AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Pretendime të pabazuara: KPA la në fuqi vendimin e shkarkimit për Arjan Balliun

KPA i ka gjetur të drejta përfundimet e Komisionit se ish-gjyqtari i Apelit Durrës, Arjan Balliu kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për të ardhurat e pasuritë, për të cilat rezultoi me balanca negative; se kishte bërë deklarim të rremë e fshehje; kishte nënshkruar kontratë fiktive për shitjen e një apartamenti me qëllim justifikimin e burimeve financiare për pasuritë e tjera; si dhe ishte gjendur në kushtet e konfliktit në gjykimin e një çështje.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
19:06 | 02/02/2023
në Analiza, KPA, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës Arjan Balliu duke dalë nga seanca dëgjimore. Foto:BIRN

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, i gjeti të pabazuara dhe pa peshë në vendimarrjen përfundimtare shkaqet e ankimit të ngritura nga ish-gjyqtari i Apelit Durrës, Arjan Balliu kundër shkarkimit të tij nga detyra në shkallën e parë të vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 18 nëntor 2019 të largojë nga detyra ish-gjyqtarin Arjan Balliu, pasi u konkludua se kishte mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë dhe kryerjen e shpenzimeve për periudhën 1991 − 2016; se kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm për të ardhurat; për deklarim të pasaktë dhe të rremë të pasurive dhe burimin e krijimit të tyre; për një kontratë shitje fiktive të një apartamenti me qëllim justifikimin e pasurive të tjera; si dhe se është gjendur në kushtet e konfliktit të interesit.

Balliu e kundërshtoi vendimin e KPK-së duke ngritur shkaqe procedurale dhe për kriterin pasuror, por që u rrëzuan në Kolegj.

Arjan Balliu e filloi karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1993 dhe punoi si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës deri në vitin 2000. Më pas, ai punoi si drejtor i Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave dhe ushtroi profesionin e avokatit, ndërsa në vitin 2009 u emërua inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Balliu u rikthye në sistemin gjyqësor në vitin 2013 si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Durrësit, detyrë të cilën e mbajti deri në shkarkimin nga detyra.

Shkaqet për pasurinë

Për një apartament me sipërfaqe 70,8 m2 dhe garazh me sipërfaqe 12,5 m 2 në Tiranë të blerë në vitin 2001 për çmimin 28 mijë USD, Komisioni ka arritur në përfundimin se Balliu ka kryer deklarim të pasaktë dhe të rremë lidhur me burimin e krijimit; se nuk ka pasur burime financiare të mjaftueshme për krijimin e kësaj pasurie; si dhe ka kryer një kontrate fiktive për shitjen e kësaj pasurie vjehrrës, e cila ka rezultuar në mungesë të burimeve të ligjshme financiare.

Balliu pretendoi se kishte kryer lapsus në deklaratën e vitit 2003 kur ka shënuar si burim të kësaj pasurie një shumë 15 mijë USD të dhënë nga vjehrri, pasi nuk ka qenë informuar për mënyrën e deklarimit nga ana e ILDKPKI-së. Sipas Balliut, burim krijimi i kësaj pasurie kanë qenë kursimet familjare dhe të ardhurat nga pagat e tij e të bashkëshortes në vitet 1991-2001 dhe vlera monetare prej një milion lekë që rrjedh nga puna e babait si emigrant në Greqi.

Trupi gjykues i Kolegjit shprehet në vendimin e arsyetuar, se pasi ka analizuar aktet e çështjes ka konkluduar se pretendimet e subjektit janë të pabazuara. “Pretendimet e subjektit të rivlerësimit bien ndesh me deklarimet e tij në deklaratën e pasurisë vetting, për sa i përket burimit të krijimit të kësaj pasurie analizuar edhe përkundër deklarimeve të tij periodike vjetore ndër vite”, konstaton KPA dhe çmon se subjekti gjendet në kushtet e mungesës së burimeve të ligjshme për blerjen e apartamentit në 2001-in.

Kolegji vëren se subjekti nuk ka provuar pretendimet e tij për të ardhurat e babait nga punësimi në emigracion, qoftë për nga ekzistenca, vlera apo ligjshmëria e tyre. Ndërkohë, nga analiza financiare e kryer në Kolegj ka rezultuar se të ardhurat e ligjshme të prindërve të Balliut deri në vitin 2001 janë më të ulëta se vlera e dhuruar prej 1 milion lekësh.

Në përfundim, nga analiza financiare ka rezultuar balancë negative në shumën 3.1 milionë lekë. Në vendim sqarohet se në përllogaritjen e kryer në Kolegj mbi bazën e shkaqeve të ankimit të ngritura nga Balliu, balanca negative thellohet.

Në deklaratën “veting”, Balliu ka shënuar se ka përfituar të ardhura nga shitja e këtij apartamenti në vitin 2012, në vlerën 8.8 milionë lekë.Po ashtu, në deklaratën e vitit 2012 ka deklaruar shitjen e kësaj pasurie. Këto të ardhura janë deklaruar se kanë shërbyer si burim për blerjen e një automjeti luksoz tip “Audi” në shumën 25 mijë euro, si dhe për krijimin e një gjendje cash 1 milion lekë.

Komisioni ka konkluduar se kontrata e shitjes së apartamentit në vitin 2012 ishte fiktive pasi subjekti nuk ka provuar kalimin në favor të tij të vlerës pas shitjes, si dhe ka rezultuar se vjehrra nuk ka pasur burime financiare të mjaftueshme për blerjen e kësaj pasurie.

