AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘Të çon në arbitrazh’: Pse nuk sekuestrohet ‘inceneratori’ i Tiranës sipas Dumanit

Kreu i SPAK, Altin Dumani la të kuptohej të premten se hetimet për inceneratorin e Tiranës ishin ende larg zbulimit të pronarit real – çka pengon sipas tij nxjerrjen e paligjshmërive, përgjegjësive apo të një urdhri të mundshëm sekuestroje.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:21 | 31/03/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i SPAK, Altin Dumani duke folur pas nje mbledhejeje të Këshillit të Integrimit. Foto: LSA

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani la të kuptohej të premten në një takim me gazetarët se institucioni që ai drejton nuk ka ndërmarrë ende veprime për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës për shkak të ndonjë padie të mundshme arbitrazhi – një argument i ngjashëm ky me atë të qeverisë që vazhdon ta paguajë kompaninë koncesionare.

I pyetur nga BIRN se përse Prokuroria nuk ka vepruar për Tiranën njësoj si me projektet koncesionare në Elbasan dhe Fier, Dumani u përgjigj se: “ka shoqëri pas shoqërie dhe duhet të gjendet pronari real, se të çon në arbitrazh”.

Kreu i SPAK deklaroi gjithashtu se nga hetimet ka rezultuar se pronësia për kompaninë e inceneratorit të Tiranës qëndron kompani pas kompanie dhe për këtë nevojitet më shumë kohë për të gjetur lidhjet. Po ashtu, ai pranoi se një prej kompanive të proceduara kishte aksione në projektin e inceneratorit të Tiranës, por shtoi se për të tjerat nuk është arritur të provohen ende lidhje me paligjshmëri dhe se prokurori fillimisht duhet të konstatojë paligjshmëritë dhe më pas të nxjerrë përgjegjësitë.

Megjithatë, Dumani tha se i takon prokurorit të çështjes që të marrë vendime lidhur me ecurinë e hetimit, ndërsa shtoi se janë duke u kryer veprime hetimore me intesitetit të madh.

Kontrata koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës u firmos nga qeveria shqiptare në vitin 2017 me kompaninë Integrated Energy B.V SPV, pas projekteve të ngjashme të ndërtuara më parë në Elbasan dhe Fier. Por gati 6 vjet nga nënshkrimi i kontratës, inceneratori nuk është ndërtuar ende.

Integrated Energy BV SPV zotërohet nga kompania Geogenix B.V e regjistruar në Holandë, ndërsa pronësia e saj është ende e paqartë.

Në një raport të Ministrisë së Financave në lidhje me ecurinë e kontratave koncesionare të publikuar në nëntor të vitit 2022, mungonin raportimet mbi vlerën e investimeve të kryera në koncesionin kontrovers të fushës së mbetjeve urbane të Tiranës, megjithëse evidentohej se Bashkia Tiranë dhe bashkitë e tjera kanë kryer 100% detyrimin kontraktor për pagesat në favor të kompanive.

I pyetur mbi hetimet në lidhje me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, Dumani tha se kishin gjetur prova në kontrollet e kryera në banesat e personave të lidhur me të, por çdo gjë ishte  në verifikim e sipër. Ai sqaroi se janë dërguar letërporosi në disa shtete, disa prej të cilëve kanë kthyer përgjigje, ndërsa letërporositë e tjera janë ende në proces.

Skandali i incineratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë për të shpallur një emergjencë mjedisiore, si justifikim për të dhënë koncesionin e incineratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për incineratorin e Fierit dhe atë të Tiranës. Dy koncesionet e para janë konfiskuar nga prokurorët, ndërsa hetimet për incineratorin e Tiranës, më i madhi prej të treve, zyrtarisht vijojnë. Dy dyzina me zyrtarë dhe biznesmenë janë arrestuar ose janë shpallur në kërkim për çështjen, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako.

Etiketa: AhmetajAlqi BllakoAltin DumaniArben AhmetajArbitrazhBashkiaBIRNBiznesmenelbasanFiergazetarHetimetinceneratoriInceneratori i TiranësIncineratorIntegrated Energy BV SPVKoncesionKoncesionetKontrata koncesionareLefter KokaMjedisitParaprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarQeveriaQeveria shqiptareraportshqiptareSPAKTiranëVendimverifikim
I mëparshmi

Organizatat ndërkombëtare shpërthejnë me kritika ndaj Veliajt për “demaskimin” e Lolitës dhe JOQ

Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e Hysen Salikos

Tjetri
Një pagesë 30 mijë euro dhe të ardhurat nga bujqësia debatohen në seancë për gjyqtarin Hysen Saliko

KPA lë në fuqi shkarkimin e Hysen Salikos

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.