AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Studentët afrikanë në Shqipërinë komuniste

Shqipëria dikur hapi dyert për fëmijët e figurave anti-koloniale në Afrikë, por ata u përballën me dyshime dhe margjinalizim.

Fabio BegongaFabio Bego
3 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndeh Ntumazah dhe fëmijët e tij, tre prej të cilëve shkuan në Shqipëri me nënën e tyre. Foto: Foto arkiv.

Në Shqipëri, valët e fundit të emigrimit nga Afrika kanë ngritur pikëpyetje mbi nocionet e mikpritjes dhe racizmit në vend.

Takimet mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Evropën Perëndimore theksojnë dallimin etno-racor midis komuniteteve “diasporike” ndërsa ata luftojnë për njohje dhe burime.

Por si i ndërmjetësonte në të kaluarën ideologjia komuniste marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe afrikanëve?

Lidhjet shqiptare me figurat anti-koloniale

Shënimi në pjesën e pasme të fotografive me Ndeh Ntumazah dhe fëmijët e tij. Foto: Foto arkiv.

Shqipëria socialiste ishte një mbështetëse e zëshme e betejave anti-koloniale në Afrikë dhe vendosi marrëdhënie me disa shtete të reja të pavarura. Simbolet e lëvizjeve për pavarësi si Kwame Nkrumah i Ganës dhe Haile Selassie nga Etiopia vizituan Shqipërinë.

Fundi i sundimit kolonial në fillim të viteve 1960 përkoi me përkeqësimin e marrëdhënieve kineze dhe sovjetike dhe me prishjen e marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike. Shqipëria forcoi marrëdhëniet e saj me Kinën në një përpjekje për të krijuar një front kundër kapitalizmit perëndimor dhe ndikimit “revizionist” sovjetik në Afrikë.

Nëpërmjet diplomatëve në Akra, Partia e Punës e Shqipërisë vendosi lidhje me anëtarët e Unionit të Popujve të Kamerunit, UPC, Abel Kingue dhe Ndeh Ntumazah. Për të mbështetur luftën e tyre kundër regjimit neo-kolonial në Kamerun, shqiptarët pritën fëmijët dhe gruan e Ntumazah në vitin 1964. Tre vjet më vonë, në vitin 1967, Shqipëria u bë vendbanimi i përhershëm i fëmijëve të Elise Osendé, e cila me shumë gjasa ishte gruaja e Osendé Afana. Afana, gjithashtu nga UPC, u vra në luftime në vitin 1966.

Ambasada shqiptare në Algjeri shërbeu si pikë kontakti me aktivistët kongolez. Pasi një koleg kubanez i tregoi për bëmat e Che Guevarës në Kongo, ambasadori shqiptar në Algjer rekomandoi që qeveria në Tiranë të priste tre studentë kongolezë që ishin dëbuar nga Belgjika për arsye politike, si dhe gruan dhe fëmijën e njërit prej tyre. Studentët u këshilluan të shkonin në Shqipëri nga Jacques Grippa, kreu i Partisë Komuniste të Belgjikës, i cili planifikoi të shkonte në vend për pushime.

Disa studentë dhe aktivistë kongolezë udhëtuan në Shqipëri në mesin e viteve 1960.

Në vitin 1966, një vit pas grushtit të shtetit që solli Mobutu në pushtet, 15 fëmijë kongolezë dhe një fëmijë i lindur në Ugandë mbërritën në Shqipëri. Midis tyre ishte edhe fëmija i aktivistit revolucionar Willem-Emmanuel Kabasu Babo.

Kabasu Babo udhëtoi për në Tiranë në vitin 1967 me Constantin-Marie Kibwe dhe Thomas Mukwid. Në kryeqytetin shqiptar ata arritën një marrëveshje për të formuar një parti marksiste-leniniste që u themelua në Kongo si Partia Komuniste e Kongos. Babo u kthye në Shqipëri në vitin 1970, duke hetuar për kushtet e fëmijëve kongolezë dhe i kërkoi qeverisë shqiptare mbështetje financiare dhe logjistike në këmbim të diamanteve, arit, uraniumit, merkurit dhe kokainës.

Qeveria e hodhi poshtë kërkesën pasi Babo ishte përjashtuar nga partia e tij për shkak të prirjeve të supozuara pro-sovjetike.

Rritja në Shqipërinë e viteve 1970

Momente nga vizita e perandorit etiopian Haile Selassie I në aeroportin e Tiranës në vitin 1959: Foto: Me kortezi AQSHF.

Fëmijët kongolezë dhe kamerunas ishin nga mosha 2 deri në 15 vjeç kur mbërritën në Shqipëri. Ata u rritën pa prindërit e tyre, disa prej të cilëve u vranë në luftime.

Deri në mesin e viteve 1970, autoritetet shqiptare u kushtuan pak vëmendje, por interesi u rrit kur shumica ishin në adoleshencë dhe disa filluan të shfaqnin tendenca përçarëse.

Në vitet 1974-75, krerët lokalë të partisë komuniste në Vlorë, në bregdetin e Adriatikut, u ankuan për “sjelljen e pakëndshme” të të rinjve “kongolezë” José (“Zhose” ose “Zhozef” në arkivat shqiptare) Makanga dhe Vitali Pakasa, përkatësisht 15 vjeç dhe 16 vjeç.

