AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Policia shkatërron 27 sera me kanabis në një krater inertesh

Policia e Shkodrës njoftoi arrestimin e një personi dhe vënien në ndjekje të tre zyrtarëve lokalë, ndërsa bëri me dije se shkatërroi 8 mijë kubikë kanabis në 27 sera në Bajzë të Malësisë së Madhe.

Emi KalajangaEmi Kalaja
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Serat me kanabis në Bajzë. Foto:Emi Kalaja

Policia njoftoi të mërkurën se kishte zbuluar 27 sera me mbi 8 mijë fidanë kanabisi, vetëm pak metra nga rruga nacionale Shkodër-Koplik në një kantier të braktisur inertesh në fshatin Bajzë. Policia e Malësisë së Madhe njoftoi se kishte arrestuar edhe 52-vjeçarin Nesti Delaj alias Ernest Veshtaj, i cili sipas saj dyshohet se kishte organizuar ngritjen e serave. Delajt iu kapën 3 arëm gjahu pa leje dhe municion.

Serat ishin “fshehur” në kraterin e krijuar nga gërryerja për të nxjerrë gurë dhe ndodheshin në thellësi të gropës prej 20 metrash. Fidanët ishin në kubikë dhe ishin gati për t’u shpërndarë, me qëllim kultivimin e tyre në tokë.

“Si rezultat i këtij megaoperacioni, 20 metra në thellësi të këtij krateri, janë evidentuar 27 sera, brenda të cilave janë gjetur të kultivuar në kubikë, rreth 8 000 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në proces për t’u kultivuar në tokë”, njoftoi policia.

Ndërkohë për rastin po ndiqen penalisht, për shpërdorim detyre, Gjovalin Gj, 61 vjeç, me detyrë Drejtor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Malësi e Madhe; Roland Gj, 41 vjeç, me detyrë specialist i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe, i cili mbulon zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë dhe Arben H, 36 vjeç, me detyrë hidraulik i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe i cili mbulon zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë.

Policia tha se ishte e qartë se 52 vjeçari  nuk ka punuar i vetëm për të ngritur serat dhe kultivuar narkotikët, dhe po heton për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë.

Vendndodhja e 27 serave është sipas policisë në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, në Koplik, qendër, shumë pranë Përroit të Thatë dhe pak metra larg një venddepozitimit ilegal të mbetjeve urbane.

Kultivimi i kanabisit dhe tregtimi i tij janë kthyer në një problem masiv për policinë e Shkodrës. Më 9 mars gjatë një takimi në prefekturë për një taks-forcë kundër kultivimit të narkotikut, Drejtori i Policisë së Shkodrës Ervin Hodaj vuri alarmin se në qytet adoleshentët po përdoreshin për të shpërndarë drogën. “Një nga shqetësimet është edhe prania dhe përdorimi i lëndëve narkotike, kryesisht kanabis, në mjedise, rrugë dhe ambiente publike. 30 shpërndarës në afërsi të shkollave, mosha mesatare 22 vjeç dhe më i vogli 15 vjeç”, tha ai, ndërsa shtoi se duhej punuar për të thyer ciklin dhe ndaluar kultivimin.

Etiketa: adoleshentëcannabiskanabisKanabisiKoplikKultivimi i kanabisitMalësi e MadheNarkotiknarkotikëPoliciaSHShkodërShpërdorim detyre
Tjetri
Rama e quan ‘kinezëri’ Kodin Zgjedhor dhe vendos rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve

Rama e quan ‘kinezëri’ Kodin Zgjedhor dhe vendos rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.