AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Fushata zgjedhore ‘online’ ka filluar, por mbetet e pamonitoruar nga KQZ

Kandidatët për kryebashkiak në zgjedhjet e Majit kanë nisur të reklamojnë alternativat e tyre në rrjetet sociale, por boshllëqet ligjore e kufizojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në monitorimin e propagandës në internet.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Reklama politike në Facebook

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi u shfaq gjatë janarit në një reklamë të sponsorizuar në rrjetet sociale duke takuar elektoratin në “turin e dëgjimit”.

“Do të jetë fitorja e njerëzve të thjeshtë!” shkruan Këlliçi mbi një video të sponsorizuar në ‘Facebook’, ku shfaqet duke shtrënguar duar dhe duke takuar banorët e Laprakës.

Edhe pse video i ngjason një reklame politike ajo nuk indetifikohet si e tillë dhe nuk përcaktohet qartë subjekti zgjedhor që i përket.

Këlliçi nuk është i vetmi politkan që po reklamon në ‘Facebook”, edhe pse zgjedhjet janë disa muaj larg. Pretendentë të tjerë në zgjedhjet e qeverisjes vendore të 14 majit, por dhe deputetë të partive kryesore politike kanë nisur nisur fushata reklamash dhe postimesh të sponsorizuara online.

Prej vitesh rrjetet sociale marrin një peshë të rëndësishme të fushatës elektorale. Por monitorimi i tyre mbetet një sfidë për KQZ-në, për shkak të mungesës së rregullave në Kodin Zgjedhor. Gjithashtu, aktiviteti propagangues i kandidatëve para regjistrimit të tyre zyrtarisht dhe para nisjes së fushatës – sipas përcaktimeve ligjore, nuk mund të monitorohet.

“Kodi Zgjedhor ka percaktuar rregulla për sjelljen gjatë periudhës zgjedhore dhe kompetencën e KQZ për të monitoruar vetëm këtë periudhë”, tha KQZ në një përgjigje me shkrim, duke theksuar se bëhet fjalë gjithmonë për financimin e subjekteve zgjedhore, ose dhe të partive politike.

Duke iu referuar afateve të procesit zgjedhor, KQZ thotë se i konsideron thjesht si individë të zakonshmën personat që bëjnë propagandë politike përpara fillimit të fushatës.

“Ata jane qytetarë të zakonshëm, të lirë, për tu sjellë si e mendojne ata dhe KQZ nuk mund të trajtojë këta individë si kandidatë përsa kohë momenti i regjistrimit të tyre në KQZ është jo më vone së 50 ditë para datës së zgjedhjeve, pavarsisht vetëshpalljes së tyre”, sqaroi komisioni.

I pyetur nga BIRN reth deklarimit të shpenzimeve për reklama në ‘Facebook’, deputeti demokrat Bleind Këlliçi tha se do të zbatonte ligjin.

“Do deklaroj gjithçka në zbatim të ligjit,” theksoi ai.

Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, Partia Demokratike do të jetë përgjegjëse për të deklaruar shpenzimet për fushatën online të Këlliçit dhe kandidatëve të tjerë të saj në fund të procesit zgjedhor.

Për organizatat monitoruese të zgjedhjeve, monitorimi i fushatës online bëhet i vështirë për shkak të mungesës së akteve rregullatore, duke ndikuar në standardet e procesit zgjedhor.

Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi tha së në fazën aktuale monitorimi ka vlerë kryesisht për institucionet publike dhe “shtetin” në fushatë.

“Përvoja e vitit 2021, për vetdeklarimin e kandidatëve dhe partive për reklamat në mediat sociale është dukshëm e pamjaftueshme për të siguruar transparencë, madje ndikoi të krijojë imazh fiktiv të shpenzimeve elektorale, duke ofruar të dhëna për kosto shpenzimesh shumë herë më të vogla sesa ato realet,” tha ai.

Sipas Krasniqit, pa një mekanizëm efektiv monitorues, ndikimet negaitve janë të shumta, përfshirë pastrimin e parave kriminale në investimet online në funksion të fushatës së partive dhe kandidatëve të caktuar, dezinformimin masiv kundër partive dhe kandidatëve të caktuar, krijimin e portaleve shantazhuese dhe fake news gjatë fushatës, si dhe keqpërdorimin masiv të të dhënave personale.