Kolegji sqaron se ka kryer një analizë më të thelluar e gjithëpërfshirëse për kontratën, duke konsideruar edhe aspektet e analizuara nga Komisioni, por sërish ka arritur në të njëjtin rezultat. “Kontrata e shitjes së apartamentit është fiktive, dhe ka përbërë një përpjekje për të justifikuar blerjen e automjetit në vlerën 25 mijë euro nga subjekti i rivlerësimit”, citohet në vendimin e arsyetuar ku në vijim renditen konstatimet në të cilët është bazuar ky konkluzion.

Sipas KPA, kontrata e shitjes është e vetmja gjurmë që ka lënë ky veprim juridik. Kolegji sjell në vëmendje faktin se sipas deklarimit të vitit 2003, kontributi i vjehrrit në momentin e blerjes nga subjekti në vitin 2001 ka qenë 15 mijë USD ose rreth 2.2 milionë lekë. Për rrjedhojë, e gjithë vlera që familja e origjinës së bashkëshortes ka paguar për këtë pasuri vlerësohet të jetë rreth 11 milionë lekë.

Ndërkohë, nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka investuar rreth 1.9 milionë lekë dhe se ka përfituar nga shitja në 2012-ën 6.9 milionë lekë. “Pagesa e vlerës së tregut në blerjen e kësaj prone nga prindërit e bashkëshortes duket jo bindëse, sidomos në kushtet kur ata ishin dhurues të 53% të vlerës së blerjes së apartamentit, ndërsa subjekti dhe vajza e tyre përfitonte 6.9 milionë lekë edhe për shkak të dhurimit të bërë prej tyre”, arsyeton Kolegji dhe shton se fiktiviteti i kontratës mbetet i vetmi shpjegim logjik, edhe nëse pranohet pretendimi i subjektit se vlera 15 mijë USD nuk ka shërbyer për blerjen e kësaj pasurie në 2001-in.

“…Prindërit e bashkëshortes kontribuonin me dhurime përfshirë edhe duke blerë pasurinë për të cilën kanë dhuruar 53% të vlerës në dyfishin e kostos fillestare apo kalojnë pronësi e përfitime në favor të bashkëshortes së subjektit të rivlerësimit […], ndërsa subjekti dhe bashkëshortja mbeten ndër vite në rolin e përfituesit të përhershëm dhe jo rrallë të vetëm. Kjo situatë e pretenduar, ku bamirësia, mirëkuptimi dhe favoret për shkak të marrëdhënies së afërt prind-fëmijë shkon vetëm në një kah – në favor të subjektit dhe bashkëshortes – sfidon logjikën”, vlerëson KPA dhe e gjen të drejtë konkluzionin e KPK se subjekti ka mungesë burimesh, se ka kryer deklarim të rremë për burimin e krijimit të apartamentit, si dhe ka kryer kontratë fiktive me qëllim justifikimit e ligjshmërisë së të ardhurave që kanë shërbyer për krijimin e pasurive të tjera, për të cilat është konstatuar po ashtu pamundësi financiare.

KPA ka gjetur të bazuar konkluzionin e KPK për fshehje të një apartamenti në përdorim nga subjekti që prej vitit 2012, të blerë nga babai për shumën 4.3 milonë lekë. Në vendim thuhet se, ashtu si ka arritur në përfundim Komisioni, subjekti nuk ka arritur të provojë burimin e ligjshëm të të ardhurave nga babai për blerjen e kësaj pasurie, pasi nuk janë dokumentuar të ardhurat e pretenduara nga emigracioni.

Për një apartament tjetër me sipërfaqe 70 m2 në Tiranë, Komisioni ka konstatuar se Balliu ka kryer deklarim të pasaktë lidhur me burimin e krijimit; se e ka blerë nën çmimet e tregut; se ka qenë në konflikt interesi me personin me të cilin ka lidhur kontratën e sipërmarrjes dhe të shitjes; si dhe nuk ka arritur të provojë shërbimet që ka kryer si avokat ndaj shoqërisë shitëse.

Edhe KPA vlerëson se, pretendimi i subjektit për fitimin e apartamentit nëpërmjet shërbimeve ligjore të kryera për shoqërinë ndërtuese rezultoi jo bindës, pasi ka qenë i pambështetur në fakte e në dokumentacion ligjor me vlerë provuese. Për rjedhojë është konkluduar pamundësi për krijimin e kësaj pasurie.

Trupi gjykues i Kolegjit vlerëson se Balliu ka qenë në marrdhënie të gjatë me palën shitëse dhe nuk duhej të kishte marrë pjesë në gjykimin e një çështje ku palë ishte një individ me të cilin kishte pasur interesa biznesi të vazhdueshme, në kapacitet privat dhe personal.

Sipas KPA, subjekti nuk arriti të provojë mënyrën e përfitimit të një apartamenti në Kavajë në pronësi të bashkëshortes, si dhe të burimeve të ligjshme që kanë shërbyer për atë qëllim.

Po ashtu, Balliu ka rezultuar edhe në Kolegj në pamundësi për krijimin e bonove të thesarit në vlerën 3 milionë lekë; për një llogari bankare në shumën 550 mijë lekë; për gjendje cash 1 milionë lekë; si dhe për blerjen e automjetit tip “Audi” në vlerën 25 mijë euro.

 

Etiketa: Analiza financiareArjan BalliuDurrësemigracionEuroGjykata e Apelit DurrësGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtareGreqiILDKPKIInspektorKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioni i Pavarur i Kualifikimitkonfliktkonflikt interesiKPAKPKPagatPunaPunëPunësimiSHTiranëVendimVetingVetting
I mëparshmi

Argumentet e KPA për shkarkimin e Gjon Kodrës

Tjetri

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Altin Shkurti

Tjetri
Gjyqtari Altin Shkurti jep shpjegime për burimet e një apartamenti

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Altin Shkurti

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.