AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Erozioni gllabëron vazhdimisht plazhet me rërë të Shqipërisë

Bregdeti në pjesë të Shqipërisë veriore po humbet rreth 2-3 metra në vit nga deti dhe si vendasit ashtu edhe shkencëtarët thonë se kohës për ta trajtuar këtë kërcënim po i vjen fundi.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
3 years më parë
në Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Efektet e erozionit në zonën e Kunes. Foto kortezi Aleko Miho

Plazhi i Shëngjinit, në zonën e Lezhës, në veri të Shqipërisë, është një zonë e njohur gjatë verës, me disa nga plazhet më të aksesueshme për kryeqytetin, Tiranën.

Nga fundi i prillit, edhe pse sezoni turistik veror nuk ka nisur ende zyrtarisht, zona tashmë është e zhurmshme nga punimet.

Pak metra larg plazhit, në zonën e quajtur “Qendra”, mund të shihet puna në një pedonale të sapondërtuar, por të dëmtuar.

Por ky është problemi më i vogël i shkaktuar nga erozioni i vazhdueshëm i vijës bregdetare, sipas vendasve dhe ekspertëve.

Pak kilometra më tutje, në zonën Kune Vain, një park kombëtar i njohur për pishat e bukura po zhduket vit pas viti në det për shkak të erozionit.

Ekspertët thonë se deti po gllabëron me shpejtësi vijën bregdetare, duke marrë 2-3 metra tokë çdo vit. Kjo shkaktohet si nga aktiviteti njerëzor, si ndërtimi, por edhe nga ndryshimet klimatike.

Ekspertët thonë se nevojitet urgjentisht ndërtimi i valëpritësve për të parandaluar avancimin e mëtejshëm të detit drejt tokës.

Ndoc Zogu, një 67-vjeçar nga Kune, tha për BIRN se është e lehtë të flitet për erozionin në zonë, sepse është shumë i dukshëm.

Ai tha për BIRN se zona tani duket shumë ndryshe krahasuar me atë se si dukej kur ishte më i ri.

“Bunkerët e ndërtuar nga ish-diktatori komunist Enver Hoxha tani janë në det, rreth 150 metra nga toka. Mund t’i shikoni ende, shenjat janë të dukshme. Ata bunkerë ishin dikur në tokë”, tha ai.

“Pemët e pishave nuk ishin në det në atë kohë”, shtoi ai. “Para pishave ka qenë një zonë plazhi, por tani pishat në disa vende janë në det. Kjo është një zonë e mbrojtur dhe shteti duhet të merret me të”, shtoi ai.

Ai tha për BIRN se komunitetet që jetojnë aty pranë janë gjithashtu të prekura keq sepse shtëpitë janë ndërtuar në tokë ranore. Ndërsa zona tani varet nga turizmi, dikur ajo ishte e rëndësishme për bujqësinë.

“Deti ka përparuar shumë, ndoshta 200 apo 300 metra. Ishte shumë larg nga bregu që shihet sot. Po afrohet gjithnjë e më shumë dhe çdo vit po përparon gjithnjë e më shumë”, tha ai.

Ndoc Zogu, 67 vjeç, jeton në Kune. Foto: BIRN

Bizneset dhe shtëpitë janë në rrezik

Një grua rreth të pesëdhjetave, e cila zotëron një dyqan në zonën e plazhit të Shëngjinit, jo më shumë se 10 metra larg plazhit, tha për BIRN se ndihen të shqetësuar jo vetëm për bizneset e tyre, por edhe për shtëpitë e tyre.

“Ky vend ishte plot me pisha, por tani ato janë dëmtuar nga rëra. Ndihesh në faj kur i sheh. Një erë i rrëzon për tokë. Kur dalim rrotull dhe i shohim, themi: ‘Një tjetër pishë kishte radhën të binte sot’”, tha ajo për BIRN.

“Frika jonë më e madhe është se brenda katër apo pesë viteve, deti do të arrijë në rrugën kryesore. Kjo nuk po prek vetëm biznesin, por edhe shtëpitë tona. Është problem për të gjithë zonën”, shtoi ajo.

Por, ndërsa deti përparon drejt tokës, ndërtesat e reja përparojnë drejt detit.

Sipas Institutit të Statistikave, të dhënat e fundit tregojnë se vetëm në vitin 2021 janë miratuar 178 leje të reja ndërtimi për një sipërfaqe prej 12,977 metrash katrorë, ndërsa në vitin 2022 janë miratuar 95 leje të reja ndërtimi për qarkun e Lezhës. Nuk ka ende të dhëna për vitin 2023.

Mediat raportojnë se zona përballet edhe me problemin e ndërtimeve pa leje. Shumë ndërtesa të paligjshme u shkatërruan në 2021 dhe 2022.

Jak Gjini, një ekspert mjedisi në Lezhë, tha për BIRN se shumë faktorë po kontribuojnë në erozionin në zonë.

“Veçanërisht që nga viti 1997, zona e Kune Vainit ka qenë subjekt i ngjarjeve ekstreme si stuhitë detare që goditën bregdetin, duke e gërryer atë me një ritëm të shpejtë”, tha ai për BIRN.

“Në dekadën e fundit, këto stuhi detare kanë ndodhur dy herë në vit. Nga ngjarje të rralla ekstreme klimatike, ato po kthehen në një fenomen konstant, i cili po e përkeqëson rëndë situatën në lidhje me erozionin”, tha Gjini.

