AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Shqiptarët mblidhen në mbështetje të “çlirimtarëve” jashtë Gjykatës së Hagës

Protestuesit u mblodhën para gjykatës së Kosovës për krimet e luftës në Hagë për të shprehur zemërimin e tyre për gjyqin e katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët ata i përshkruan si "çlirimtarë", duke kërkuar lirimin e tyre.

Përparim IsufingaPërparim Isufi
3 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestues jashtë gjykatës së Hagës të hënën. Foto: BIRN.

Qindra protestues nga Kosova dhe diaspora e saj etnike shqiptare u mblodhën të hënën në mëngjes para gjykatës së Hagës për krimet e luftës në Kosovë për të protestuar ndërsa katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – dolën në gjyq.

Katër udhëheqësit e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që dyshohet se janë kryer midis të paktën marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në Kosovë dhe Shqipërinë fqinje gjatë dhe menjëherë pas luftës me forcat serbe.

“Ne refuzojmë shtrembërimin e historisë sonë”, tha një protestues kur mori altoparlantin në dorë për t’iu drejtuar protestës.

Tahir Çitaku bëri më shumë se 700 km rrugë nga qyteti zviceran i Baselit në Hagë për të protestuar kundër gjykimit.

“Ne kemi ardhur për të mbrojtur çlirimtarët, njerëzit tanë që na kanë mbrojtur dhe janë marrë padrejtësisht në paraburgim”, tha Çitaku për BIRN. “Shpresojmë që drejtësia të triumfojë”, shtoi ai.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ishin figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës dhe u përfshinë në udhëheqjen e luftës kundër Ushtrisë Jugosllave, policisë dhe paraushtarakëve serbë dhe të gjithë u bënë politikanë të lartë në periudhën e pasluftës.

Ata kanë shumë mbështetje nga shqiptarët e Kosovës në vendin e tyre, ku mijëra u bashkuan në një demonstratë kundër gjyqit në Prishtinë të dielën.

Nevaip Zyberi, i cili vjen nga një zonë shqipfolëse e Maqedonisë së Veriut, ka udhëtuar gjithashtu për në Hagë nga Baseli në Zvicër.

“Ne kemi ardhur për t’i thënë gjykatës së Hagës se ata po mbajnë çlirimtarët tanë që nuk janë fajtorë. Shpresojmë që më në fund të dalë e vërteta dhe çlirimtarët tanë të lirohen”, tha Zyberi për BIRN.

Bajram Lushaku, i cili erdhi nga Frankfurti i Gjermanisë, tha se nuk pret “asgjë të mirë” nga gjykata.

“Në vend që të sjellin këtu kriminelë nga Beogradi që kryen masakra të tmerrshme në Kosovë, ata kanë sjellë çlirimtarët tanë që luftuan në vendin e tyre”, tha Lushaku për BIRN.

“Për mua, kjo gjykatë është krejtësisht politike, është kundër UÇK-së dhe kundër popullit të Kosovës”, shtoi ai.

Ramadan Nikaj ka udhëtuar nga qyteti gjerman Bergisch Gladbach për të protestuar kundër fillimit të gjyqit.

“Ne e kemi parë protestën dje në Prishtinë dhe nga diaspora sot këtu. Është e ngjashme me kohën kur ishim nën pushtimin serb, njerëzit kanë frikë se po bëhet një padrejtësi, por nuk besoj se kjo gjykatë do të bëjë padrejtësi sepse janë ndërkombëtarë”, tha Nikaj.

Klement Ismajlaj nga qyteti shqiptar i Korçës tha për BIRN se pret që liderët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm.

“Nëse i mbajnë në paraburgim, atëherë ata po mbajnë të gjithë popullin shqiptar”, tha Ismajlaj.

Etiketa: BajramBIRNDiasporaDrejtësiaGjykataGjykatëGjykatësGjyqHashim ThaçiJakup Krasniqikadri veseliKorçëKosovaKosovëKrimekrime lufteLuftembështetjepaktParaparaburgimprotestuesRexhep SelimishqipshqiptareZvicër
Tjetri
Sulmohet me eksploziv makina e 37-vjeçarit me precedentë penalë

Sulmohet me eksploziv makina e 37-vjeçarit me precedentë penalë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.