AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Puka, bashkia e përmbysur në favor të socialistëve

Një zonë që dikur njihej si bastion i demokratëve, tashmë prej vitesh voton socialistët dhe me rezultate gjithnjë e më të thella. Pas zgjedhjeve lokale 2015, kjo është përballja e dytë mes Gjon Gjonajt dhe Rrok Dodajt.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
20:33 | 21/04/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
589
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Bashkia e vogël e Pukës në veri të Shqipërisë ka gati 12 mijë votues dhe qeveriset që prej dy mandatesh nga Partia Socialiste, me kryebashkiakun Gjon Gjonaj, i cili aktualisht kërkon një mandat të tretë. Përballë tij, Rrok Dodaj, kandidat i koalicionit Bashkë Fitojmë, i cili ishte kandidati humbës në zgjedhjet e vitit 2015 përballë Gjonajt.

Dodaj ka qenë kryetar i Komunës Qerret, një nga njësitë administrative përbërëse të Pukës, për katër mandate me radhë nga viti 2000 deri në vitin 2015.

Banorët e Pukës, të cilët do të votojnë edhe për 15 anëtarë të këshillit bashkiak, kanë një gamë të pazakontë të gjerë partish garuese. Plot tetëmbëdhjetë parti kanë paraqitur lista të mbyllura me 289 kandidatë. Në raport me votuesit, ka afërsisht 1 kandidat për çdo 40 votues ndërsa në raport me ndenjëset në garë, ka 19 kandidatë për çdo post anëtari.

Bashkia e Pukës ka qenë një bastion i demokratëve deri në zgjedhjet e vitit 2015, kur koalicioni PS+LSI mposhti Rrok Dodajn me një rezultat të ngushtë, vetëm 98 vota më shumë. Gjërat duket se kanë ndryshuar që nga ajo kohë. Në zgjedhjet e vitit 2021, Puka i dha socialistëve dhe aleatëve të tyre socialdemokratë 53% të votave. Në zgjedhjet e vitit 2007, kandidatët e së djathtës për poste kryetarësh të bashkisë dhe komunave morën 51% të votave përkundrejt 47% të kandidatëve socialistë ndërsa në zgjedhjet e vitit 2011 rezultati u nda në 34 me 46% për demokratët.

Puka është gjithashtu një faktor i fitores së socialistëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, kur aleati i tyre i vogël, Partia Kristiandemokrate, arriti të grumbullojë disa mijëra vota duke dërguar në parlament në aleancë me socialistët deputetin Mark Frroku, i cili më pas përfundoi në burg dhe u bë një nga simbolet e kriminalizimit të Kuvendit të Shqipërisë.

Bashkia e Pukës dhe ajo e Malësisë së Madhe duket se ka rëndësi për socialistët për rezultatin e tyre zgjedhor në zgjedhjet parlamentare për Qarkun Shkodër.

Mbajtja e saj nuk duket shumë e vështirë nëse kihet parasysh se bashkia e vogël ku ka rreth 6300 vota në lojë, numëron aktualisht rreth 270 të punësuar.

Bashkia e Pukës përbëhet nga 5 njësi administrative, të cilat janë: Puka, Gjegjani, Rrapë, Qelëz dhe Qerret. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Pukës dhe e qarkut Shkodër. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 41 fshatra.

Puka është zonë malore ku pyjet kanë qenë burim i rëndësishëm ekonomik për shumë dekada ndërsa së fundmi ka pasur zhvillim edhe turizmi i natyrës. Puka është  një nga zonat me një shkallë të lartë pjesëmarrjeje në votime në Shqipëri, më të lartë se sa mesatarja kombëtare.

Etiketa: AdministrativeBanorëBashkiaBashkia BelshBashkia BeratBashkia BulqizëBashkia CërrikBashkia DelvinëBashkia DevollBashkia DibërBashkia DimalBashkia DivjakëBashkia DropullBashkia DurrësBashkia e ElbasanitBashkia e PukësBashkia e TiranesBashkia FierBashkia FiniqBashkia Fushë-ArrëzBashkia GjirokastërBashkia GramshBashkia HimarëBashkia KamëzBashkia KavajëBashkia KëlcyrëBashkia KlosBashkia KolonjëBashkia KonispolBashkia KorçëBashkia KrujëBashkia KuçovëBashkia KukesBashkia KurbinBashkia LezhëBashkia LibohovëBashkia LibrazhdBashkia LushnjeBashkia Malësia e MadheBashkia MaliqBashkia MallakastërBashkia MatBashkia MemaliajBashkia MirditëBashkia PatosBashkia PeqinBashkia PërmetBashkia PogradecBashkia PoliçanBashkia PrrenjasBashkia PukëBashkia PustecBashkia RoskovecBashkia RrogozhinëBashkia SarandëBashkia SelenicëBashkia ShijakBashkia ShkodërBashkia SkraparBashkia TepelenëBashkia Ura VajguroreBashkia VlorëBashkia VorëBurgkandidatëtkryetarLSIMark FrrokuparlamentPartiaPartia SocialistePSPukëPunëPushteti vendorpyjetraportSHShkodërshqipShqipëriTurizmiVotaVotuesvotuesitZgjedhje 2023Zgjedhjetzhvillim
I mëparshmi

Argumentet e Kolegjit në konfirmimin në detyrë të Miranda Andonit

Tjetri

Fushë-Arrëzi, garë e hapur për 14 majin

Tjetri
Fushë-Arrëzi, garë e hapur për 14 majin

Fushë-Arrëzi, garë e hapur për 14 majin

marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.