“Me stuhitë e detit, uji i kripur hyn në ligatinat e Kune Vainit, duke krijuar përmbytje nga uji i detit, siç ndodhi në dhjetor 2009 dhe janar 2010, kur përmbytjet mbuluan një sipërfaqe të konsiderueshme, gjë që shkakton tharjen e bimësisë dhe degradimi i saj favorizon erozion të mëtejshëm”, shtoi ai.

“Në të njëjtën mënyrë, si rezultat i erozionit, dunat bregdetare janë bërë gjithashtu më të lehta, duke lehtësuar përparimin e mëtejshëm të detit”, shpjegoi ai.

Pedonale e shkatërruar në plazhin e Shëngjinit. Foto: BIRN

Studimet paralajmërojnë “pasoja të pakthyeshme”

Një studim i botuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës në vitin 2022 tha se si komunitetet lokale ashtu edhe ekosistemi kërcënohen nga lloje të ndryshme erozionesh që ndodhin në zonë: i detit, i lumenjve, si dhe nga erozioni i brigjeve dhe shpateve të lumenjve.

“Shumë probleme erozive në bregdet janë manifestim i dukshëm i trazirave dinamike bregdetare. Zonat më të ndjeshme në këtë aspekt janë sektorët Shëngjini-Kune dhe pjesa perëndimore e deltës së Drinit etj”, thuhet në studim.

“Të gjitha llojet e habitateve (habitatet e pyjeve bregore dhe të ujërave të ëmbla, kënetat e kripura, lagunat, deltat e lumenjve, plazhet me rërë dhe dunat) kanë qenë subjekt i përmbytjeve të konsiderueshme dhe i avancimit në brendësi të sterës të ujit të kripur për shkak të erërave veçanërisht të forta të shoqëruara me shira të dendur”, shtoi ai.

“Erozioni në rritje të shpejtë dhe depërtimi në brendësi i ujit të kripur në të gjithë zonën komplekse po shkakton pasoja të shumta dhe të pakthyeshme”, përfundoi ai.

Aleko Miho, profesor në Departamentin e Biologjisë në Universitetin e Tiranës, tha se disa zona në bregdetin shqiptar kanë një problem serioz me erozionin.

“Në bregdetin shqiptar ka vite që ka erozion të dukshëm bregdetar, duke filluar nga delta Bunë-Velipojë, në Drin, delta e Lezhës (Kune-Vain), në deltën e lumit Erzen (Rrushkull), në zonën e plazhit Qerret, etj. Në deltat e lumenjve të Bunës dhe Drinit në Lezhë, (ku shtrihen Kune Vaini dhe Shëngjini) kjo ndodh nga digat e hidrocentraleve në lumin Drin, i cili për 60 deri në 70 vjet nuk ka çuar sediment në det, duke prishur bilancin e sedimentimit në plazhet pranë deltës”, tha ai për BIRN.

Eksperti vendor Gjini gjithashtu u pajtua se mungesa e sedimentimit ishte problem. “Në zonën e Kunes dhe Shëngjinit, deti po gërryen pa mëshirë bregdetin dhe dunat me pisha”, shtoi Miho.

I pyetur për zgjidhjet e mundshme, Miho tha se duhet t’i kushtohet vëmendje digave në lumenj, sepse pasojat ndonjëherë shfaqen vetëm pas 50 apo 60 vjetësh.

Ai bëri thirrje për “kujdes me ndërtimet masive në dunat bregdetare për qëllime turistike, të paktën në ato që janë ende të lira. Na nevojitet kontroll i rreptë mbi përdorimin e lumenjve për inerte për ndërtim; dhe të merren masa për pyllëzimin e brezit të dunave të zhveshura bregdetare”.

Gjini tha se nëse nuk merren masa të tilla, e ardhmja duket e zymtë për ekosistemin dhe për turizmin gjithashtu.

“Sipas skenarëve të ndryshimeve klimatike të hartuara për këtë zonë, parashikimi i ardhshëm për këtë zonë është i zymtë, sepse ndryshimet e ardhshme afatgjata klimatike do të nxisin rritjen e nivelit të detit, me stuhi më të shpeshta dhe të forta, rritje të ekspozimit ndaj valëve të larta në bregdet dhe shkalla e erozionit në zonë do të përkeqësohet”, tha ai për BIRN.

Sipas tij, një zgjidhje do të ishte krijimi i dunave artificiale për të mbështetur restaurimin e plazhit.

Masa më urgjente do të ishte vendosja e valëpritëseve.

“Masa kryesore e mundshme është vendosja e valëpritëseve të cilat të shërbejnë si pengesë për transportin e sedimenteve përgjatë bregdetit, duke sjellë si pasojë ngadalësimin dhe ndalimin e erozionit dhe riaktivizimin e proceseve natyrore të restaurimit të dunave”, përfundoi ai.

Etiketa: 1997Aleko MihoBIRNbregdetdeltaEnver HoxhaerozioniErzenJak GjiniKune VainLezhëliraLokaleMasaMjedisiNdryshimet klimatikepaktParapasojapërmbytjePunarrezikSHshqipTiranëTokaTurizmi
Tjetri
Gjyqtarja Ersida Bajgora drejt konfirmimit në detyrë

Gjyqtarja Ersida Bajgora drejt konfirmimit në detyrë

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.