AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Libohova, një grusht votash ndajnë fituesin

Bashkia e Libohovës numëron më pak se 6 mijë votues, por është një nga bashkitë me densitetin më të lartë të kandidatëve për votues në vend. Rezultatet e së shkuarës sugjerojnë se partia në pushtet ka avantazh në zgjedhje lokale, por në zgjedhjet e vitit 2021, rezultati mes palëve ishte i ngushtë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
16:46 | 21/04/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
588
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter


Votuesit e bashkisë së vogël të Libohovës në Shqipërinë e jugut pritet të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë mes kandidatit socialist Leonard Hide dhe kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë Adil Xhelili. Bashkia, e cila përbëhet nga qyteza e Libohovës dhe njësitë administrative Libohovë Qendër dhe Zagorie, ka një këshill bashkiak prej 15 anëtarësh, për të cilin garojnë shtatë parti, të cilat kanë vendosur në listat e tyre të mbyllura 114 kandidatë. Me një kandidat për këshill për çdo 52 votues, kjo është një nga dhjetë partitë me numrin më të lartë të kandidatëve në raport me votuesit në vend.

Zona është qeverisur nga socialistët që nga viti 2015 ndërsa në vitet 2011-2015, demokratët kontrollonin pushtetin në tre njësitë përbërëse. Gjithsesi, zgjedhjet e vitit 2021 për kuvendin e Shqipërisë sugjerojnë se fitorja nuk është e garantuar për socialistët. Në këto zgjedhje, në nivelin e bashkisë, PS-ja mori vetëm 66 vota më shumë se sa PD dhe LSI të marra bashkë ndërsa partitë e tjera më të vogla kanë qenë historikisht një faktor i rëndësishëm në zonë, duke marrë 208 vota së bashku më 2021. Kjo sugjeron se gara është e ngushtë, por që gjithsesi socialistët kanë avantazhe të konsiderueshme për shkak se kanë pushtetin qendror dhe administratën aktuale të bashkisë, e cila numëron 95 të punësuar. Për një bashki ku në zgjedhje hidhen jo më shumë se 2500 vota dhe ku kandidati fitues pritet të marrë diçka më shumë se sa 1200 vota, të punësuarit e bashkisë duket se përbëjnë faktor përcaktues.

Bashkia shtrihet në një sipërfaqe prej 248 kilometrash katrore, ku pjesa kryesore gjendet përgjatë luginës së Drinos ndërsa ish-komuna Zagorie shtrihet përgjatë një lugine të lartë mes maleve Dhëmbel dhe Lunxhëri.

Si e gjithë zona e Gjirokastrës, banorët e bashkisë Libohovë merren kryesisht me bagëti të imta dhe me produkte blegtorale. Territori i bashkisë është i pasur me objekte të trashëgimisë kulturore historike ndërsa gjatë viteve të fundit është bërë tërheqës për turistët e natyrës dhe të aventurës.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë zakonisht më pak se 50%, duke reflektuar shkallën e lartë të emigrimit.

Etiketa: AdministrativeBanorëbashkiBashkiaBashkia BelshBashkia BeratBashkia BulqizëBashkia CërrikBashkia DelvinëBashkia DevollBashkia DibërBashkia DimalBashkia DivjakëBashkia DropullBashkia DurrësBashkia e ElbasanitBashkia e TiranesBashkia FierBashkia FiniqBashkia Fushë-ArrëzBashkia GjirokastërBashkia GramshBashkia HimarëBashkia KamëzBashkia KavajëBashkia KëlcyrëBashkia KlosBashkia KolonjëBashkia KonispolBashkia KorçëBashkia KrujëBashkia KuçovëBashkia KukesBashkia KurbinBashkia LezhëBashkia LibohovëBashkia LibrazhdBashkia LushnjeBashkia Malësia e MadheBashkia MaliqBashkia MallakastërBashkia MatBashkia MemaliajBashkia MirditëBashkia PatosBashkia PeqinBashkia PërmetBashkia PogradecBashkia PoliçanBashkia PrrenjasBashkia PukëBashkia PustecBashkia RoskovecBashkia RrogozhinëBashkia SarandëBashkia SelenicëBashkia ShijakBashkia ShkodërBashkia SkraparBashkia TepelenëBashkia Ura VajguroreBashkia VlorëBashkia VorëLeonard HideLSILunxhëriPDPSPunëPushteti vendorraportSHshqipturistVotaVotuesvotuesitzgjedhjeZgjedhje 2023Zgjedhjet
I mëparshmi

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurores Rozeta Qirjaqi

Tjetri

Argumentet e Kolegjit në konfirmimin në detyrë të Miranda Andonit

Tjetri
KPA riçel hetimin për gjyqtaren Miranda Andoni

Argumentet e Kolegjit në konfirmimin në detyrë të Miranda Andonit

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.