AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Argumentet e Kolegjit në konfirmimin në detyrë të Miranda Andonit

Shumica e Kolegjit zbatoi parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit në vlerësimin e pasurisë së gjyqtares së Apelit Gjirokastër, Miranda Andoni, duke e konsideruar balancën negative të pamjaftueshme për penalizim.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:58 | 21/04/2023
në Analiza, KPA, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Miranda Andoni pas seancës në KPA. Foto: Vladimir Karaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA është ndarë në vlerësimin e gjyqtares së Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Miranda Andoni, ku shumica bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit e ka gjetur balancën negative të pamjaftueshme për penalizim. Gjetja për një çështje profesionale që u transferua dhe prej Komisionit për inspektim, u vlerësua si rast jo i përsëritur nga shumica e Kolegjit e përbërë prej gjyqtarëve Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tashi dhe Sokol Çomo, ky i fundit në cilësinë e relatorit të çështjes.

Kryesuesja e trupit gjykues të KPK-së, Natasha Mulaj arsyeton ndryshe për një hua, duke kërkuar që jo vetëm të mos konsiderohet si burim për blerjen e një apartamenti, por mos të përfshihet në analizë as si likuditet, ç’ka sipas saj, do të sillte një bilanc negativ në vlerë më të madhe që do ta çonte subjektin në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm. Mulaj ndau të njëjtin qëndrim me komisioneren Irena Nino, duke çmuar se kjo pamundësi, së bashku me problemet në kriterin profesional, janë të mjaftueshme për të dhënë masën e shkarkimit për Andonin.

Miranda Andoni u konfirmua në detyrë prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK në qershor 2020, ndërkohë që u transferua për verifikim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD një çështje e gjykuar prej saj. Ish-Komisioneri Publik Dariel Sina nuk ra dakord me vendimin e KPK dhe ankimoi në tërësi konfirmimin e Andonit, duke arsyetuar në mungesë burimesh për pasurinë dhe ngriti probleme për profesionalizmin.

Ndryshe nga Sina që i kërkoi Kolegjit që të vlerësonte për ndryshimin ose jo të vendimit në fund të gjykimit, zëvendësuesja e tij, komisionerja Irena Nino kërkoi shkarkimin e Andonit gjatë konkluzioneve përfundimtare në KPA. Nino pretendoi se subjekti nuk e kishte përmbysur dot barrën e provës të ngritur në shkaqet e ankimit.

Sipas saj, gjyqtares Andoni i mungonin të ardhurat nga burimet e ligjshme për të justifikuar shpenzimet në vitet 2008, 2010, 2011 dhe 2016. Pasi u pyet nga trupa bilancin negativ dhe se nga vinin këto mungesa, Nino u shpreh se bëhej fjalë për një bilanc negativ në vlerën 1.3 milionë lekë, i ndarë në katër vite.

Gjyqtarja Andoni këmbënguli se një pjesë e shkaqeve të ankimit ishin të bazuar në të dhëna jo të sakta. Ajo theksoi se kishte pasur mjaftueshëm të ardhura dhe se bazuar në analizën financiare të KPK-së rezultonte me bilanc pozitiv në të gjitha vitet.

Andoni kundërshtoi si të pabazuara pretendimet e komisioneres mbi një dhuratë nga nëna dhe qiratë, duke argumentuar se vlera që i kishte dhënë nëna nuk ishte konsideruar as nga KPK si burim i ligjshëm, por se kishte pasur të ardhura të tjera për të mbuluar shpenzimet.

Subjekti u shpreh se tatimi mbi qiratë ishte shlyer me vonesë, pasi nuk kishte gjetur dokumente për vitet që kjo pagesë mungonte.

Vlerësimi ndryshe për pasurinë

Komisionerja Publike vlerësoi të pambështetura në gjendjen faktike të akteve në dosje dhe në arsyetimin e Komisionit analizën financiare për një apartament me sipërfaqe 123.5 m2 dhe garazh 26.9 m2 në Tiranë, në lidhje me burimin e deklaruar si kursime familjare ndër vite.

Sipas komisioneres, subjekti i rivlerësimit nuk provoi se personi tjetër i lidhur, nëna e saj, mbulonte me burime të ligjshme shumën e dhënë në formë ndihme në vlerën 3780 euro, ndaj dhe nuk duhet të konsiderohet si burim i ligjshëm i pagesës për këto pasuri.

Po ashtu, vlerësoi se edhe shuma 102 mijë lekë me të ardhura nga qiraja në vitin 2008, për të cilat detyrimet janë paguar gjatë procesit të rivlerësimit, nuk duhej të ishin përfshirë si të ardhura të ligjshme në vlerësimin e burimit të krijimit të pasurive.

Ninos i rezultoi se subjekti është gjendur në pamundësi financiare për mbulimin e shpenzimeve dhe shlyerjen e parakohshme të një kredie, duke rezultuar me bilanc negativ në shumën 408 mijë lekë në vitin 2011 dhe 139 mijë lekë në 2016-ën. Në përfundim, Komisionerja Publike pretendoi se subjekti i rivlerësimit gjendej në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe të pamjaftueshëm.

Kolegji konkludoi rezultate të tjera në analizë. Shumica vlerësoi se, duke mos konsideruar si të ardhura nga burime financiare të ligjshme huan e dhënë nga nëna e subjektit të rivlerësimit dhe të ardhurat e përfituara nga qiraja e lokalit në Përmet, shuma totale prej 563 mijë lekësh e këtyre dy burimeve, nuk mund të konsiderohet si e ardhur me burime financiare të ligjshme për blerjen e apartamentit.

