AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata shtyn edhe 3 muaj paraburgimin e tre blogerëve të akuzuar për spiunazh

Gjykata e Elbasanit pranoi një kërkesë të prokurorisë për të shtyrë me tre muaj afatet e paraburgimit ndaj 3 blogerëve, dy rusë dhe një ukrainas, që mbahen në qeli me akuza të spiunazhit. Avokatët thonë se vendimi është absurd, pasi afatet e paraburgimit kishin përfunduar para kërkesës.

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tre të akuzuarit, Svetlana Timofeeva, Mikhail Zorin dhe Fedir Alpatov në Gjykatën e Elbasanit. Foto: Gent Shkullaku/ LSA

Gjykata e Elbasanit pranoi të premten kërkesën e prokurorit Kreshnik Ajazi për të shtyrë me tre muaj të tjerë afatet e paraburgimit ndaj 3 blogerëve, dy rusë dhe një ukrainas, që mbahen në qeli me akuza të spiunazhit.

BIRN mësoi se Ajazi pretendoi para gjykatës se hetimet mbi akuzat e ngritura ndaj Svetlana Timofeeva, Mikahil Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov, kërkonin më shumë kohë, pasi duhet të verifikoheshin materialet e gjetura në paisjet e tyre elektronike.

Por para se gjykata të shprehej për këtë kërkesë avokatët, kërkuan që gjykata të vendoste shuarjen e afateve të paraburgimit.

Isuf Shehu, që përfaqësor rusin Mikhail Zorin i tha BIRN se afatat e paraburgimit për të tre të ndaluarit kishin përfunduar në datën 21 shkurt në orën 17.15. Shehu tha se kërkesa për shtyrje nuk mund të pranohej sa kohë afatet kishin përfunduar. Avokatët kërkuan që koha e paraburgimit të llogaritej nga dita e njoftimit të arrestit nga prokuroria, më 21 gusht 2022.

Por gjyqtarja e çështjes Matilda Fetau, njëkohësisht kryetare e gjykatës, e rrëzoi këtë kërkesë duke pranuar pretendimin e prokurorit se afatet e paraburgimin fillonin me datë 24 gusht kur edhe ishte caktuar masa e sigurisë në gjykatë për të ndaluarit.

Avokati Saimir Visha, që përfaqëson ukrainasin Alpatov paraqiti kërkesë për përjashtim të trupit gjykues. Kërkesa u rrëzua po brenda ditës nga një gjykatës i Apelit Durrës. “Kërkuam përjashtim të gjyqtarit dhe shprehjen e gjykatës së Apelit përderisa gjyqtar çështje ishte kryetarja e gjykatës. E megjithatë as kjo nuk u mor parasysh. Është e papranueshme”, tha Vishaj për gazetarët.

Pasi rrëzimit të kërkesës për përjashtim gjyqtarja Fetau pranoi kërkesën e prokuroit për shtyrje të afateve të paraburgimit me tre muaj të tjerë.

Avokati Saimir Vishaj, tha se vendimi ishte i padrejtë. “Është tërësisht në shkelje të ligjit. Tre shtetas të huaj po mbahen në qeli përtej afateve”, tha ai.

Avokatët thonë se vendimi është absurd, dhe se do të apelonin atë. “Nisur nga sa tha prokurori në gjykatë, mbi verifikimin që kërkonte të bënte ka dyshime që nuk ekziston fakti penal”, tha avokati Isuf Shehu.

Shehu tha se po priste që gjykata t’i njihte mbrojtësit me aktet e vëna në dispozicion nga prokuroria. Aktet e dosjes janë konsideruar deri sëfundmi sekret nga prokurori i çështjes dhe mbrojtësit nuk janë në dijeni të tyre.

Svetlana Timofeeva 33 vjeç u arrestua më 20 gusht së bashku me Mikahil Zorin, 23 vjeç dhe ukrainasin Fedir Alpatov, 24 vjeç, pas një incidenti të ndodhur brenda rrethimit të ish-uzinës së armëve në Gramsh.

Zorin kundërshtoi dy ushtarakët që tentuan ta ndalonin dhe përdori spray me piper kundër tyre.

Tre të arrestuarit njihen si blogerë dhe janë pjesë e një subkulture të quajtur “Urban Explorer” apo “Urbex”; të apasionuar për të vizituar dhe fotografuar godina të braktisura, përfshi objekte ushtarake të “Luftës së Ftohtë”.

Megjithatë, prokuroria shqiptare i akuzon ata për spiunazh dhe pretendon se treshja kishte ardhur në Shqipëri për të mbledhur informata ushtarake dhe strategjike të sigurisë kombëtare – dyshime të pranuara deri më tani nga gjykatat.

Etiketa: AkuzaAlpatovArmëBIRNBlogerëDurrësFedir AlpatovgazetarGjykataGjykata e ElbasanitGjykatëGjykatësgjyqtarGramshHetimetIsuf ShehuKreshnik AjaziMasaMatilda FetauMikahil ZorinMikhail ZorinParaProkuroriProkuroriaSaimir VishaSaimir VishajsekretshqipShqipërishqiptareShtyrjeSvetlana TimofeevaTimofeevaUrbexVendimiZorin
Tjetri
Qentë e luftës të Putinit

Qentë e luftës të Putinit

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.