AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Garë me tre kandidatë për bashkinë e Mallakastrës

Pavarësisht perceptimit, zona e Mallakastrës ka mbështetur demokratët disa herë, përfshirë zgjedhjet e vitit 2021. Agron Kapllanaj i dha bashkinë PD-së në vitin 2015, kur garoi me sukses përballë koalicionit PS-LSI. Ndarja e opozitës në dy kandidatë mundet gjithsesi të favorizojë PS-në kësaj here.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
14:16 | 01/05/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
590
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter


Banorët e Mallakastrës pritet të zgjedhin më 14 maj mes tre kandidatëve për kryetar bashkie, ku kandidati i PS-së është kryebashkiaku aktual Qerim Ismailaj, ndërsa përballë tij garon Resmi Shanaj nga koalicioni Bashkë Fitojmë. Për Partinë Demokratike zyrtare garon biznesmeni Agron Kapllanaj, i cili drejtoi Bashkinë Mallakastër në periudhën 2015-2019 pasi pati drejtuar komunën Qendër që nga viti 2007. Ismailaj është dënuar për mosdeklarimin e një dënimi në Greqi me vendim të gjykatës së shkallës së parë.

Ndryshe nga perceptimi për Mallakastrën si zonë tradicionalisht e majtë, rezultatet e së shkuarës në fakt sugjerojnë se Partia Demokratike ka qenë konkurrente e fortë vazhdimisht. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, votuesit në territorin e bashkisë në fakt favorizuan me një avantazh të lehtë Partinë Demokratike dhe aleatët e tyre aktualë, Lëvizjen Socialiste për Integrim, përballë Partisë Socialiste.

Numri i votuesve në bashki është 31 mijë dhe ky numër është rritur lehtë përgjatë dekadës së fundit. Numri i pjesëmarrësve në votime ka rënë, duke reflektuar shkallën e emigrimit.

Mallakastra është një zonë kodrinore dhe malore në Shqipërinë qendrore ku popullsia ka rënë ndjeshëm përgjatë tre dekadave të fundit për shkak të emigrimit. Me një sipërfaqe prej 329 kilometrash katrore dhe 41 fshatra, kjo bashki përbëhet nga 9 njësi administrative, të cilat janë: Ballsh, Qendër Dukas, Greshicë, Aranitas, Hekal, Ngraçan, Kutë, Fratar dhe Selitë.

Qyteti i Ballshit u ndërtua me punë të detyruar të të burgosurve gjatë kohës së komunizmit në funksion të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës, një rafineri që u ngrit me synimin e përpunimit të naftës në zonën naftëmbajtëse Cakran-Mollaj, e cila shtrihet pjesërisht në territorin e bashkisë Mallakastër. Rafineria është mbyllur tashmë prej vitesh  dhe është shkrirë për skrap, duke sjellë transformimin e bashkisë në thuajse tërësisht rurale.

Ndotja nga industria e dikurshme e naftës është një shqetësim serioz ndërsa rrugët kombëtare  që përshkruajnë krahinën janë në përgjithësi të pamirëmbajtura.

 

Etiketa: AdministrativeAgron KapllanajBallshBanorëbashkiBashkia BelshBashkia BeratBashkia BulqizëBashkia CërrikBashkia DelvinëBashkia DevollBashkia DibërBashkia DimalBashkia DivjakëBashkia DropullBashkia DurrësBashkia e ElbasanitBashkia e TiranesBashkia FierBashkia FiniqBashkia Fushë-ArrëzBashkia GjirokastërBashkia GramshBashkia HimarëBashkia KamëzBashkia KavajëBashkia KëlcyrëBashkia KlosBashkia KolonjëBashkia KonispolBashkia KorçëBashkia KrujëBashkia KuçovëBashkia KukesBashkia KurbinBashkia LezhëBashkia LibohovëBashkia LibrazhdBashkia LushnjeBashkia Malësia e MadheBashkia MaliqBashkia MallakastërBashkia MatBashkia MemaliajBashkia MirditëBashkia PatosBashkia PeqinBashkia PërmetBashkia PogradecBashkia PoliçanBashkia PrrenjasBashkia PukëBashkia PustecBashkia RoskovecBashkia RrogozhinëBashkia SarandëBashkia SelenicëBashkia ShijakBashkia ShkodërBashkia SkraparBashkia TepelenëBashkia Ura VajguroreBashkia VlorëBashkia VorëGjykatëGjykatësGreqikryetarMallakastërNdotjaPartiaPartia DemokratikePartisë SocialistePSPushteti vendorQerim IsmailajRafineriResmi ShanajshqipSkrapVendimvotuesitZgjedhje 2023Zgjedhjet
I mëparshmi

Selenica, bashkia me prirje të djathta në zemër të jugut

Tjetri

Lezha, bashki e djathtë me surpriza

Tjetri
Lezha, bashki e djathtë me surpriza

Lezha, bashki e djathtë me surpriza

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.