Sipas shumicës, kjo balancë negative, si dhe pamundësia financiare në vlerën 208 mijë lekë në 2010-ën e konstatuar prej Komisionit dhe e pretenduar në ankim, e vendosin subjektin e rivlerësimit në kushtet e mungesës së burimeve të ligjshme financiare.

Por, bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, është vlerësuar se Andoni nuk mund të penalizohet për këto mungesa.

Kryesuesja Natasha Mulaj në pakicë vlerson se për shkak të mosvërtetimit të justifikimit të vlerës 3780 euro nga nëna e subjektit, duhet që kjo shumë të përjashtohet nga analiza financiare edhe si gjendje likujditeti, ose e ardhur e ligjshme.

“Në këto kushte, diferenca e mungesës së burimeve financiare të ligjshme në shumën 563.009 lekë për krijimin e pasurisë apartament banimi në Tiranë, si dhe balanca negative e analizës financiare e vitit 2010, do të thellohej e për rrjedhojë bën të pabazuar zbatimin e parimit të propocionalitetit…,” vlerëson Mulaj, duke theksuar se mungesa e burimeve në këtë rast do të përfaqësunte një shumë të konsiderueshme për t’u klasifikuar si pamjaftueshmëri në deklarimin e pasurisë.

Profesionalizmi

Duke iu referuar vlerësimit të aftësive profesionale Nino tha se ishin gjetur probleme që duhej të vlerësoheshin nga Kolegji. Ai tha se në dosjet e rivlerësuara kishte zvarritje dhe probleme të procedurës, përfshi mos njoftim të palëve dhe mungesë të vendimeve të ndërmjetme.

Mulaj është ndarë me shumicën edhe lidhur me vlerësimin e çështjes që Komisioni e ka transferuar në ILD.

KPK ka konstatuar se Andoni ka vepruar në kundërshtim me Kodin e Procedurës Civile për këtë çështje, pasi ka zhvilluar seancës pa marrë dijeni pala kërkuese.

Kolegji vlerësoi për këtë çështje se ka pasur një mangësi procedurale, atë të mosnjoftimit të palëve për ndryshimin e datës së seancës gjyqësore. Nga dokumentacioni i administruar në dosje, ka rezultuar se asnjëra palë nuk është njoftuar, pasi gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit Gjirokastër janë evidentuar palët në mungesë.

“Gjë që krijon bindjen e trupit gjykues që kjo problematikë është krijuar për shkak të mungesës së organizimit të gjykimit, por e palidhur në mënyrë të posaçme vetëm me denoncuesin, pasi ka sjellë të njëjtën pasojë edhe për palët e tjera në gjykim”, konstaton KPA dhe vlerëson se në këtë çështje subjekti ka shfaqur mangësi në drejtim të aftësive organizative.

Por duke e vlerësuar si një rast të veçuar dhe jo një mënyrë pune të subjektit, shumica ka çmuar se nuk mund të konkludohet për mangësi në kriterin profesional. në përfundim, është gjetur i drejtë konkluzioni i Komisionit se subjekti ka arritur një nivel minimal kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale.

Ndërsa Mulaj vlerëson se Andoni nuk ka treguar kujdesin e duhur për garantimin e një procesi të rregullt gjyqësor, në cilësinë e kryesueses së trupit gjykues. “…Pasi ajo nuk mund të zhvillonte seancën në mungesë të palëve, pa u siguruar paraprakisht që së paku, nëse palët të cilat kishin munguar në seancën gjyqësore pararendëse të datës 28.04.2015[…], ishin njoftuar rregullisht për seancën duke verifikuar letërthirrjet dhe marrjen e njoftimit”, konstaton Mulaj.

Sipas pakicës, këto mangësi në asnjë rast nuk mund të justifikohen me ngarkesën në punë të subjektit apo me pasojat të cilat mund t’u vijnë palëve, pasi zbatimi i dispozitave procedurale qëndron i pavarur nga vendimmarrja më pas për çështjen.

Ajo shton se, gjykimi i çështjes nga subjekti i rivlerësimit 7 ditë përpara seancës së caktuar, veç cëniit të procesit të rregullt ligjor, tregon një tendencë të subjektit për të zhvilluar gjykimin në mungesë të palëve. Mulaj e cilëson konstatimin në këtë çështje si një rast flagrant në praktikën gjyqësore.

Në përfundim, Mulaj çmon se mungesa e burimeve së bashku me mangësinë profesionale duhet të konsideroheshin të mjaftueshme për ndryshimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin e Andonit.

Etiketa: Albana ShtyllaAnaliza financiareAnalizëAnkimDariel SinadosjeEuroGjykata e Apelit GjirokastërGjykatëGjykatësgjykimGjyqgjyqtarGjyqtarehuaILDIna RamaIrena NinoKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKPAKPKKrijonMASMiranda AndoniNatasha MulajPërmetRamaSHSokol Çomoverifikim
I mëparshmi

Libohova, një grusht votash ndajnë fituesin

Tjetri

Puka, bashkia e përmbysur në favor të socialistëve

Tjetri
Puka, bashkia e përmbysur në favor të socialistëve

Puka, bashkia e përmbysur në favor të socialistëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.