Dyshja u akuzuan për braktisje të shkollës, shoqërim me “elementë të degjeneruar” në mesin e “rinisë sonë” dhe se ishin të dhunshëm dhe abuziv. Thuhej gjithashtu se po ndiqnin modën dhe muzikën perëndimore.

Dokumentet arkivore përmbajnë gjurmë të politikës së vazhdueshme të margjinalizimit. Në një letër, termi racist “zezak” përdoret kur i referohen Pakasa-s dhe Makanga-s.

Sipas drejtuesve komunistë të Vlorës, të dy të rinjtë duhet të ishin futur në punë si gjithë emigrantët e tjerë ose të dëboheshin nga vendi. Dyshja hodhi poshtë akuzat; Makanga protestoi për trajtimin e tyre dhe të dy u kërkuan autoriteteve lokale ose t’i kthenin në Kongo ose t’i fusnin në burg.

Gjendja emocionale e Makanga-s u përkeqësua deri në atë pikë sa ai preu damarët me një copë xhami. Ai i shkroi liderit komunist Enver Hoxha për të denoncuar trajtimin e tij nga autoritetet shqiptare, por letra mungon në arkivat.

Në vitin 1978, një raport i Ministrisë së Kulturës pranoi se autoritetet lokale i kishin margjinalizuar fëmijët kongolezë, duke thënë se ata kishin ardhur në Shqipëri në një moshë shumë të re, por trajtoheshin si të huaj dhe e ndjenin këtë.

Një eksperiencë të ngjashme patën edhe adoleshentët afrikanë në Elbasan. Në prill 1975, autoritetet komuniste lokale u ankuan për sjellje të papërshtatshme nga Joseph (“Zhozef” në arkiva) Osendé, djali i Elise Osendé, dhe Jean Mate (“Zhan Mate/Mat” në arkiva).

Të dy kishin lavdëruar Bashkimin Sovjetik. Osendé, i cili dikur jetonte atje, pohoi se të rinjtë kishin më shumë mundësi për argëtim. Osendé e braktisi shkollën dhe e kalonte kohën duke lexuar romane, duke luajtur ping-pong dhe duke dëgjuar muzikë në radio. Autoritetet lokale rekomanduan që studentët “afrikanë” të largoheshin sepse ishin “të padëshiruar”.

Moneng Charles (“Mon Eng Sharl” në arkiva), një student më i vjetër, tërhoqi vëmendjen e autoriteteve shqiptare në vitin 1976.

Sipas Ministrisë së Brendshme, Charles përhapi literaturë revizioniste dhe propagandoi muzikën dekadente perëndimore dhe mënyrat e jetesës. Ai kishte kryer akte “imorale” me shumë vajza shqiptare dhe të huaja dhe kishte marrëdhënie me personelin e ambasadave polake dhe bullgare, pretendonte ministria.

Charles u dëbua nga Shqipëria më 27 janar 1977, kur i duheshin edhe dy muaj e gjysmë që të diplomohej për mjekësi. Para se të hipte në aeroplan, Charles u dha agjentëve që e shoqëronin një kasetë me një mesazh për Hoxhën.

Duke u shfaqur se fliste në emër të të gjithë studentëve kongolez, Charles hodhi poshtë akuzat kundër tij, por tha se do t’i ishte mirënjohës Shqipërisë. Ai gjithashtu përmendi se shpesh ndihej i vetëm në vend dhe kërkoi nga partia që të kujdesej për kongolezët e tjerë sepse ata mund të arrinin më shumë se ai.

Ndikim i kufizuar në marrëdhëniet ndërkombëtare

Vizita e presidentit ganez Kwame Nkrumah dhe delegacionit ganez në Tiranë në vitin 1961. Foto kortezi AQSHF.

Përhapja e lëvizjeve komuniste dhe fundi i regjimeve koloniale krijoi forma solidariteti që sfidonin ideologjinë raciste që karakterizon marrëdhëniet midis evropianëve dhe afrikanëve.

Megjithatë, efektet e lëvizjeve komuniste ishin të kufizuara në nivelin e marrëdhënieve të jashtme dhe ndërkombëtare. Ato nuk prekën strukturat intime të shoqërisë socialiste ku të huajt dhe disa grupe minoritare vazhduan të margjinalizoheshin për shkak të përkatësisë së tyre etnike dhe racore.

Kjo tregon kufijtë e politikës së përfshirjes të nxitur nga shteti dhe hedh dritë mbi format e solidaritetit të kaluar dhe të sotëm midis qytetarëve shqiptarë dhe afrikanë që shkojnë përtej hapësirave dhe marrëdhënieve të institucionalizuara.

Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: adoleshentëAfrikaAfrikanAkraaktivistAktivistëBIRNBurgdiplomatelbasanEnver HoxhaGanëLokalemarrëveshjeMatmbështetjeMjekmjekëndikimParaPartiaPunëpushimeQeveriaraportSHshqipShqipëriShqipëriashqiptarestudentTiranëvizitaVlorëxhami
Tjetri
Gjyqtari Erarbër Madhi refuzon barrën e provës për pasuritë e trashëguara nga nëna

Komisionerja Publike kërkon në Kolegj shkarkimin e gjyqtarit Erarbër Madhi

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.