AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Finiq, garë mes PBDNJ dhe MEGA

Gara në bashkinë e Finiqit në zonën e Sarandës është më së shumti një përplasje mes dy partive minoritare, njëra në aleancë me socialistët dhe tjetra me koalicionin Bashkë Fitojmë, por në këtë bashki garon edhe një kandidat i Partisë Demokratike zyrtare.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11:57 | 24/04/2023
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
0
587
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter


Nënkryetari i Bashkisë së Sarandës, Romeo Çakuli garon për postin e kryetarit të Bashkisë Finiq për partinë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, MEGA, e cila e kontrollon këtë bashki që nga viti 2019 në aleancë me Partinë Socialiste.

Përballë tij janë dy kandidatë, Leonidha Papa nga Partia Demokratike dhe Leonidha Hristo nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Hristo është kandiduar nga partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila është në aleancë me koalicionin opozitar. Hristo ka qenë më parë kryetar i bashkisë Finiq në vitet 2015-2019 për palën tjetër, si përfaqësues i partisë MEGA, ndërsa tani ka ndryshuar krah duke kandiduar për PBDNJ dhe opozitën.

Ndërsa Leonidha Papa ka qenë më herët kryetar i organizatës Omonia, por tani kryetari pasardhës duket se mbështet koalicionin Bashkë Fitojmë.

Ndarja e votave mes të dyve mund të ndihmojë partinë MEGA të vijojë të kontrollojë këtë bashki. Për socialistët, kontrolli i bashkisë së vogël është pjesë e llogarive elektorale për zgjedhjet parlamentare për Qarkun Vlorë, ku formula e proporcionalit rajonal jep shpërblime ose penalitete të konsiderueshme për avantazhe relativisht të vogla elektorale. Kryetari aktual i bashkisë Finiq, Kristo Kiço e ka marrë këtë post pasi më herët ishte i punësuar nga socialistët si nënkryetar i bashkisë Sarandë dhe kandidati i MEGA-s vjen sërish nga i njëjti pozicion. Kristo Kiço është njëkohësisht kryetar i kësaj partie.

Njëmbëdhjetë parti garojnë për 21 postet e këshillit bashkiak të kësaj bashkie minoritare. Këto parti kanë vendosur në listat e tyre të mbyllura 223 kandidatë.

Në listat zgjedhore të bashkisë Finiq gjenden 31 mijë votues, por shumica duket se janë në emigrim dhe pjesëmarrja në zgjedhje në këtë bashki ka qenë vetëm 29% në vitin 2015 dhe 14% në vitin 2021, kur mbyllja e kufirit nga komiteti anti-COVID ndaloi atë pjesë të emigrantëve të cilët kthehen për të votuar. Zgjedhjet e vitit 2021 u fituan nga Partia Socialiste në pushtet, ndërsa MEGA, partia që kontrollon bashkinë që nga viti 2019, nuk mori pjesë në zgjedhje.

Aftësia e Omonias dhe PBDNJ-së për të sjellë emigrantë për të votuar kandidatin e tyre mund të jetë përcaktuese në rezultatin e zgjedhjeve në këtë bashki ku numri i pjesëmarrjes në votime ka qenë në rënie të konsiderueshme. Në vitin 2011 për zgjedhjet e ish-komunave pati gati 12 mijë vota ndërsa në zgjedhjet e vitit 2015 pjesëmarrja ra në 8500 ndërsa në 2021 në 4300. Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e vitit 2021 i dedikohet situatës së COVID-19 pjesërisht, por tendenca e pakësimit të votuesve të pranishëm në këtë bashki është e dukshme pavarësisht kësaj.

Etiketa: bashkiBashkia BelshBashkia BeratBashkia BulqizëBashkia CërrikBashkia DelvinëBashkia DevollBashkia DibërBashkia DimalBashkia DivjakëBashkia DropullBashkia DurrësBashkia e ElbasanitBashkia e TiranesBashkia FierBashkia FiniqBashkia Fushë-ArrëzBashkia GjirokastërBashkia GramshBashkia HimarëBashkia KamëzBashkia KavajëBashkia KëlcyrëBashkia KlosBashkia KolonjëBashkia KonispolBashkia KorçëBashkia KrujëBashkia KuçovëBashkia KukesBashkia KurbinBashkia LezhëBashkia LibohovëBashkia LibrazhdBashkia LushnjeBashkia Malësia e MadheBashkia MaliqBashkia MallakastërBashkia MatBashkia MemaliajBashkia MirditëBashkia PatosBashkia PeqinBashkia PërmetBashkia PogradecBashkia PoliçanBashkia PrrenjasBashkia PukëBashkia PustecBashkia RoskovecBashkia RrogozhinëBashkia SarandëBashkia SelenicëBashkia ShijakBashkia ShkodërBashkia SkraparBashkia TepelenëBashkia Ura VajguroreBashkia VlorëBashkia VorëCOVIDCOVID-19KontrollikryetarLeonidha HristoOMONIAPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePBDNJPunëPushteti vendorSarandëVotaVotueszgjedhjeZgjedhje 2023Zgjedhjet
I mëparshmi

KPK shkarkon me shumicë votash gjyqtarin Taulant Tafa

Tjetri

Mungesa e barnave cilësore nxit kontrabandën në tregun farmaceutik shqiptar

Tjetri
Mungesa e barnave cilësore nxit kontrabandën në tregun farmaceutik shqiptar

Mungesa e barnave cilësore nxit kontrabandën në tregun farmaceutik shqiptar

photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.