AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Lezha, bashki e djathtë me surpriza

Bashkia e Lezhës me shtrirjen aktuale ka votuar vazhdimisht demokratët në zgjedhje, ndërsa qyteti i Lezhës ka ndryshuar krah dhe është qeverisur më shumë nga LSI.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
15:31 | 01/05/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
590
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter


Në zgjedhjet e vitit 2007, Viktor Tushaj, një biznesmen fitoi zgjedhjet në bashkinë e qytetit të Lezhës përballë demokratëve, pasi garoi në emër të një koalicioni ku në atë kohë bënin pjesë Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës. Tushaj e përsëriti suksesin në vitin 2011, kësaj here me rezultat shumë të ngushtë, kur garoi sërish në emër të LSI, e cila ishte bërë pjesë e koalicionit të Partisë Demokratike.

Tushaj doli me sukses në zgjedhjet e vitit 2015, kur partia e tij ishte bërë pjesë e koalicionit të PS-së, së paku për votimin në qytetin e Lezhës, por kundërshtari i tij, Fran Frrokaj, një kryekomunar jetëgjatë i Shënkollit, arriti të fitojë me shumicë dërrmuese pjesën më të madhe të ish-komunave në këtë bashki, ku qyteti zë vetëm 28% të votuesve.

Socialistët fituan bashkinë Lezhë në zgjedhjet njëpartiake të vitit 2019 me ish-zyrtarin e policisë, Pjerin Ndreu. Ndreu po garon kësaj here për një mandat të dytë, ndërsa përballë tij është një mjek i qytetit, Pashk Gjoni. Ky i fundit ka punuar në spitalin e qytetit prej njëzet e pesë vitesh.

Në vitin 2021, rezultati për socialistët ishte katastrofik. PD fitoi 43% të votave dhe LSI 10%, duke lënë socialistët me 43%. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, më 2021 edhe qyteti i Lezhës i dha shumë më pak vota socialistëve nga sa u dha dy partive të koalicionit opozitar aktual, PD dhe LSI.

Bashkia e Lezhës ka 90 mijë votues këtë vit dhe numri i votuesve është rritur në mënyrë të vazhdueshme përgjatë dekadës së fundit. Në zgjedhjet e vitit 2011, në territorin aktual të bashkisë Lezhë kishte 75 mijë votues të regjistruar.

Por ndërsa votuesit e regjistruar janë shtuar, pjesëmarrja në votime ka shënuar rënie të konsiderueshme. Në vitin 2021, pjesëmarrja ishte vetëm 43% nga 49% që ishte në zgjedhjet e viteve 2011 dhe 2015. Votuesit i janë pakësuar të dy blloqeve të mëdha të politikës, por për socialistët, rënia është shumë më e madhe se sa për demokratët.

Lezha është një bashki që shtrihet nga bregu i detit deri në male, në një nga zonat më pjellore të vendit sa i përket bujqësisë. Turizmi bregdetar është i zhvilluar përreth qytetit të Shëngjinit si dhe në ish-Komunën Shënkoll, të njohur më së shumti si Plazhi i Tales. Turizmi i natyrës gjendet në zonën kënetore të Ishull-Lezhës.

Kjo bashki përbëhet nga 10 njësi administrative, të cilat janë: Lezha, Shëngjini, Zejmeni, Shënkolli, Balldreni, Kallmeti, Blinishti, Dajçi, Ungreji dhe Kolshi.

Etiketa: AdministrativeBalldrenibashkiBashkiaBashkia BelshBashkia BeratBashkia BulqizëBashkia CërrikBashkia DelvinëBashkia DevollBashkia DibërBashkia DimalBashkia DivjakëBashkia DropullBashkia DurrësBashkia e ElbasanitBashkia e LezhësBashkia e TiranesBashkia FierBashkia FiniqBashkia Fushë-ArrëzBashkia GjirokastërBashkia GramshBashkia HimarëBashkia KamëzBashkia KavajëBashkia KëlcyrëBashkia KlosBashkia KolonjëBashkia KonispolBashkia KorçëBashkia KrujëBashkia KuçovëBashkia KukesBashkia KurbinBashkia LezhëBashkia LibohovëBashkia LibrazhdBashkia LushnjeBashkia Malësia e MadheBashkia MaliqBashkia MallakastërBashkia MatBashkia MemaliajBashkia MirditëBashkia PatosBashkia PeqinBashkia PërmetBashkia PogradecBashkia PoliçanBashkia PrrenjasBashkia PukëBashkia PustecBashkia RoskovecBashkia RrogozhinëBashkia SarandëBashkia SelenicëBashkia ShijakBashkia ShkodërBashkia SkraparBashkia TepelenëBashkia Ura VajguroreBashkia VlorëBashkia VorëBiznesmenFran FrrokajLëvizja Socialiste për IntegrimLezhëLSIMjekPartiaPartia SocialistePartisë DemokratikePashk GjoniPDPjerin NdreuPSPushteti vendorSHShënkollTurizmiVotaVotuesvotuesitZgjedhje 2023Zgjedhjet
I mëparshmi

Garë me tre kandidatë për bashkinë e Mallakastrës

Tjetri

Zbuloni rrugët që u ndërtuan në Shqipëri vitin e kaluar

Tjetri
Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri fryhet nga humbjet dhe koncesionet

Zbuloni rrugët që u ndërtuan në Shqipëri vitin e kaluar

protesta parlament

‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

17:57 | 27/07/2026
photo 2026 07 27 15 36 16

Kuvendi miraton borxhin 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret

16:35 | 27/07/2026
delina 2

Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?

08:54 | 27/07/2026
Pacientët dhe taksapaguesit paguajnë kostot shtesë të zjarrit në urgjencën e QSUNT

Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor

09:38 | 26/07/2026
Mjedisorët kundërshtojnë përfshirjen e qytetit gjerman në aeroportin e Vlorës

Kush fiton nga pasiguria?

06:58 | 25/07/2026
photo 2026 07 23 10 13 02

Nëna e një të riu me autizëm kthehet në simbol pasi përballet me gazin lotsjellës në protestë

18:33 | 24/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.