AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Selenica, bashkia me prirje të djathta në zemër të jugut

Bashkia e Selenicës në Shqipërinë e jugut përmbledh disa nga fshatrat tradicionalisht të persekutuar gjatë periudhës komuniste në Shqipëri, duke e bërë atë bazë të opozitës së djathtë. Por socialistët janë përqendruar fort në në të gjithë territorin e Vlorës, ku nxirren mandate kyçe për shumicën parlamentare.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
20:33 | 30/04/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
589
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Në vitin 2015, Përparim Shametaj, kryetari jetëgjatë i ish-komunës Sevaster në rrethin e Vlorës, fitoi zgjedhjet për Partinë Demokratike në bashkinë e re të Selenicës, duke mposhtur një koalicion të fuqishëm të përbërë nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, koalicion që kishte qeverisjen qendrore dhe të gjithë pushtetin. Shametaj pati sukses pothuajse në të gjitha njësitë përbërëse të Bashkisë Selenicë, të krijuar nga reforma administrative dhe territoriale e vitit 2015, përballë kandidatit të koalicionit qeveritar Kasëm Cenaj, një ish-doganier dhe avokat i propozuar nga LSI.

Surpriza mundet ose mund të mos përsëritet në zgjedhjet e 14 majit 2023, nëse shikohet pesha e madhe e sektorit publik në këtë bashki bujqësore dhe minerare si dhe rezultati i zgjedhjeve të vitit 2021, kur socialistët arritën të rrëmbejnë 58% të votave në territorin e kësaj bashkie për zgjedhjet parlamentare të Qarkut Vlorë.

Në zgjedhjet e 14 majit, Nertil Bellaj garon për Partinë Socialiste pasi ka punuar më parë si drejtor në Agjencinë Kombëtare të Ushqimit në Vlorë si dhe në ndërmarrjen e naftës në Gorisht. Përballë tij, Leonard Rakipaj nga koalicioni Bashkë Fitojmë, i cili është diplomuar në ekonomi në Universitetin e Vlorës dhe ka punuar në biznes privat.

Bashkia e re e Selenicës shtrihet në një zonë kodrinore në bregun e majtë të lumit Vjosa si dhe përgjatë lumit Shushicë, i cili është tributar i Vjosës. Bashkia e re ka në territorin e saj minierën historike të bitumit në Selenicë, ku punësohen edhe banorët e fshatrave përreth, si dhe zonën naftëmbajtëse të Vllahinës, vendburimet Gorisht, Kocul dhe Amonucë, ku nafta është drejt shterimit duke lënë pas një zonë të madhe të ndotur.

Bashkia e re përbëhet nga disa komuna të cilat nuk kanë lidhje organike me qytetin e Selenicës, si dhe nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë rrugore me këtë qytet, duke vështirësuar në këtë mënyrë komunikimin mes tyre.

Bujqësia dhe blegtoria është aktiviteti kryesor ekonomik i bashkisë së re, popullsia e të cilës bazohet veçanërisht shumë te remitancat nga emigracioni për të siguruar të ardhurat e saj.

Kjo bashki përbëhet nga 6 njësi administrative, të cilat janë: Selenicë, Armen, Vllahinë, Kotë, Sevaster dhe Brataj. Disa nga fshatrat e zonës kanë qenë baza të forta të Ballit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe zona të konsideruara “të deklasuara” gjatë regjimit komunist.

Në zgjedhjet e viteve 2007 e 2011, në njësitë përbërëse të bashkisë Selenicë votuan në masë në favor të Partisë Demokratike, ndërsa PD arriti të mbajë pushtetin edhe në vitin 2015, kur PS dhe LSI garuan bashkë. Numri i qytetarëve me të drejtë vote ka njohur një rritje të lehtë përgjatë viteve të fundit ndërsa numri i votuesve ka rënë, duke reflektuar shkallën e lartë të emigrimit. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 sugjerojnë se votat e pakësuara nga emigrimi i mungojnë në fakt partive opozitare ndërsa Partia Socialiste ka arritur të ruajë e madje edhe të përmirësojë rezultatet e saj të mëparshme duke sjellë fitore të konsiderueshme në përqindje.

Numri i votuesve në lista është rritur nga 26,500 në vitin 2011, në 27 mijë në vitin 2021. Numri i votuesve pjesëmarrës në zgjedhje ka rënë nga gati 13 mijë në pak më shumë se 10 mijë. Votat për partinë demokratike janë përgjysmuar ndërsa votat për PS-në janë rritur lehtë.

Etiketa: AdministrativeBanorëbashkiBashkiaBashkia BelshBashkia BeratBashkia BulqizëBashkia CërrikBashkia DelvinëBashkia DevollBashkia DibërBashkia DimalBashkia DivjakëBashkia DropullBashkia DurrësBashkia e ElbasanitBashkia e TiranesBashkia FierBashkia FiniqBashkia Fushë-ArrëzBashkia GjirokastërBashkia GramshBashkia HimarëBashkia KamëzBashkia KavajëBashkia KëlcyrëBashkia KlosBashkia KolonjëBashkia KonispolBashkia KorçëBashkia KrujëBashkia KuçovëBashkia KukesBashkia KurbinBashkia LezhëBashkia LibohovëBashkia LibrazhdBashkia LushnjeBashkia Malësia e MadheBashkia MaliqBashkia MallakastërBashkia MatBashkia MemaliajBashkia MirditëBashkia PatosBashkia PeqinBashkia PërmetBashkia PogradecBashkia PoliçanBashkia PrrenjasBashkia PukëBashkia PustecBashkia RoskovecBashkia RrogozhinëBashkia SarandëBashkia SelenicëBashkia ShijakBashkia ShkodërBashkia SkraparBashkia TepelenëBashkia Ura VajguroreBashkia VlorëBashkia VorëBlegtoriaBratajekonomiEmigrimifitoreKASLëvizja Socialiste për IntegrimLSIMASnaftaPartiaPartia SocialistePartisë DemokratikePDPSPunëPushteti vendorReformaSelenicëVjosaVlorëzgjedhjeZgjedhje 2023ZgjedhjetZgjedhjet e 14 majit
I mëparshmi

Mati, garë e hapur mes demokratëve dhe socialistëve

Tjetri

Garë me tre kandidatë për bashkinë e Mallakastrës

Tjetri
Garë me tre kandidatë për bashkinë e Mallakastrës

Garë me tre kandidatë për bashkinë e Mallakastrës

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.