AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Arrestimi i zyrtarit të ATP ekspozon zvarritjen e procesit të kthimit e kompensimit të pronave

SPAK njoftoi arrestimin e një inspektori të Agjencisë së Trajtimit të Pronave dhe 9 trashëgimtareve të pronave të konfiskuara në diktaturë që dyshohen se paguan ryshfet tek ai me shpresë për të marrë kompensimin. Akuzat ekspozojnë procesin e ngadaltë të kompensimit nga ATP, e cila në dy vjet dha vetëm 6 vendime, ndërsa ka mbi 26 mijë dosje në pritje.

Anesti BarjamemajngaAnesti Barjamemaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: Xhemali Moku

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masë sigurie me burg për një zyrtarë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave të akuzuar për korruspsion, ndërsa caktoi masa të arrestit shtëpiak dhe detyrimit për paraqitje edhe ndaj 9 trashgimtarëve të pronarëve të tokave të shtetëzuara gjatë diktaturës.

Masat u ekzekutuan të hënën më 20 prill, ndërsa në një njoftim për shtyp SPAK bëri me dije se masat e sigurisë ishin marrë pas hetimeve që filluan në vitin 2021 dhe në të cilat u dokumentua përmes mjeteve speciale korrupsioni në 14 raste.

SPAK thotë se inspektori i ATP-së, I.K u merrte para trashëgimtarëve të pronarëve të pronave të shtetëzuara në diktaturë, me premtimin se do mundësonte kompensimin.

“Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasi I.K., me detyrë Inspektor i Shqyrtimit të Dosjeve  pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave,  të paktën në katërmbëdhjetë raste u ka marrë qytetarëve të ndryshëm, trashëgimtarë të ish pronarëve, shuma parash në shkëmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Ky nuk është rasti i parë që zyrtarë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave apo më herët Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave akuzohen për korrupsion. Një vit më parë Ministri i Drejtësisë denoncoi pasi shkarkoi nga puna drejtoreshën e institucionit.

Rasti duket se është vetëm një sindromë e zvarritjes prej vitesh e procesit të kompensimit. Në dy vitet e fundit, bazuar në raportin e vitit 2022 të ATP u dhanë vetëm 6 vendime kompensimi. Ndërkohë prej vitit 2015 janë dhënë gjithsej vetëm 794 kompensime nga mbi 26 mijë dosje që presin për tu dëmshpërblyer.

Në shkrime të mëparshme BIRN ka gjetur se shumë pronarë nuk kanë shpresë se do të kompensohen edhe me çmimet e caktuara nga qeveria, disa herë më të ulëta se ato të kërkuara prej tyre.

Etiketa: Agjencisë së Trajtimit të PronavearrestimiBIRNBurgdosjeGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarInspektorKorrupsionKorrupsioniMASMasapaktParaPunaQeveriaSPAK
Tjetri

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.