AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kolegji Zgjedhor vendos regjistrimin në zgjedhje të lëvizjes “Bashkë”

Gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor rrëzuan vendimet e mëparshme të Komisionerit Celibashi dhe të KAS, duke i hapur rrugën garimit të lëvizjes “Bashkë” të Arlind Qorit në zgjedhjet e 14 majit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:12 | 21/03/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor. Foto: Blerina Gjoka.

Kolegji Zgjedhor vendosi të martën të pranojë ankesën e lëvizjes “Bashkë” për regjistrimin si subjekt politik në zgjedhjet vendore të 14 Majit, duke rrëzuar kështu vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve si dhe të Komisionit të Ankimimit dhe Ankesave për mosregjistrimin e saj.

Vendimi u mor nga trupa gjyqësore e përbërë nga gjyqtarët Alma Kolgjoka, Edlira Petri, Manjola Xhaxho, Marsela Dervishi dhe Sokol Ibi.

Drejtuesi i lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, i cili synon të kandidojë për kryetar të bashkisë Tiranë e cilësoi qëndrimin e Kolegjit një vendim që i jepte fund paligjshmërisë dhe padrejtësisë.

“Ky fund fatmirësisht erdhi, pavarësisht makinacioneve që nisën me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me gjyqtarin famëkeq Zhukri e komisionerin famëkeq Celibashi dhe tre anëtarët famkëqij të KAS-it,” u shpreh ai, duke premtuar një fushatë të pazakontë për bashkinë e Tiranës.

Aktivistët e lëvizjes prej ditësh kishin ngritur stenda nëpër Tiranë për të mbledhur firmat e qytetarëve që Qori të kandidonte si kandidat i pavarur për Bashkinë më të madhe në vend.

Njëra prej aktivisteve, Anxhela Nasto i tha BIRN se në pak ditë kishin arritur të mblidhnin më shumë se 5000 nënshkrime nga 6800 të tilla që i duheshin për të bërë të mundur futjen në garë, nëse as Kolegji nuk do t’u njihte të drejtën për të garuar si subjekt politik.

Lëvizja “Bashkë” u penalizua nga një vendim i vonuar i gjykatës së Tiranës për ta regjistruar si parti politike, i cili u mor në tejkalim të afateve të procesit zgjedhor.

Vendimin e komisionerit Ilirian Celibashi e la në fuqi edhe KAS, duke detyruar aktivistët e kësaj lëvizje që t’i drejtoheshin Kolegjit si shkalla e fundit e ankimimit në procesin zgjedhor.

Aktivistët e këtij formacioni të ri politik protestuan në shkurt para gjykatës së Tiranës dhe gjyqtarit Agron Zhukri, i cili e caktoi seancën për njohjen e këtij subjekti një ditë pas afatit të caktuar nga KQZ për regjistrimin e subjekteve politike.

Por, edhe pas ndryshimit të datës së vendimit nga gjykata, Komisioneri Ilirjan Celibashi nuk pranoi dokumentacionin dhe refuzoi regjistrimin në zgjedhje me pretendimin se vendimi i gjykatës nuk ishte i formës së prerë dhe si rrjedhojë, nuk është i pasqyruar në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Etiketa: Agron ZhukriaktivistAktivistëAlma KolgjokaAnxhelaArlind QoriBIRNEdlira PetriGjykataGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarIlirian CelibashiIlirjan CelibashiKASKolegjiKolegji ZgjedhorKomisioneriKomisionerit Shtetëror të ZgjedhjeveKQZkryetarMarsela DervishiParaSHTiranëVendimVendimizgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e 14 majit
I mëparshmi

Arkeologët nisin punën për zbulimin e plotë të amfiteatrit në Durrës

Tjetri

Mbipeshkimi dhe ndotja dëmtojnë habitatin detar të Shqipërisë

Tjetri
Mbipeshkimi dhe ndotja dëmtojnë habitatin detar të Shqipërisë

Mbipeshkimi dhe ndotja dëmtojnë habitatin detar të Shqipërisë

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.