AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokurori Olsi Dado transferohet përkohësisht në SPAK

Pas kërkesës së SPAK dhe pëlqimit të prokurorit të Tiranës Ols Dado për të ushtruar funksionin në këtë strukturë, KLP vendosi unanimisht të japë opinion pozitiv për transferimin e përkohshëm të tij.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Ols Dado pas seancës dëgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP njoftoi të mërkurën më 15 mars se në mbledhjen plenare të datës 6 mars ka vendosur unanimisht të japë opinion pozitiv për transferimin e përkohshëm të prokurorit Olsi Dado, pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, pas adresimit të kërkesës nga kjo strukturë.

Po ashtu, në njoftim sqarohet se po në të njëjtën seancë, përpara se të vendosej transferimi në SPAK i Dados, bazuar në kërkesën e këtij të fundit është ndërprerë komandimi i tij në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kthimi në detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës.

Olsi Dado ka punuar në sektorin privat dhe si noter, përpara se të emërohej prokuror në Prokurorinë e Pogradecit në vitin 2008. Në vitin 2010 ai u transferua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërsa prej vitit 2020 u komandua në Prokurorinë e Përgjithshme si ndihmës magjistrat, transferim që u ndërpre më 6 mars, për të filluar një komandim të ri në SPAK.

KLP thotë në njoftim se kërkesat u miratuan bazuar në legjislacionin në fuqi.

Nenit 46 i ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i jep të drejtë drejtuesit të SPAK të mund t’i kërkojë drejtuesit të prokurorisë së shkallës së parë të japë pëlqimin për transferimin e prokurorëve me kualifikim të veçantë në zyrën e strukturës së posaçme, për të punuar me çështje të veçanta, për një periudhë të caktuar.

Përpara se të merret vendimi për transferim, drejtuesi i SPAK kërkon mendimin e KLP-së. Në ligj përcaktohet se prokurori që kërkohet të transferohet duhet të ketë jo më pak se pesë vite përvojë si prokuror, të japë pëlqimin për transferimin dhe respektimin e kushteve të sigurisë për besimin dhe konfidencialitetin në Prokurorinë e Posaçme. Transferimi nuk mund të zgjasë më shumë se një vit.

Më 26 dhjetor 2019, me kërkesë të ish-drejtuesit të SPAK, Arben Kraja, KLP dha pëlqimin për transferimin e përkohshëm të dy prokurorëve Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Në vijim, gjatë procedurave për plotësimit të vakancave në SPAK, Prençi dhe Mara u zgjodhën si fitues nga KLP dhe u emëruan në strukturën e posaçme.

Në mars 2021, KLP dha opinion pozitiv edhe për transferimin në SPAK të prokurores së Pogradecit, Dorina Bejko. Aktualisht në SPAK ushtrojnë funksionin 17 prokurorë të emëruar nga 20 prokurorë që duhet të ketë trupa e plotë e strukturës së posaçme, e miratuar.

Etiketa: Arben KrajaDorina BejkoDritan PrençiGjyqgjyqtarKLPLigjMagjistratOlsi DadoprokurorProkurorishqipSPAKTiranëVendimiVladimir Mara
Tjetri
Fati i karrierës së gjyqtares Nure Dreni, në dorë të analizës financiare

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-gjyqtares Nure Dreni

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.