AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Librazhd, drejtori i kadastrës në garë me ish-kryebashkiakun

Bashkia Socialiste kërkon mandatin e tretë radhazi në bashkinë e Librazhdit, ku i fitoi zgjedhjet e vitit 2021 me rezultat të thellë. Përballë është kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, i cili qeverisi qytetin e vogël në periudhën 2011-2015.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
18:08 | 09/05/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
588
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter


Banorët e bashkisë së Librazhdit pritet të zgjedhin kryetarin e bashkisë mes kandidatit të Partisë Socialiste, Mariglen Disha, i cili ka punuar më herët si drejtor kadastre, dhe kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Shefki Çota, një biznesmen që ka qeverisur më herët bashkinë e qytetit dhe që humbi në zgjedhje përballë socialistëve në vitin 2015.

Zgjedhjet në territorin e bashkisë aktuale Librazhd u fituan nga Partia Demokratike në opozitë në vitet 2007 e 2011, ndërsa rezultati u përmbys në zgjedhjet e vitit 2015 e në vijim. Në zgjedhjet e vitit 2021, Librazhdi i dha socialistëve një nga fitoret më të thella në vend, me mbi 61% të votave të vlefshme në favor të tyre, përkundrejt 36% të votave që morën dy partitë e koalicionit opozitar, PD dhe LSI.

Bashkia e Librazhdit përbëhet nga 7 njësi administrative, të cilat janë: Librazhd, Qendër Librazhd, Hotolisht, Lunik, Stëblevë, Polis dhe Orenjë. Ajo shtrihet në të dy anët e Lumit Shkumbin në një terren të thyer malor. Qyteti i Librazhdit është ndërtuar si qendër administrative për krahinën e Librazhdit në vitet 1930, e cila u transformua në Rreth në kohën e komunizmit, ndërsa sot është pjesë e qarkut Elbasan.

Ekonomia e zonës është përgjithësisht bujqësore e blegtorale, me ekonomi pyjore në Dardhë në njësinë Hotolisht dhe me shfrytëzim të paligjshëm të pyjeve në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Në qytetin e Librazhdit ka edhe një fabrikë fason si dhe disa aktivitete tregtare të lidhura me qarkullimin rrugor në segmentin Elbasan-Qafë Thanë.

Zona është e pasur me burime ujore, gjë që e ka bërë tërheqëse për industrinë e hidrocentraleve të vegjël dhe që ka shkaktuar shqetësime dhe përplasje me banorët. Një numër i vogël shërbimesh turistike janë zhvilluar në kuadër të turizmit të natyrës.

Librazhdi është një zonë që merr pjesë në zgjedhje në shkallë më të lartë se sa pjesa tjetër e vendit. Pjesëmarrja ishte 53% më 2021, në krahasim me 46% në rang vendi.

Këshilli bashkiak i Librazhdit ka 21 anëtarë. Në garë janë gjashtëmbëdhjetë parti, të cilat kanë plotësuar listat e tyre me 332 kandidatë. Nëse pjesëmarrja do të jetë e njëjta me atë të vitit 2021, kjo do të thotë se një në çdo 50 pjesëmarrës në zgjedhje është gjithashtu kandidat.

Etiketa: AdministrativeBanorëBashkiaBashkia LibrazhdBiznesmenekonomiEkonomiaelbasanfasonLibrazhdLSIMariglen DishaPartiaPartia DemokratikePartisë SocialistePDSHShebenikShefki ÇotaShkumbinzgjedhjeZgjedhje 2023Zgjedhjet
I mëparshmi

PD, PSD dhe Partia e Lirisë, ende pa komisionerë në shumë qendra votimi

Tjetri

KQZ propozon sanksione për kryebashkiakët e Kamzës dhe Elbasanit

Tjetri
KQZ propozon sanksione për kryebashkiakët e Kamzës dhe Elbasanit

KQZ propozon sanksione për kryebashkiakët e Kamzës dhe Elbasanit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.