“Secila prej këtyre pasojave përbën cënim të standardit të zgjedhjeve, të gjitha së bashku përbëjnë kërcënim të standardeve jetike të zgjedhjeve”, paralajmëroi ai.

Ndërsa për Rigels Xhemollarin, drejtor ekzekutiv i “Qendresa Qytetare”, boshllëku ligjor për monitorimin të fushatës në rrjete sociale lë hapësirë për abuzime me financat dhe të shkelje të tjera të standardeve zgjedhore.

“Duke nisur nga pandëshkueshmëria e abuzimeve me financat, shkelja e heshtjes zgjedhore apo edhe pabarazia e palëve në zënien e hapësirës mediatike online”, tha ai.

Sipas Xhemollarit, “në kushtet e informalitetit financiar në rrjetet sociale, të vetmit aktorë monitorues mund të jenë media dhe shoqëria civile, të cilët në zgjedhje lokale për shkak të numrit të lartë të kandidatëve e kanë të pamundur të hedhin dritë mbi gjithçka”.

Financimi i fushatës zgjedhore mbetet “thembra e akilit” për standardet e zgjedhjeve edhe pas rregullimeve të fundit të Kodit Zgjedhor në një marrëveshje politike që i parapriu zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021.

Por, partitë dështuan të parashikojnë një rregullim të gjithanshëm të financimit në media duke lënë mënjanë rrjetet sociale dhe platformat online.

Krasniqi sugjeron se KQZ-ja mund të përdorë frymën konsensuale të shprehur në këtë komision për të nxjerrë akte që rregullojnë këtë aspekt.

“Fakti që pati parimisht dakordësi për këtë cështje, është nxitje për KQZ për ta përdorur këtë frymë konsensuale për nxjerrjen e akteve plotësuese që lidhen edhe me median online, sidomos me portalet e regjistruara në AKSHI, reklamat në mediat sociale, krijimi i portaleve/mediave anonime denigruese apo me fake neës gjatë fushatës, etj.”, tha ai.

Sipas Krasniqit mund të kërkohet dakordësi me mes institucioneve, AKSHI, me AMA, me Komisionerin për të Dhënat Personale dhe Komisionerin Antidiskriminim, si dhe strukturat kundër krimit kibernetik dhe prokurorinë, që “secili institucion të deklarojë publikisht detyrimet e veta ligjore dhe planin e masave për jetësimin e tyre, si dhe mund të nxisë aktorët politikë për zgjerimin e listës së deklarimeve financiare, me fokus mediat sociale dhe online”.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore i ngritur në shkurt të vitit 2022 nuk arriti të miratojë asnjë ndryshim në këtë aspekt pavarësisht dakordësisë mes palëve për nevojën e rregullimit të fushatave online.

Një prej rekomandimeve të dorëzuara nga KQZ në këtë komision ishte formuluar specifikisht për kërë aspekt duke kërkuar që të “të përcaktohen rregulla për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në median në internet (online), në rrjetet sociale dhe në median e shkruar”.

Bashkëkryetari demokrat i komisionit Enkelejd Alibeaj fajësoi Partinë Socialiste për hezitim dhe zvarritje të punës së komisionit dhe mungesë vullneti politik për të pranuan ndryshimet e propozuara nga grupi i PD-së.

“Ndër këto ndryshime ka pasur edhe një sërë rregullimesh, të cilat prekin rregullimin e mediave, duke përfshirë për herë të parë median online dhe rrjetet sociale”, tha Alibeaj.

Sipas tij, propozimet kanë hasur në rastin më të mirë në vesh të shurdhër, dhe në rastin më të keq nga një refuzim kategorik nga përfaqësuesit e mazhorancës.

Ndërsa bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN lidhur me masat që komisioni ka ndërmend të marrë për të adresuar rekomandimet e KQZ-së.

Etiketa: Afrim KrasniqiAKSHIAMABanorëBelind KëlliçiBIRNDamian GjiknurideputetEnkelejd AlibeajFacebookFake NewsFinancatfushataFushata ZgjedhoreKodi ZgjedhorKomisionkostoKQZLokalemarrëveshjeMediaMediat socialeMonitorimiPabaraziaParaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDPortaletPunëreklamarrjete socialeRrjetet socialevideozgjedhjezgjedhje lokaleZgjedhjet
Tjetri
Kina mund të ndërpresë lidhjen ekonomike me deficitin tregtar amerikan

Kina mund të ndërpresë lidhjen ekonomike me deficitin tregtar amerikan

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.