AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Mungesa e decentralizimit real sjell bashki të keqqeverisura dhe mungesë demokracie

Kryeministri Edi Rama nuk mundohet ta fshehë dhe e thotë atë copë. Paratë e taksapaguesve, të cilat i takojnë taksapaguesve, i përdor ai vetë si të dojë. Madje, ai shantazhon votuesit që nuk e duan duke i paralajmëruar se aksesi në fondet e tyre do t’u mohohet në rast se nuk votojnë atë vetë. Kjo mungesë decentralizimi fiskal dukshëm përbën një nga të këqijat e mëdha të vendit.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë çeljes së fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 14 majit. | Foto: LSA

Nuk është sekret dhe kryeministri nuk mundohet ta fshehë. Paratë e taksapaguesve nuk janë të taksapaguesve, për të asfaltuar rrugët apo për të riparuar shkollat, për të bërë kopshte apo shërbime publike. Paratë e taksapaguesve, sipas Ramës, janë të atij vetë. Ai po të dojë, të bën ndonjë shërbim me një pjesë të tyre, po të dojë, nuk të bën. Duke folur në Kamëz, një bashki që ai e ka qeverisur përgjatë katër viteve të fundit pas zgjedhjeve pa garë të vitit 2019, ai tha: “Kush do fusë gomarin me veshë të gjata në bashki, ta harrojë qeverinë. Ta harrojë mbështetjen nga qeveria. Ne nuk mundet kurrë të na vënë përpara faktit të kryer me demek në emër të votës dhe të na detyrojnë të bashkëpunojnë me individë të shpallur “non grata” jo nga unë, me individë të shpallur “non grata” jo nga Mali i Zi, as nga Maqedonia, por nga SHBA.”

Fjalia në fjalë është një tregues i të gjithë të këqijave të vendit dhe mbrapshtësisë së politikës që, në fakt, e mban vendin prapa.

Paratë e taksapaguesve janë pronë e taksapaguesve dhe jo e Ramës. Nëse banorët e Kamzës duan që t’ia ngarkojnë një opozitari menaxhimin e këtyre fondeve, nuk i takon Ramës t’u mohojë atyre aksesin e taksat e tyre.

Deklarata e Ramës nuk është një fenomen i ri në politikën shqiptare. Ky ka qenë realiteti i hidhur i pushtetit vendor që kur vendi ka pasur zgjedhje shumëpartiake. Për shembull, në vitet 2007-2013, shumë qytete të mëdha të Shqipërisë, të tilla si Fieri, Berati, Elbasani apo Vlora, zgjodhën kryebashkiakë socialistë. Shumica e tyre kishin një ekonomi të mjerë dhe taksa vendore pothuajse inekzistente dhe në mungesë të aksesit në buxhetin e qeverisë qendrore.

Shërbimet publike në këto qytete shkuan keq e më keq, furnizimi me ujë u bë ëndërr.

Kryebashkiaku, duke qenë se paratë janë te xhepi i kryeministrit, nuk mendon shumë se si t’i shërbejë qytetarit më shumë se sa si t’i shërbejë kryeministrit. Dhe natyrisht që kryeministri nuk ka kohë të merret me të gjitha kanalet e bllokuara nëpër Shqipëri, për furnizim me ujë apo për heqje ujërash të tepërta, por ka interes të veçantë të shohë se sa vota ka mbledhur kryebashkiaku në zgjedhje parlamentare, ku metodat e mbledhjes së votave nuk janë tamam kushtetuese.

Në vendet normale, qeveria qendrore ka disa funksione bazë, fjala vjen, mbrojtja, sistemi shëndetësor, energjia elektrike, hekurudhat apo autostradat, duke ia lënë një pjesë të funksioneve (dhe të buxhetit përkatës), pushtetit vendor. P.sh., në Kosovë, komunat, të cilat janë ekuivalenti i Bashkisë në Shqipëri, kanë rreth 30% të buxhetit të konsoliduar të shtetit, me të cilat, kanë për detyrë të mirëmbajnë rrugët urbane, lokale dhe rajonale, dhe të bëjnë shërbimet e tjera: furnizimi me ujë, heqja e ujërave të ndotura, heqja e mbeturinave, mirëmbajtja e parqeve, planet urbanistike.

Në Shqipëri nuk është kështu. Një proces i gënjeshtërt decentralizimi është kryer gjatë viteve të fundit, në të cilin, teorikisht qeveria ka transferuar funksione dhe fonde, por kjo është vetëm një lojë fjalësh. Në thelb, nëse një bashki dëshiron të bëjë një shesh, asaj i duhet të lypë te kryeministri. Edhe për një tub haleje duhet të shkohet te kryeministri i radhës, ndërsa Rama i ka dhënë të drejtë vetes që të japë leje ndërtimi për çdo ndërtesë mbi 250 metra katrore.

Problemi është edhe zhvillimor. Në mungesë të buxheteve vjetore të lira nga vullneti politik i kryeministrit, qarkullimi ekonomik normal zhduket. Paratë përqendrohen në Tiranë. Korrupsioni më i madh bëhet në Tiranë. Në bashkitë e tjera nuk ka investime publike ose ato janë në varësi të humorit të kryeministrit. Mungesa e investimeve sjell mungesë aktiviteti ekonomik normal. Njerëzit ikin nga bashkitë pa investime, kapacitetet njerëzore degradojnë. Efekti multiplikativ i investimeve publike në ekonomi, mungon. Vendi deformohet duke u zhvilluar vetëm aty ku ka para, pra në Tiranë.

Problemi nuk është vetëm te fakti që decentralizimi i buxhetit realisht mungon. Mungesa e këtij decentralizimi cënon rëndë demokracinë. Nuk është e vështirë të vihet re lidhja mes mungesës së buxheteve reale bashkiake dhe zhvillimit të lidhjeve krim-politikë në shumë bashki të rëndësishme si Elbasani apo Durrësi, për të cilat, Partia Socialiste është tashmë me famë ndërkombëtare.

Në mungesë të buxheteve reale, bashkitë janë për kryeministrin asgjë më shumë se sa gurë shahu për skemat për zgjedhjet parlamentare. Dhe në vend që në zgjedhjet e, fjala vjen, Kavajës, të diskutohet se çfarë do të bëhet me furnizimin me ujë apo me ndërtimin e ndonjë rruge rurale në morinë e fshatrave që mbeten në vitin 2023 në epokën e mushkës dhe gomarit, për shkak se paratë janë te xhepi i Ramës, diskutohet Rama dhe Meta dhe Berisha, dhe Berisha dhe Meta dhe Rama, dhe Meta dhe Rama dhe Berisha në një lojë kungulleshkash që sheh gjithmonë pas dhe asnjëherë përpara.

 

Etiketa: BanorëbashkiekonomiEnergjiaenergjia elektrikeFondeinvestimeKamëzKorrupsioniKrimkushtetueseLeje ndërtimiliraLokaleMaliMali i ZiMaqedoniaMbrojtjaMetaMorinnon grataParaPartiaPartia SocialisteQeveriaRamasekretSHSHBAshqipShqipërishqiptaretaksaTaksatVloraVotazgjedhjezgjedhje parlamentareZgjedhjet
Tjetri
Delvina, një grusht votash të përmbysura nga demokratët te socialistët

Delvina, një grusht votash të përmbysura nga demokratët te socialistët

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.