 2 persona të tjerë

Një ish-zyrtar i Hipotekës së Durrësit dhe 2 persona të tjerë u ndaluan pasi përmes dokumenteve të dyshuara si të falsifikuara përvetësuan 5 dynym tokë në Fshatin Kameras, në Njësinë Administrative Manëz.    

Geri EmiringaGeri Emiri
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forcat e policisë “Shqiponja” gjatë një verifikimi në Durrës. Foto Geri Emiri.

Policia e Durrësit arrestoi 3 persona që dyshohen që në bashkëpunim me njëri-tjetrin i morën 5000 m² një qytetari, duke e regjistruar në Hipotekën e Durrësit sikur të ishte e tyre.

60-vjeçari me iniciale Artur Isaku, ish-jurist i Hipotekës së Durrësit dyshohet se ndihmoi për të realizuar përvetësimin e tokës 2 të arrestuarit e tjerë, 72-vjeçarin me iniciale Z. D. dhe 68-vjeçarin me iniciale F. I. gjithashtu, banues në Durrës.

Procesi, sipas policisë, u realizua duke përdorur dokumente të falsifikuara. Sipas njoftimit të policisë ata u zbuluan pas hetimit disamujor me metoda proaktive.

Ata dyshohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim. Policia e Durrësit sqaroi për BIRN se toka e përvetësuar ndodhej në Fshatin Kameras, në Njësinë Administrative Manëz.

Prokuroria e Durrësit ka regjistruar më herët edhe hetime të tjera ku burra të moshuar janë identifikuar si të përfshirë në skema të përvetësimit të pronave përmes bashkëpunimit me zyrtarët shtetërorë.

Në tetor të vitit 2019, 3 ish-drejtues të hipotekës së Durrësit dhe një mori ish-zyrtarësh u arrestuan bashkë me 5 përfitues të 68 mijë metrave katrorë tokë në operacionin e koduar “Rodoni”. Ata akuzohen për falsifikim dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Në skemë sipas prokurorisë ishin përfshirë tre ish-drejtues të Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës, Ardian lIjazaj, Edlira Nova dhe Adrian Kona, si edhe Sulejman Ibrahimi, ish-kryetar i Komunës së Ishmit dhe disa anëtarë të komisionit të ndarjes së pronave, kryesisht nga fshati Bizë dhe ish-juristë të hipotekës. Po ashtu u arrestuan edhe 5 persona që u akuzuan si përfitues të pronës.

BIRN zbuloi se nga përgjimet e Prokurorisë së Durrësit u faktua zhdukja e referencave të regjistrimit të pasurive nga arkiva e hipotekës, bashkë me 30-40% të dosjeve fizike dhe se ato kishin përfunduar në bagazhet e makinave të zyrtarëve.

Gjiri i Lalzit mbetet zona më e lakmuar dhe ku janë evidentuar skema të mirëfillta të përvetësimit të tokave. Dy vjet pas nisjes së hetimeve për atentatin në autostradë ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja, rastësisht prokurorët gjetën prova me video për korrupsion dhe falsifikime me tokat në Gjirin e Lalzit.

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit urdhëroi arrest shtëpie për një zyrtar dhe arrest me burg për një eksponent të dyshuar të krimit të organizuar, Aleksandër Laho, i njohur gjithashtu edhe si Pëllumb Muharremi, apo me nofkën Rrumi, “i forti i Sukthit”.

Etiketa: AdministrativeAleksandër LahoArian NdojaArrestArrest me burgarrest shtëpieautostradBIRNBurgDurrësFalsifikimi i dokumenteveGjiri i LalzitGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe KorrupsionithetimeKorrupsionkryetarPëllumb MuharremiPoliciaPolicia e DurrësitprokurorProkuroriaRrumiSHTokavideo
Tjetri
KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

KLGj përzgjedh komisionin e shqyrtimit të ankesave për vendimet e ILD-së

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.