AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Katër bashki përballen me gjoba për mosraportim të aktiviteteve publike

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, vendosi të martën sanksione administrative për disa bashki për shkelje të detyrimit ligjor për të raportuar brenda afatit aktivitetet me karakter publik.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:56 | 28/02/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA.

Për të parandaluar përdorimin e administratës dhe burimeve publike në fushatë elektorale, Kodi Zgjedhor detyron të gjitha institucionet qendrore dhe vendore, që 4 muaj para zgjedhjeve të raportojnë çdo aktivitet me karakter publik pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe u ndalohet të bëjnë fushatë politike gjatë këtyre aktiviteteve.

Pasi shqyrtoi kërkesat e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, për vendosje sanksionesh ndaj 4 bashkive, KAS pranoi kërkesën për gjobë në masën 20 mijë lekë për bashkinë Berat, gjobë prej 10 mijë lekësh për bashkinë Durrës dhe Fier dhe 5 mijë lekë për bashkinë Roskovec.

Penalitetet administrative u vendosën për sekretarët e përgjithshëm të këtyre bashkive ose personit përgjegjës për raportimet në rastin e bashkisë Durrës.

KAS rrëzoi një prej kërkesave të Celibashit për sanksione ndaj bashkisë Durrës për aktivitete që kishin të bënin me mbjellje pemësh dhe vendosje ndriçimi në rrugë.

Bashkia Durrës kundërshtoi penalitetet, duke i cilësuar aktivitetet në fjalë të karakterit jopublik.

Përfaqësuesi i kësaj bashkie, Vangjel Manushi pretendoi se zyrtarët e bashkisë kanë ushtruar detyrën e tyre dhe nuk kanë pasur pasqyrim në media apo rrjetet sociale për këto aktivitete.

Por kjo bashki u penalizua për raportim të vonuar për aktivitete të tjera që ishin të hapura për publikun.

Nga data 13 janar, kur ka nisur afati i ndalimeve, KQZ nuk ka marrë vendim për të ndaluar asnjë aktivitet të institucioneve, por u ka tërhequr vëmendjen ose ka vendosur penalitete vetëm për respektimin e afateve ligjore të raportimit.

Në listën e veprimtarive të ndaluara konsiderohen veprimtari politike zgjedhore;  “promovimi i investimeve me pjesëmarrjen e elektoratit e përfaqësuesve të partisë politike;  pjesëmarrja e punonjësve të administratës brenda orarit zyrtar të punës në këtë lloj veprimtarie; promovimi i projekteve të ndryshme në investime, shërbime, për të cilat fondet janë planifikuar pas datës 13 Janar dhe jashtë programit vjetor buxhetor të miratuar në fillim të vitit…”.

Mes veprimtarive që ndalohen janë gjithashtu edhe shpërndarja publike e lejeve të legalizimit dhe/ose çdo titulli pronësie në periudhën e përcaktuar në këtë kujtesë; zhvillimi i veprimtarive me karakter politik/zgjedhor në selitë dhe oborret e shkollave, në spitale e të tilla të ngjashme.

 

Etiketa: AdministrativebashkiBashkiaBashkia DurrësBashkisë DurrësBeratDurrësFierIlirian CelibashiinvestimeKASKodi ZgjedhorKomisionerit Shtetëror të ZgjedhjeveKomisioni i Ankimimeve dhe SanksioneveKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZMASMediaParaPunëRoskovecRrjetet socialesanksioneSHVendim
I mëparshmi

Prokurorja Shqiponja Milla jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

Tjetri

Komisioneri Publik kërkon në Kolegj shkarkimin e prokurores Mariola Mërtirit

Tjetri

Komisioneri Publik kërkon në Kolegj shkarkimin e prokurores Mariola Mërtirit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.