AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Përfundimi i afateve të paraburgimit nxjerr nga burgu të arrestuarit për kontrabandë nafte

Gjykata e Durrësit zbuti masat e sigurimit ndaj kapitenit dhe marinarëve të anijes cisternë “Queen Majeda”, për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Prokurori i çështjes tha hetimi mbetej peng i përgjigjeve të letërporosive nga Libia.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anija cisternë “Queen Majeda” u shoqërua nga autoritetet drejt Portit të Durrësit. Screenshot nga video e shpërndarë nga Policia e Shtetit.

Gjykata e Durrësit zbuti të mërkurën (15 mars) masat e sigurisë ndaj kapitenit dhe tre marinarëve të anijes “Queen Majeda”, të arrestuar në shtator të vitit që shkoi pasi transportonin naftë të dyshuar si kontrabandë.

Katër të arrestuarit nga Libia dhe Siria akuzohen për transport të mallrave kontrabandë, por 6 muaj pas bllokimit të anijes me rreth 2.2 milion dollarë naftë në cisterna prokuroria nuk ka mundur të përfundojë hetimet dhe dërgojë çështjen në gjyq.

Pas kërkesës së prokurorisë,  Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës vlerësoi se afatet e paraburgimit për veprën penale ishin ezauruar dhe caktoi që të arrestuarit të qëndronin në anijen që ndodhet e sekuestruar në portin e Durrësit.

Prokurori i çështjes Edmond Kaloshi i tha BIRN në një bisedë telefonike se çështja mbetej pezull në pritje të një letër porosie nga Libia. Kaloshi tha se ishin autoritetet libiane që duhej të konfirmonin nëse nafta kishte autorizim prej tyre apo ishte ngarkuar kontrabandë. “Ata pretendojnë që kanë autorizimin nga autoritete libiane, por dyshohet që nuk e kanë”, tha Kaloshi. Ai tha se situata në Libi e vështirësonte komunikimin dhe se hetimet për rastin vijonin.

Edhe avokati i të ndaluarve Artjon Beqiraj konfirmoi lirimin, ndërsa tha se të mbrojturit prej tij do të qëndronin në anijen që ndodhet në radën e portit të Durrësit.

E ndërtuar në vitin 1994, anija cisternë “Queen Majeda” që lundron me flamur të Kamerunit u bllokua më 12 shtator të vitit të kaluar në Durrës. Anija u bllokua nga Roja Bregdetare Shqiptare dhe disa agjenci të tjera ligj zbatuese, që e shoqëruan anijen në Terminalin Perëndimor të Portit.  Policia e Durrësit njoftoi se në anijen cisternë sekuestroi 2275 ton naftë kontrabandë.

Rastet e kontrabandës së naftës u përsëritën disa herë vitin që shkoi kur për shkak të luftës në Ukrainë çmimet u rritën ndjeshëm.  Në shkurt të këtij viti një anije me flamur të Liberisë u bllokua në Durrës me 22 mijë e 500 tonë naftë, që dyshohet me origjinë nga Rusia.

Etiketa: “Queen Majeda”AnijeBIRNDurrësGjykataGjykata e DurrësitGjyqHetimetkontrabandëLibilibiaLigjMarinarënaftaPoliciaPolicia e DurrësitProkuroriProkuroriaRusiashqiptareshtatorSiria
Tjetri
Komisionerja Publike kërkon lënien në fuqi të konfirmimit të Valdete Hoxhës

Qëndrimet e ndryshme të KPA-së në rivlerësimin e Valdete Hoxhës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.