AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

ODIHR: Do vëzhgojmë me kujdes përdorimin e burimeve publike në fushatë

Ambasadorja Audrey Glover tha në një konferencë për mediat se misioni i ODIHR do ta vëzhgojë më kujdes përdorimin e burimeve të administratës publike në zgjedhje.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambasadorja Audrey Glover | Foto: LSA

Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) hapi të premten misionin vëzhgues për zgjedhjet vendore të 14 majit me 24 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër.

Misioni do të drejtohet nga ambasadorja Audrey Glover, e cila në një konferencë për mediat, tha se misioni do të vëzhgojnë zgjedhjet për pajtueshmërinë e tyre me angazhimet e OSBE-së dhe detyrimet e standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.

Fokusi i misionit do të jetë financimi i fushatës dhe zbatimi i ligjit për një garë sa më të barabartë.

E pyetur nga BIRN për veprimet e partisë në pushtet për të përdorur burimet publike në funksion të fushatës politike, Glover u përgjigj shkurt se “do t’a vëzhgojmë me shumë kujdes”.

Duke theksuar nevojën e respektimit të standardeve zgjedhore Glover theksoi se “zbatimi i ligjit është më i rëndësishëm se vetë ligji”. “Por zbatimi i tij varet nga vullneti politik”- shtoi ajo.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama premtoi të premten rritje pagash brenda vitit edhe pse Kodi Zgjedhor ndalon katër muaj para zgjedhjeve dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara – ku përfshihet edhe rritja e pensioneve dhe pagave.

“Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave dhe kemi sanksionuar e zeza mbi të bardhë se në harkun e një viti paga mesatare në Shqipëri do shkojë nga 563 euro që është sot në 900 euro”- tha ai.

Më herët qeveria e tij mori vendim për të shpërndarë shperblime në masën 5 mijë lekë për të gjithë pensionistët 1 muaj para zgjedhjeve, pavarësisht kritikave se kjo cënon barazinë në zgjedhje.

Misioni vëzhgues i ODIHR-it shpalli disa nga fushat kryesore ku do të fokusohet vëzhgimi i procesit zgjedhor.

“Do u kushtojmë rëndësi punës së administratës zgjedhore dhe organeve qeveritare dhe zbatimit të rekomandimeve të lëna më parë nga ODIHR, mjedisit të fushatës, pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor, si dhe pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara dhe përfaqësimin e pakicave kombëtare”- tha Glover.

Po ashtu ajo cilësoi si me rëndësi dhe nëse do të pengohet media në raportim dhe financimin e fushatës në monitorimin e procesit.

Etiketa: Audrey GloverBIRNEdi RamaEuroKodi ZgjedhorKryeministri Edi RamaMASMediaMjedisitODIHROSBEOSBE-ODIHRParapensionistëPunëQeveriaRamashqipShqipëriVendimzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Protesta dhe emocione të forta në fillimin e gjyqit ndaj liderëve të UÇK-së në Hagë

Protesta dhe emocione të forta në fillimin e gjyqit ndaj liderëve të UÇK-së në Hagë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.