AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjyqi ndaj Fatmir Mediut shtyhet për të dytën herë me kërkesë të SPAK

SPAK kërkoi për të dytën herë radhazi shtyrjen e seancës ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për të përgatitur konkluzionet përfundimtare, kërkesë që u pranua nga Gjykata e Posaçme. Kërkesa e mbrojtësve të Mediut për ndërprerjen e çështjes penale për shkak të parashkrimit të saj, gjykata u shpreh se do të disponojë në vendimin përfundimtar.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:21 | 24/04/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë “Berisha”, Fatmir Mediu.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK kërkoi për të dytën herë të hënën më 24 prill shtyrjen e seancës në procesin penal në ngarkim të ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për përgjegjësinë në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Në seancën e parë më 6 prill, pas pranimit të kërkesës së avokatëve të Mediut për gjykimin e shkurtuar, gjykata konstatoi se dosja e prokurorit kthehej në gjyqësore dhe u kërkoi palëve parashtrimin e konkluzioneve përfundimtare, por prokurorët kërkuan kohë për t’i përgatitur me shkrim. Megjithatë, edhe të hënën SPAK nuk arriti të paraqesë konkluzionet përfundimtare.

Një prej prej tre prokurorëve të çështjes, Klodian Braho i tha gjykatës se, për shkaqe objektive dhe ngarkesës së çështjeve të tjera, nuk i kishin përgatitur ende konkluzionet. Ai bëri me dije se dy kolegët e tjerë, prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja janë jashtë shtetit dhe kërkoi shtyrjen e seancës me afatin maksimal 2 javor.

Nga ana tjetër, avokatët e Mediut kërkuan ndërprerjen e çështjes penale duke i qëndruar pretendimit se është parashkruar.

Lidhur me këtë kërkesë të mbrojtësve të Mediut, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë u shpreh se do të disponojë në vendimin përfundimtar, duke vlerësuar të gjitha rrethanat e çështjes në tërësi. Bazuar në kërkesën e prokurorit Braho, u vendos ndërprerja e shqyrtimit gjyqësor dhe shtyrja e seancës për më datë 9 maj, në orën 14:00.

SPAK dërgoi për gjykim më 8 shkurt 2023 çështjen penale në ngarkim të Fatmir Mediut, i pandehur për veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin e tij.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi rrëzimin e kërkesës së SPAK për rihapjen e çështjes dhe fajësoi prokurorinë për mosushtrim të ndjekjes penale për 8 vite ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, duke argumentuar se vepra penale është parashkruar. Ky vendim u rrëzua si i pabazuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit më 24 shtator 2021, që i hapi rrugë procedimit të Mediut.

 

Etiketa: Altin DumaniArben KrajaDosjaFatmir MediuGërdecGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykatëGjykatësgjykimGjyqGjyqiKlodian BrahoprokurorProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarshtatorSPAKTragjedia e GerdecitVendim
I mëparshmi

Mungesa e barnave cilësore nxit kontrabandën në tregun farmaceutik shqiptar

Tjetri

Konfuzioni kulturor i shkaktuar nga shprehja e Dalai Lamës

Tjetri
Konfuzioni kulturor i shkaktuar nga shprehja e Dalai Lamës

Konfuzioni kulturor i shkaktuar nga shprehja e Dalai Lamës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.